“Air Force One” do të jetë një avion supersonik

4 Prill 2021, 09:22Hi-Tech TEMA

Në gjendje të fluturojë mbi 2 200 kilometra në orë, me teknologji dhe projektim futurist, që e bën Concorde-in e vjetër të duket si një model i lashtë, avioni presidencial amerikan “Air Force One” do të shndërrohet në një avion supersonik.

Projektin e “Air Force One” të së ardhmes Forcat Forca Amerikane ia kanë besuar një kompanie kaliforniane start-up, Exosonic.

Avioni do të jetë në gjendje të transportojë deri në 31 pasagjerë.

Ndenjëse lëkure, pajisje prej dru lisi dhe kuarc, suita private për të punuar dhe pushuar rehatshëm, pavarësisht dyfishit të shpejtësisë së Boeing 747, që aktualisht shërbejnë si Air Force One dhe Air Force Two, ky i fundit i caktuar për zëvendëspresidentin.

Megjithatë, Joe Biden dhe Kamala Harris nuk do të jenë kurrë në gjendje ta përdorin këtë xhevahir me të cilin po punon Exosonic, duke qenë se aeroplani i ri nuk do të jetë në gjendje të fluturojë para vitit 2035.

1 komente në ““Air Force One” do të jetë një avion supersonik”

  1. anticensurë says:

    flisni për një avion të të ardhmes dhe përveç shpejtësisë që është një nga të dhënat e rëndësishme,jepni të dhëna për ulëset e mobiljet!!
    kujtoni se vlera e këtij aeroplani vendoset nga doku apo lëkura që do të veshë ulëset e tij??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje