Lulzim Basha siguron qytetarët e Durrësit: Sapo të bëhem kryeministër do ta dyfishoj ndihmën ekonomike, do t'ja marr oligarkëve dhe do t'ja u jap juve

4 Prill 2021, 17:57Politika TEMA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka biseduar ditën e sotme me kryesinë e Shoqatës “Durrësi”, i cili thotë se ka dëgjuar nga afër problematiket e tyre.

Basha tha se Durrësi ende dhe sot kontrollohet nga bandat që sot janë në listën e zezë të Departamentit të Shtetit Amerikën.

Ai u zotua se me ndryshimin që pretendon se do vij më 25 prill, qeveria e ardhshme sipas tij do të zbatoj një plan urbanistik për të korrigjuar qytetin.

“Së pari ju falënderoj edhe një herë për këtë mundësi! Për mua personalisht është një nder dhe kënaqësi ta dëgjoj, qytetarinë e Durrësit, përfaqësuesit e qytetarisë së Durrësit, t’i shprehin shqetësimet e tyre, por po kështu të kërkojnë zgjidhje nga Partia Demokratike dhe nga unë. Sepse kjo tregon që Durrësi dhe durrsakët kanë pritshmëri legjitime nga qeverisja e ardhshme. Dhe as nuk mund të zgjidhen me premtime që bëhen në prag fushatash dhe pastaj braktisen. Në prag të fushatës së kaluar u premtuan kulla 40, 50 katëshe në Tiranë me investime nga Arabia. Asgjë nuk ndodhi!

Tani premtohet tjetërsimi i portit të Durrësit, pa pikë transparence, pa pikë konsultimi. Respekti për pronën, respekti për djersën, për krenarinë e gjeneratave të tëra të familjeve durrsake. Respekti për trashëgiminë kulturore dhe një plan i mirëmenduar urbanistik dhe turistik janë në themel të zhvillimit të Durrësit të ardhshëm, janë themel të angazhimeve tona karshi qytetarëve të Durrësit dhe ekonomisë së Durrësit. Ka një lajm të mirë gjithë këto lajme të këqija që me gjithë këtë kaos, me gjithë këtë mungesë totale konsiderate për trashëgiminë kulturore, me gjithë mbërthimin e vendimmarrjes nga një grusht bandash që gjithë Shqipëria e di siç e di Durrësi që për 10 vite çdo vendim nga vendimet më të mëdha deri tek vendimet më të vogla janë bërë, janë firmosur me dorën e bandave dhe simbolizohen nga ai që sot është në listën e zezë të Departamentit të Shtetit dhe pavarësisht prej kësaj Dako vazhdon të jetë nën hije bashkë me Çelën, vazhdon të jetë dora e djathtë e Edi Ramës në Durrës. A janë këta njerëzit që pas tetë vitesh shkatërrim të ekonomisë së Durrësit, trashëgimisë kulturore të Durrësit, të pronave të durrsakëve. A janë këta që meritojnë edhe katër vite të tjera? A kanë këta zgjedhje për qytetarët e Durrësit? Sigurisht që jo.

Ajo që duhet të bëjmë është që të mos të lëmë asnjë durrsake dhe durrsak pa votuar. Të dalim masivisht sepse ndryshimi vjen përmes votës dhe përmes kutisë së votimit dhe ky ndryshim për ne do të thotë së pari të korrigjojmë këtë gabime të tmerrshme që në bazë faktikisht kanë afera korruptive dhe të vëmë një moratorium dhe më pas një plan të qartë për të mbrojtur dhe për të nxjerrë në pah pasuritë, thesaret e trashëgimisë kulturore të Durrësit.

Së dyti, të zbatojmë ligjin dhe të garantojmë nderimin dhe respektimin dhe shenjtërimin e pronës dhe përdorimin apo zhvillimin e saj vetëm në dobi dhe në funksion të pronarëve të ligjshëm, duke e zhbërë si fillim ligjin e shpronësimit të dytë që është një angazhim që ne e kemi marrë edhe para shoqatave të pronarëve. Së treti të çlirojmë nga vargonjtë me të cilat është lidhur çdo potencial zhvillimi në Durrës, nga universiteti i cili me planin tonë dhe në bashkëpunim me universitetet europiane dhe Komisionin Europian do të kthehet në një qendër mesdhetare të kualifikimit të rinisë durrsake dhe të rinisë së Shqipërisë në profesione të cilat përshtaten me kërkesën e madhe të një tregu dinamik pune në Europë por që këto profesione t’i ushtrojnë këtu, qofshin këto në fushën e inxhinierive apo ën fushën e turizmit apo në fushën e informatikës. Në raport me shtresat në nevojë angazhimet tona janë të qarta.

Ato probleme që ju shtruat unë i kam diskutuar me përfaqësuesit që ju përmendët dhe kemi rënë dakord në parim edhe për një marrëveshje kuadër që do të përbëjë bazën e marrëdhënies me respekt të ndërsjelltë, me dialog dhe me një vendimmarrje transparente që do të burojë gjithmonë përmes konsultimit me personat me aftësi të kufizuar, po të njëjtën gjë do të bëjmë për ndihmën ekonomike, dyfishimi i të cilës është një nga angazhimet e menjëhershme të cilat do të vëmë në zbatim, sepse Durrësi dhe gjithë Shqipëria, për fat të keq gjatë këtyre 8 viteve ka njohur një rritje të numrit të familjeve që janë në nevojë ekonomike, por mbi të gjitha për ne është e rëndësishme të vëmë në lëvizje zinxhirin e ekonomisë, ingranazhet  ekonomike dhe këtu Durrësi ka nevojë për vëmendje të menjëhershme, ka nevojë për fonde, jo thjeshtë për të sprapsur pasojat e tërmetit, për ta bërë rindërtimin realitet duke vënë interesat e të dëmtuarve dhe të ekonomisë së durrsakëve të parat dhe jo të mbushim xhepat e disa kontraktorëve, e disa kompanive fantazmë që në fakt janë pushtetarët që fshihen pas tyre”, tha Basha. (TemA)

19 komente në “Lulzim Basha siguron qytetarët e Durrësit: Sapo të bëhem kryeministër do ta dyfishoj ndihmën ekonomike, do t’ja marr oligarkëve dhe do t’ja u jap juve”

  1. Andi says:

    Po per vete nuk do mbash gje fare?

    1. Marko says:

      Haha do mbaje ket temin Basha

    2. Tony uk says:

      Ah mor Lyl mor Lyl e ke shqyer fare thesin e genjeshtrave!!
      Mjere Shqiperia qe ka akoma njerez qe genjehen nga ti.

  2. Armandi says:

    a ti je idiot o Lyl Vetem trapat mund te besojne ne brockullat qe keput ti Me premtimet qe ke bere do te duhej buxheti i USA te mbash fjalen !Ti je nje cop legen qe as qe ke idene se cfare flet.Fli gjume te rritesh o leshko

    1. Këlyshët Komunistë të Saliut says:

      Armand, te kuptoj shumë mire, por problemi eshte se ka shume dallkaukër qe votojnë qorrazi per PD, edhe pse ka ne krye Lolon e nje ish-komunisti te flaktë si Sali Qeni.
      Dhe turpi eshte se tani kane per ke te votojne, si Patozi apo Rudina Hajdari. Por Jo. Ata ose votojne per këtë kllufin e Saliut, ose nuk votojne fare.
      Prandaj ky kllufi mbijeton, dhe ja shtron Rrugen Ramës me asfalt.

  3. Agim Anastasi says:

    Posi te besojme ne qe nje parti e djathte ti mari parate te pasurve dhe tja u jape te varfeve !? Kjo eshte nje llogjike qe partite e djathta ne gjithe boten nuk e bejne. A te beson kush çfare thua ?

  4. Bardha says:

    Mbajeni kete pupac se do loze mendesh deri me dt 25 prill se shikon andrra te keqia me bubazhela e i del gjumi naten prandaj flen edhe diten,po ku i merr paret ky idiot qe rrene per dite pa hesap

  5. Gaetano says:

    Vezet e dukes do ja rikthej fshatareve qe I la pa pula,pallatet e maltezit do ja riktheje te prekurve nga termeti,floririn do te ja gjej atij ku e ka fshehur ,dhe do ta kthej te banka private ta ruaj fullani,pallatet pa leje sdo beje me se mbaron historia e marveshjes me demshperblime.zerin e munguar te bardhit do ja marre kozma dushit.elegancen e maljinda bregut do ja transplantoje grides.markut ,nokes,gjerkmarkajt ska cti riktheje se I mbulon fahriu.berishes nuk ja heq dot lirine se I duhet per foto mbi digital.erion velise do ja heqe oret jashte orarit per tja rikthyer ato gjumasheve.rames do ja heqe kollaret e panumerta,tja jape atyre qe pasi te votojne gladiatorin luli,te varin veten te palma qe do ti rikthehet dodes.
    Eshte drame,qe pas dy mandatesh te rames shqiperia ndodhet akoma me opozite qe dhe kryetaret e koperativave kishin me brume.nje gje duket drame sheshit,spo e vret njeri menjen pse rama do vari kepucet ne gozhde njesoi si Ronaldo,po kete dreq do e urdheroi dhe bahcevani I berishes jo me oligarket pas berishes.ky eshte realiteti,I mire apo deshtak rama eshte I pa urdherueshem,ky dreq qarravitet akoma te fevziu.pa dale nudo ne foto te gjiri I lalzit o luli harroje se bohesh kryeminister mendoj.taksirat I shqiptareve ramen dhe dy mandate te tjera po nuk doli parti nga studentet kete rradhe te fitoje kunder ps.

  6. Albanian till I die says:

    Nigjoni Lulin , po te fitoje Lulja e Kungullit, do hame me luge floriri…Nuk e keni pa se çfare Tramvaje Madheshtore ka ndertuar ne Tirane??? …une do votoi Lulushin, se Luli eshte Saliu.?

  7. Valbona says:

    Nuk e ve ne dyshim, thaset me para te Sudes, Xhaferrit, Vefes, Gjallices, i ka Saliu ne magazine, sa te behesh ti krimb-minister do ti japi, dhe shqiptaret nuk kan nevoj te punojne me, si ne vitet 1995-1996,fli ti,fli ata,pall ariu.

  8. Bredhi says:

    O budalla.Je bere si ata se dalin me megafon( hajde l’avarice te perdorura.boljere,hekura,kanaçe)kush ka.Edhe ti or budall te njejten kenge(votoni 9-ten)do ju ngreme pensjone,rrogat,ndihme ekonomike,shtepi çifteve te reja do rjepim oligarket,do heqim PPP,do heqim train e Morines se kam vjedhur 200 miljona EU etj etj.Ku i ke keta thase me lek ovellaji i Sudes.

  9. Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu says:

    O ty te marte muti shalet

  10. Durrsaku says:

    Kurva-Holandeze Lulezim Bashovici “Do tu Marre Topet” Oligarkeve..me Falni Koqet do te thoja…..Genjeshtare i Ndyre, dhe i paskrupull…Ropte ku ti keshe….
    NJe NGa OLigarket eshte Kunati i Lul Hollando-Serbit Lulezim Basha…..Erjon Isufaj….

  11. Tony uk says:

    Ah mor Lyl mor Lyl e ke shqyer fare thesin e genjeshtrave!!
    Mjere Shqiperia qe ka akoma njerez qe genjehen nga ti.

  12. Sevasteri says:

    Roft PD Komuniste!!! që do tu mar lekët të pasurve dhe do ja shpërndaj të varfve???

  13. I paditur says:

    Z. Lul, po sikur te mos ja marresh parate ketyre oligarkeve ( ku bene pjese edhe kunati yt!) do na dyfishohet ndihma Ekonomike?

  14. Kent says:

    Na i thuaj me emra kush jane Keta oligark qe do t’i kryqezosh,si komunizmi tregtaret e kulaket dikurë?!!

  15. qytetar says:

    Piter Pan !

  16. Lul karabushi says:

    E si katandiset njeriu ….. do tua mar oligarkeve dhe do tua jap juve thot …as Hugo Caves nuk bente te tilla premtime …..ta jet kaq idjot tjetri …llafe dhe premtime boshe , pa minimumin e se vertetes , shume bajate dhe te vobekta ….te tilla premtime degjoheshin nga ardhja ne pushtet te komunisteve mbas luftes se dyte boterore , ata thoshin se : do tua marim te pasurve dhe do tja japim popullit te thjeshte , ata e thane dhe e bene kurse ky kujt do ua mari ??? Atyre qe e financojne ??? Apo haroi karabushi qe vilat i ka pikerisht nga ata oligarke …Ka tru ne kok ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje