Nga Dritan Hila
Ilir Meta nuk njihet si njeri hedonistik, nëse kjo nuk i shërben në politikë. Dhe as si shijues i rilindjes urbane të Ramës.
Mirëpo së fundmi i ka shpeshtuar vizitat e tij në Vlorë, aq sa në asnjë qytet tjetër. Pse presidenti është kaq shumë i fokusuar në një qytet i cili është bastion i së majtës dhe ku Edi Rama ndjehet i sigurt?
Çfarë e detyron të takojë rivalin e LSI në Vlorë, Bujar Leskajn? Natyrisht që nuk është pasioni për rakinë, i zbuluar së voni nga të dy, por Rama. Dhe ja pse!
Nuk është fakt që mund të fshihet tashmë që PD dhe LSI nuk kanë skrupuj për të grumbulluar vota secila për hesap të vet ndaj njëra-tjetrës, po aq sa ndaj PS. Dhe kjo po i dëmton. Por më shumë do t’i dëmtojë në Vlorë.
Përveç kësaj, koalicioni opozitar humbet bishtat që nuk i lejojnë të nxjerrë një deputet. Në këto kushte ka mundësi që PD të marrë katër deputetë duke e lënë pa gjë aleatin e vet.
Mirëpo nëse çdo votë opozitare kontrollohet dhe pilotohet, ka mundësi që t’i marrin PS mandatin e tetë. Dhe këtu është i pozicionuar pikërisht Edi Rama.
Ndaj opozitës i duhet koordinimi që të mund të realizojë këtë qëllim.
Por nuk bëhet fjalë vetëm për një deputet. Ajo që e bën të çmuar humbjen e vendit të tetë në Vlorë, pavarësisht se Rama mund të renditet i pari me vota, lidhet me dëmin moral. Nëse renditet Rama i pari apo i teti, nëse opozita merr vendin e tetë, konsiderohet që ka mundur vetë Ramën. Dhe të ndodhë kjo në qytetin ku kryeministri ka investuar më shumë, do jetë një goditje e madhe morale.
Pas kësaj vjen efekti domino. Edhe nëse Rama fiton në shkallë vendi, humbja në Vlorë do konsiderohet në sytë e publikut si ajo e Ramiz Alisë në zgjedhjet e vitit ‘91, ku pavarësisht se PPSH fitoi në rang vendi, humbja e udhëheqësit të saj Ramiz Alia pikërisht në zonën ku ishte themeluar partia që përfaqësonte, ishte përtej një humbjeje të thjeshtë. Pas kësaj erdhën zgjedhjet e parakohshme.
E tillë do konsiderohet edhe humbja e Ramës.
Nëse opozita i rrëmben vendin e tetë Ramës, edhe nëse humbasin në shkallë vendi, e kanë të hapur një pretekst për luftën me legjislaturën e ardhshme dhe pse jo, edhe zgjedhje të parakohshme. Si do të justifikohej Rama pas kësaj, kur edhe qyteti që ka marrë gjithë vëmendjen e tij, e refuzon? Ngjan me shprehjen e qëmotshme se “fshati e përzë, por ai kërkon vajzën e priftit për nuse”.
Ndaj edhe Meta është fokusuar në Vlorë.(dritare.net)
O Hila …kete radhe ke gabuar foshnjerisht.Rama humbet ne Vlore ne se nuk merr votat nominale,te cilat i humbi R Alia ne Tirane.Ky eshte krahasimi logjik.
Hila kesaj here ja ke fut kot.
Mund te jet i 8 po mund te dali i pari me vota.
Keshtu edhe sikur mos ta mari mandatin e 8 ps, rama nuk bie ndesh me moralin. Ca do i thon, ne te mundem se ti nuk more dot mandatin e 8, po more te parin????
E ke qare o Tançe!Ata te dy kane pire raqi e ti je dehur sot!Apo e ke bere si ekonomist qe je! Laps te fote 2H besoj se ke perdorur per kete shkrim.Meta pas planit te tij djallezor se do te krijoje trazira ne vend e ai do te drejtoje vendin ne zgjedhje te reja me nje kryeminister tjeter ,patjeter qe i duhen ca carahoshe si Jar Leskaj ,ku mjaftojne te bejne zhurme se pasketaj hyn ne linje siç veproi ne zyrat e Bashkise se Tiranes ,ku kercenoi per test pilicet bashkiake ,mirpo harron qe ai ne 26 Prill niset per ne “GUANTANAMO” i lidhur me zinxhire kembe e duar,fale edhe lojes mjeshterore te kryekrimit Shqipetar Berishe qe edhe bemat e tij do ja faturoje te gjitha Ilir Metes!
…cudi se kur Meta vine ne vlore mer 10 bodigarde dhe kur vete ne vende te tjera ka vetem nje lepires bythe si cim peka . Perse … sepse vlora ketyre felliqesirave u ka prere faturen dha ai e di . Skeni pare gje akoma ose pyesni bujar leskajn se ai e di realen
Rama në Vlorë do bëj nje rezultat REKORD që do mbetet bë histori përderisa të kemi këtë sistem zgJedhor!
Luli do mari pataten se Vlora nuk e harron pallatin si ciban mbi det .Vlora nuk e harron 97 dhe Sali qen berishen .Vlora me Edi Ramen u transformua nga nje qytet fantazem ne buz te detit ne nje pol te rendesishem turistik qe asnje qytet tjeter nuk e ka me bukur se Vlora .
Ndaj nuk gjejne brisqe vlonjatet ne dyqane se i ka blete te gjithe Meta me Leskajn…
ESHTE IMPERATIVE TE HIDHEN NE KOSHIN E PLEHRAVE PD E LSI NE KETO VOTIME
E ARDHMJA NUK ESHTE E SIGURTE ME KETE GJARPER ME DY KOKA…PD E LSI
Rama ne Vlore fiton me bindshem se kushdo tjeter ne vend
Kete radhe ja ke fut kot plako. Apo e ka shkruat Rudins dhe pa te pyetut ty.ka vene emrin tend?
Kete radhe ja ke fut kot plako. Apo e ka shkruar Rudins dhe pa te pyetur ty.ka vene emrin tend?
NA PLAZI GARI KUSH FITON e kush HUMB kta te gjithe karin i fusin popullit , popull GAR ,cohuni e shtypini keta injorant qe kane 30 vjete qe mbiellin beton dhe i kane bere Shqiptaret hasem me njeri tjetrin, ju tifozat e karit qe jeni bo si tifozat e interit dhe juves mendoni per te ardhmen e femijeve tuaj o gara
Hila,
Shkrim i dobet. Cfare llogjike ka te enderrosh praime sikur i teti qenka magjik? Pse jo i shtati, apo i nenti?
Ne cdo rast , floriri dhe saliqenj ka.. do marrin ne Vloren e bekuar me flamur dhe nur!
Hajde tyc hajde po Meta ka dashnoren ne Vlore.
Po Marko, kjo puna e brisqeve ishte e vertete. i kishin thene te blinte gjithe brisket ne treg se bolet e Rames fillonin ne Karaburun dhe mbaronin ne Sarande.
Meta -Like Hajni i Floririt nuk Puth ne Vlore ku e njohin mire per Delenxhi te Paskrupullte.Vlonjatet jane njerez te Beses.Ata kane Sy dhe po shohin perparimet dhe investimet ne Qytetin e Tyre.
Iliri me bllok ne dore dhe Bujar Leshko pin raki ne Vlore Dritan Hila dehet dhe shkruan fantazira ne Tirane.
SHKRIM I ME I DOBET I HILES, NJE ANALIZE ALLA LESKAJ.
Meta nuk ka as mend dhe as nerva te tjerre kaq holle. Meta thjeshte po ben ate qe di; po pergatit skuadra dhune dhe rremuje. Edhe Hila e di por po perkedhel Ramen dhe po don me iu duk strateg. Duket qarte qe kete here ka ne mend ta pranoje propozimin e Rames per zv/minister. Ka kohe qe po e meriton!
Edhe pse Rama ka bere levizje te gabuara ne Vlore vlonjatet do ta votojne bindshem. Flitet shume qe ne Vlore do te kete rrjedhje te votave per Ps . Kjo nuk mund te thuhet, kaq kollaje, per nje krahine qe gjithmone i ka dhene fitoren Ps pas Tiranes.Mund te kete dhe ndonje ndryshim qe vjen nga mos pasja e vemendjes ne fushaten qe poe organizohet ne Vlore nga socjalistet . Mbeshtetja tek Gjiknuri me duket e gabur . Vlora edhe pse eshte nje vend me popullsi shume te perzier, vulen e fitores e kane dhene banoret me pjerardhje nga Lumi i Vlores .Pikerishte ketu duhej mbeshtetur dhe fushata e jo tek nje Gjiknuri qe as e ka perfillur e perfill koncepti lab .Pamvarsishte ketyre qe thuhen ne Vlore do te dominoje fitorja e deputetve socjaliste.
Kjo qe argumenton Hila, per Meten, eshte e pa llogaritshme.Nuk krahesohet me rastet qe ikane ndodhur socjalistve kur ishte R.Alia . Ramizi ,sic tregoje dhe historija qe mbeshtetes i Pd i kamufluar me filozofine e socjalistve . Te jete dhe Rama i tille kjo perben tradheti te madhe per popullin shqiptare .Te minosh nje force politike, sic jane socjalistet ,do te thote ti heqesh zemren patriotike ketij populli .
Socjalistet nuk jane dhe as kane qene si komunistet e Enverit qe te tradhetonin .Ne kupol ka patur dhe ka tipa e politikane te tille por baza socjaliste eshte krejtt ndryshe. Populli, ne shumice ka perkrahur socjalistet.Jo nga pjerardhja e as nga figurat qe e perfaqsojne ne krye, por nga dallimimi qe kane me krahet e tjera .Pd ka nje perzjerje elektorati qe gjithmone kane qene problematike per kombin. Atje kane gjetur perkrahjen gjithe cubat ,te burgosurit (pervec te perndjekurve politike ),sabotatoret ,servilet si dhe minoritetet qe si lidhin me shpirtin kombetar .Asnjeher ska fituar me merite vecse me manipulime te votave e rekomandime te Aleatve .Shprehja si : Per hire te kombit shko shker… me Pd .”Burre shteti e Yll ne ngjitje” . Po ne 2017 kur Aleatet i kthyen krahet e u binden se kush jane bashipozuket e Pd pse u zhduken nga parlamenti .Popoulli i abandonoje kur pa kete shemelltyre te pazakonte ne politike dhe i ktheu krahet .Tani na qenkan ndryshe.Po cirren neper rruget e Shqiperise te vijne ne pushtet.Thone se jane me te mire se socjalistet .Do ti zgjidhin hallet e kombit e premtojne pa dogane fitime sikur te bien nga qielli pa u munduar . Do zhdukim koorrupsjonin thone .Nefakte jane te inkriminuar e te pandeshkuar per 30 vjete .Le tja lem popullit te vendosi per fatetet e tij .
Nivel shumë i dobët në këtë analizë z. Hila.
Leskua dhe Meta pinë raki, ty të bie në kokë. Të paktën duhet të interpretosh kodin zgjedhor për radhitjen e kandidatëve fitues, pamvarësisht renditjes paraprake në fletën e votimit. Të thuash se, po nuk fitoi mandatin e 8-të PS, opozita ka të drejtë të thotë se ka humbur Edi Rama. Hipokrizi !!!