Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme disa personalitetetë Tiranës. Më titullin “Mjeshtër i Madh” Meta ka dekoruar muzikantin Zamir Këlliçi, si dhe violonçelistin Kujtim Vorpsi.
Me titullin “Për Merita të Veçanta Civile” Meta ka nderuar pedagogen Mirela Bogdani, e cila eshte dhe anetare e Keshillit Kombetar te PD si dhe e perzgjedhur nga anetaresia si kandidate per deputete, dhe Klodiana Toptani.
Meta në fjalën e tij tha se vlerat kulturore të Tiranës janë shumë të rëndësishme dhe duhet të bëjmë çmos për t’i ruajtur ato. Ndër të tjera Meta tha se arritjet e këtyre artistave dhe personaliteteve na kanë bërë krenarë dhe se duhet që të gëzohemi për arritjet e tua.
Njoftimi:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi sot, me anë të një ceremonie të veçantë, disa personalitete të shquara kryeqytetase dhe veprimtarë aktivë të Shoqatës “Tirona Intellectum” dhe Shoqatës “Tirana”.
Me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, Kreu i Shtetit dekoroi muzikologun Zamir Këlliçi, me motivacionin “Për kontributin e tij të shquar si muzikolog, krijues, estet, publicist, studiues e botues i shumë veprave të historisë së muzikës dhe enciklopedive të artit e kulturës. Për rolin e tij të veçantë në arshivimin e dokumentacionit dhe vlerave kombëtare artistike dhe historike të traditës sonë operistike, teatrore dhe muzikës popullore”,
si dhe violonçelistin Kujtim Vorpsi, “Për kontributin e tij si muzikant i spikatur dhe udhëheqës artistik i shumë pjesëve instrumentale, rapsodike dhe simfonike. Për talentin interpretues e krijues në instrumentin e violonçelit, si dhe veprimtarinë e pasur koncertale e solistike edhe si pedagog, duke krijuar një shembull për brezat e rinj”.
Ndërsa me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” u dekoruan nga Kreu i Shtetit pedagogia dhe intelektualja e spikatur, zonja Mirela Bogdani, me motivacionin “Për kontributin e shquar e kurajën qytetare në dobi të interesit dhe identitetit etno-kulturor të komunitetit tiranas; për aftësitë e larta drejtuese në krye të shoqatës ‘Tirona Intellectum’ në ruajtjen e përsosjen e vlerave të traditës dhe trashëgimisë historike, kulturore e arkitekturore të qytetit të Tiranës, si dhe në nxitjen dhe përsosjen e vlerave demokratike të shoqërisë shqiptare”;
si dhe zonja Klodiana Toptani, “Për meritën dhe kontributin e shquar në ruajtjen e pasurisë kulturore, historike, shpirtërore dhe monumentale të kryeqytetit, veçanërisht për përkushtimin dhe vizionin për ta kthyer Kalanë e Tiranës në qendër të kulturës, artit dhe kujtesës historike të vendit, duke e shndërruar atë në një nga atraksionet kryesore turistike që pret e përcjell qindra e mijëra vizitorë vendas e të huaj”.
Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar intelektualëve, artistëve dhe veprimtarëve të kryeqytetit, Presidenti Meta ndër të tjera u shpreh:
“Disa javë më parë kujtuam së bashku 101-vjetorin e shpalljes së Tiranës, kryeqytet i Shqipërisë!
Vlerësuam punën dhe kontributin e shumë gjeneratave për ta shndërruar kryeqytetin në avangardën e progresit tonë shoqëror, ekonomik edhe kulturor!
Shumë gjëra kanë ndryshuar në këtë qytet, përveç tipareve njerëzore të banorëve të Tiranës, si mikpritja, respekti i ndërsjellët, bujaria, dashuria për punën dhe profesionin, për artin, për traditat, për këngët e për vallet, si dhe aftësia e pashembullt e tiranasve për të përthithur e integruar gjithë diversitetin kulturor të kombit tonë!
Ndaj jam i lumtur që jemi sërish bashkë për të vlerësuar disa personalitete të shquara të jetës kulturore, artistike dhe veprimtarë të jetës publike në kryeqytetin tonë.
Padyshim numri i familjeve dhe i personaliteteve të Tiranës është i pafund.
Por sot kemi veçuar për të vlerësuar propozimet e Universitetit të Arteve dhe Shoqatës Tirana për violonçelistin e talentuar Kujtim Vorpsi, si dhe muzikologun e njohur zotin Zamir Këlliçi, përfaqësues të denjë të traditës kulturore të familjeve të shquara tiranase si dhe dy personalitete të muzikës dhe kulturës sonë!
Të nderuar miq,
Tirana përbën asetin më me vlerë të mendimit të përparuar, energjisë rinore dhe kapaciteteve krijuese dhe intelektuale, në të gjitha fushat e jetës, në arsim, në shkencë, në art, në sport, në kulturë dhe folklor.
Komuniteti i Tiranës është ndër më të shquarit. Ne të gjithë gëzohemi për arritjet e kryeqytetit, ashtu sikurse ndjehemi të trishtuar nga shembja dhe braktisja, për fat të keq edhe e shumë vlerave të çmuara monumentale dhe historike të tij.
Në këtë betejë të gjatë, midis ruajtjes së traditave monumentale më të mira dhe shkatërrimit, do të doja të theksoja se gjithmonë jam gjendur dhe gjendem pranë shqetësimit më të thellë qytetar dhe intelektual të komunitetit tuaj, por edhe të mbarë opinionit publik.
Do të dëshiroja dhe njëherë të theksoja rëndësinë për kauzën e të gjithë atyre që tregojnë të ardhmen, duke ruajtur vlerat më të mira të trashëgimisë sonë së pasur.
E vlerësoj faktin, që në këtë përballje shoqata ‘Tirona Intellectum’ e drejtuar nga aktivistja e shquar, pedagogia Mirela Bogdani dhe shumë aktivistë të tjerë shoqërorë, ka qenë përherë në ballë të manifestimeve, tubime, të debateve dhe protestave për mbrojtjen e kësaj pasurie të paçmuar kulturore të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe të vendit tonë.
Kryeqytetit nuk i mungojnë gjithashtu qytetaret aktive, si Klodiana Toptani, e cila me përkushtim dhe vizion, luftoi për ta kthyer kalanë e Tiranës në qendër të kulturës, artit dhe kujtesës historike të vendit, përmes organizimit të aktiviteteve dhe eventeve të shumta, që zhvillohen aty nën kujdesin e veçantë të saj.
Ndaj është kënaqësi, që këto të dyja qytetare kaq aktive, ti nderojmë me titullin fisnik, ‘Për merita të veçanta civile’ duke i inkurajuar edhe më tej në rrugën e jashtëzakonshme, të mbrojtjes së vlerave të kryeqytetit dhe pasurisë historike, etno-kulturore e shpirtërore të Tiranës”.
kto shfqaje te peshtirosura qe jep ky Muti halese se Presidences ,
tregojne qarte Nivelin se ku ka dekantuar ajo shoqeri qytetare
ngecur ne LLUM
Ruajini ato dekorata se i keni nga Ilir Metaj qe pasi Te beje burgun si hajdut do marri rruget e Tiranes me nje tel 1.5 m në dore qe here do e perdredhe e here do e drejtoje.
Do dhiten gazit njerezit duke e thirr te tavolinat e tyre.
Pastaj do kthehet në Bubq ti japi të haje Ija e bes kallakes.
Do behen dekoratat e Metes kaq bajate si stemat kineze , shkoje ne portin e Duresit dhe mbushje nje thes ….sa poshte ka rene , as Nishani nuk u katandis keshtu , dhe kapeter Jarua kish pak cip , ky eshte bere per ti qare hallin ….. si katandiset njeriu per pak meshire……turp o faqezi
Keto qe ben Ilir floriri i thone VARII TENEQEN, kaq vlere kane ato qe ju var….
20-te vite ne Gjermani dhe nuk Pashe ASNJE President Gjerman te Jape Dekorata….
LIke Floriri i ka bere Dekorata al-Meta..si Gurabije me sheqer…..nje i Rrjedhur,qe nuk ka se c´fare te Beje..Presidentca eshte kthyer ne Fadrike Dekorimi,per Lolot e LIS-it..dhe PD-s..si dhe per Ish-Kriminelet qe Dekoroj Bujar Nishani..lol
Po Mandit te Nishtulles,pse jo?
Mos harro tı japesh vetes dhe Mones nga nje dekorate se jenı keputur ne bytheqe te dyJo per gje por nuk do te kenı me raste per tu dekuruar se jupret Recı
ÇFARË ËSHTË KJO
SHT që vihet pata emrit ILIR FLORIRI
haha shkëlqesi
Ai nxin çdo gjë
Zamir Kellici muzikant???Magaziner ne muzike mundet.
Zamir Kellici ka punuar ne pallatin e kulures ne Tirane si metodist muzike pa ndonje spikatje ne ate fushe. Me duket se eshte babai i Blend Kellicit te PD ndersa persa i perket Kujtim Vorpsit eshte vertet nje muzikant i talentuar por une dyshoj qe Kujtimin e ka therritur per te ballacuar dekorimin e Zamir Kellicit ” vlerat” e te cilit lene shume per te deshiruar.
Nuk cuditem me Presidentin qe i jep dekoratat ,po cuditem me keta qe i marrin…..Kaq poshte mund te biesh sa te pranosh dekorate nga nje sharlatan ? Me mire mos e quajne vehten artiste, intelektuale ….
Paska dekoruar edhe këtë mender me than pedagogen Bogdani që me nivelin e saj të “lartë intelektual” dhe “studimet” e vazhdueshme ka nxjerë Esat Pash Toptanin një burrë shteti dhe hero kombëtar!
keta socialistet kane ngordhe. del nje kiminel-hajdut si lulzim basha e thote due me u be kryeminister. si ka mundesi te kandidoje ai si ka vra 21 janar, si mund te kandidoje per kryeminister qe luftetaret i coi ne hage, si mund te kandidoje per kryeminister i akuzuar nga kontrolli i larte se humbe, shperdorua mbi 200 milon euro ne rrugen e kombit. pse nuk thote asnje fjale per gerdeci per foririn, per dosje e vjedhjes sese floririt as per dosjen ilir mete me incizi real , nuk thote anje fjale bemat e sli berishes. c bejne socialistet pse nuk kerkojne llogari nje per nje. zgjojuni nga gjumi socialist r beni prite banditeve sa nuk eshte vone
O Like po care Tirone more flori.Skrapar more Skrapari qe ka nxjere hajdute per hajdute si pune e jote.
Obobooooo sa bajat eshte bere , dekoron kedo dhe me shumice , eshte komplet plan klientalesk para zgjedhjesh ,pse vjet nuk kish kaq shume dekorime ???? Dhe mos haroni , mbrapa dekoratave ka dhe stimul ekonomik , para ,jep dekorata , marin parate , qe te joshen e votojne qelbesiren, dhe ne fund faturen ne buxhetin shteteror …..mos paguan gje nga xhepi ???? Po dhe fatura te gomeret …..se mos kujtoni se dekorata eshte thate ….eshte paraja ne mes …..i plazi rocka hajdutit , se mos paguan gje nga xhepi , gomeret shqiptare paguajn ……para pak muajsh mori Panaritin ne presidence , si keshilltar e mori , per cfare mund te te keshilloj Panariti ?????? I gjeti nje vrime miu , i gjeti nje post ,…..nuk dihet saktesisht roli i tij …..pyesni pak se sa e ka rrogen ???? Do ju iki kapaku i kokes …..eshte ajo qe shkruajta me pare ……te tjeret paguajn ……eshte bere presidenca mbushur plot e perplot me hajdute ,advisor , (keshilltare ) nje qe e njof mjaft mire une eshte dhe ish zvministria dhe zv kryetare Bashkise se Tiranes Brunilda Paskali , u strehua ne presidence nga hajduti kombetar pasi e qeroi nga Bashkia e Tiranes Erjon veliaj ,si te koruptuar deri ne fyt , dhe sigurisht dhe ajo si shume ” te perndjekur ” gjeti strehim ne presidence ….metoda te poshtra , te pista …….e vetmna menyre te shpetojme nga keta piranha eshte vota kunder tyre , te qerohen nje here e mire brejtesit e pasurise dhe parase se perbashket ….tung
Na sjell zorret te gryka_themi ne nga jugu,turperoj nje fshat te tere.Skraparlinjte jane burra dhe jo Qelbesira si ky QEN BIR QENI
Po kete pse e ka dekoruar sepse shetit parti më parti, apo
se eshte nje injorante me nje fjalor vulgar?
Tani e kan radhen Budinat.