VENDIMI: Këshilli Bashkiak i Tiranës i vendos emrin “Sokol Olldashi” një rruge në Njësinë 2

6 Prill 2021, 16:54Politika TEMA

Tetë vite nga ndarja nga jeta, një rrugë në Tiranë do të mbajë emrin e ish-deputetit të PD-së dhe ish ministrit, Sokol Olldashi.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot, me votat e këshilltarëve socialistë, propozimin për emërtimin “Sokol Olldashi” të një rruge të Tiranës, i cili ishte një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike.

“Ky vendim vjen fill pas emërtimit të një shkolle me emrin “Bashkim Fino” në Njësinë 2. Nëse fushatat kanë një dozë të shtuar të debatit edhe të argumentimit, duhet të kujtohemi edhe për gjërat që na bashkojnë, dhe jo për gjërat që na përçajnë. Pas emërtimit të shkollës me emrin e një kolegu të ndjerë nga e majta, që u nda befas nga jeta, bëmë të njëjtën drejtësi për të bashkuar atë komunitet duke emërtuar një rrugë me emrin e ish deputetit të PD, Sokol Olldashi”, deklaroi Veliaj.

Rrugëtimin e tij politik Olldashi e nisi që në kohën e protestave të studentëve të dhjetorit në vitin 1990. Karrierën e tij profesionale e filloi si gazetar në shtypin e shkruar, ku mund të përmendim gazetën “Albania”, “Rilindja Demokratike”, “Agjencinë Telegrafike Shqiptare” dhe në fund kryeredaktor në median “ATN”. Ishte një nga figurat më të spikatura politike të Partisë Demokratike të cilën e përfaqësoi katër herë në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Në vitin 2001 ai nis karrierën politike, duke u zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 2005 rizgjidhet deputet dhe merr postin e Ministrit të Brendshëm, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2007. Më pas mori drejtimin e Ministrisë së Transporteve dhe Punëve Publike deri në shtator të vitit 2013.

Ai ka drejtuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike, ka qenë kryetar i PD në Tiranë dhe anëtar i forumeve më të lartë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD. Humbi jetën në një aksident me makinë në zonën e Krrabës në 20 nëntor 2013. Ai do të kandidonte edhe për postin e kreut të PD përballë Bashës në një proces tepër të kontestuar.

12 komente në “VENDIMI: Këshilli Bashkiak i Tiranës i vendos emrin “Sokol Olldashi” një rruge në Njësinë 2”

  1. Juristi says:

    Pse keshtu????Çfare ka bere Koli?

  2. Humor says:

    E TMERSHME NE CFARE KOHE JETOJME
    I VIHET NJECSHKOLLE EMRI I NJE NJERIU ORDINER PER TE MOS THENE ME SHUME PER TE.?….
    IMAGJINONI CFARE DO TE MENDOJNE NXENESIT E SAJ KUR TE ARRIJNE TE MESOJNE TE VERTETEN TRAGJIKE SE KUSH QE AI..?.

  3. Musa Xh. babai i Mucit , qe spiunonte Petro Zhejin says:

    Hipokrizi

  4. genti says:

    idiotesira ,ngrene ne oiedestal ca politikane qe silleshin si gangstere ,me daahnore(motra e mediut/gruaja e celibashit).
    modelet me te gabuar …..

  5. Aman se mos na shqetesohet birisha says:

    Nga ky lajm do gezohet shum ajo qe te var te ?

  6. Goni says:

    Tmerr! C’fare po i bejme brezave te ardheshem! Vendosim emra te horrave qe humbin jeten me dashnore ne aksidente rrugore! Pak emra te shquar dhe me kontribut per shoqerine ka ky vend? Mjer ky vend per keto precedente te rezikshme!

  7. Loni pe Kolkondasi says:

    Dhe thone pastaj pse jemi ne kete gjendje te vajtueshme! Po si eshte e mundur te nderohet nje kobure nga me te poshtrat e Berishes, i krahasueshem vetem me Mehmet Shehun ne raportet e ketij te fundit me Enver Hoxhen! Olldashi ka qene rripi i transmesionit, i cili realizonte lidhjet e PD, dmth. te Berishes me boten e krimit. Pati po te njejtin fat qe pati edhe Mehmet Shehu. As qe mund te merret me mend se cfare fati qe per Partine Demokratike e per rrjedhoje edhe per Shqiperine fundi i tij. Natyrisht, te vjen keq per familjen e tij, por per, te vetem Erjon Veliajt ne kohe fushate mund ti vije keq, askujt tjeter. Jeni kaq pa moral ju mbeturinat neokomuniste te rilindjes, sa per pushtet jeni gati te beni edhe gjerat me te paimagjinueshme, sic ne kete rast eshte nderimi i nje banditi profesionist, armik ne radhe te pare i familjes se tij, pastaj i gjithe Shqiperise. Aktiviteti politik i Sokol Olldashit eshte fund e krye nje menxyre dhe asgje tjeter.

  8. Ujku Plak says:

    Ropet ku ti keni jua Qifsha, Emrat e njerezve qe Abuzuan me Pushtetin, qe jane shembulli me i keqe po ja jepni te Rinjeve, po ju tregoni qe me paftyresi munde te behen te pasur, dhe te pa vdekshem. Une kur shohe Liken qe sillet si i rrjedhur me linde Shpresa se Shqiperia do te behet, por jo nuk behet se e dominon injoranca e militanteve Partiak .

  9. Kalec Dega says:

    Pse jo, Lali Eri?!

  10. Ideali says:

    Pse mos t ia vere. Nip i krimineleve ishte, sekretare te pare neper rrethe te Shqiperise.Shkoni numeroni sa njerez e familje kane burgosur apo internuar me firmen e tyre. Apo djal i nje babai qe e braktisi si rezultat i luftes se klasave.Ku qendron morali ketu.Apo ka mbetur ne Krrabe me gruan e nje tjetri.Turp o mero, turp.

  11. Elio says:

    Besoj se kukulla e bashkis do te bej nder edhe saliut nje emer sheshi ne nder te mafjozeve

  12. gimi says:

    imagjino kur ti vije rradha ben ahmetajt …vaei lesht ,shoqeri pa kujtese …vend i mor fund komplet ,i rrethuar nga mediokriteti ,hipokrizia dhe hajdutlleku….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje