Zgjedhjet dhe "Drejtësia", Palmer takime virtuale me Ramën, Bashën e Metën

6 Prill 2021, 12:54Politika TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë jep lajmin se Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer, do të zhvillojë këtë të martë një “vizitë virtuale” në Shqipëri

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri.

Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi.

Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, shkruan Ambasada. 

2 komente në “Zgjedhjet dhe “Drejtësia”, Palmer takime virtuale me Ramën, Bashën e Metën”

  1. Velo says:

    Prandaj vjen në rrugë virtuale ky miku, se ka frikë mos e zerë Meta për veshi po të jenë ballë për ballë.

  2. Kozmo says:

    NQS VJEN DHE BEN TAKIME KOKE ME KOKE,JANE TAKIME REALE. KETU NUK KEMI TE BEJME ME TAKIME VIRTUALE MORE GAZETAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje