SHËNIM: Politikë me futbollin, por Kombëtaren e përfaqëson Lorik Cana, jo Andi Lila dhe Ilir Meta

6 Prill 2021, 12:26Politika TEMA

Ditët e fundit, në Tiranë janë duke bërë politikë edhe me Kombëtaren e futbollit.

Gjithçka nisi pas debatit për heqjen e pasaportave diplomatike për futbollistët që çuan Shqipërinë në Europian.

Andi Lila, koordinator i PD-së, doli e tha se vendimi u mor pasi disa lojtarë të Kombëtares së asaj kohe, kanë dalë në mbështetje të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Të njëjtën gjë ka dhënë edhe Ilir Meta këtë të martë.

“Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë”, shkruan Meta.

Por, kush janë ata futbollistë apo ish-futbollistë që janë shprehur kritik me Qeverinë dhe kanë mbështetur opozitën për zgjedhjet e 25 prillit?

Është vetëm një: Andi Lila.

Tani nëse ky përfaqëson gjithë Kombëtaren, është qesharake.

Është edhe një ish-futbollist tjetër ndërkohë, që ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Quhet Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar i Kombëtares.

“Nuk kam dyshime, nëse do të votoj do zgjedh Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Shqipëria ka bërë progres, mendoj se Rama e meriton mandatin e tretë”, tha Cana duke iu përgjigjur fansave të tij”, tha Cana.

Sipas logjikës së Metës e Andi Lilës, me këtë logjikë i bie që Qeveria t’ia rinovonte përjetësisht pasaportën diplomatike Lorik Canës.

Gjë që nornamlisht nuk ka ndodhur.

Tani të dalësh e të thuash se Qeveria po ndëshkon ish-futbollistët se po mbështesin opozitën, kur i vetmi që e ka bërë këtë, është Andi Lila, është qesharake.

Se nuk mund të marrësh për bazë një lojtar mediokër dhe të nivelit të dytë të Kombëtares, që grumbullohej vetëm falë miqësive dhe ndërhyrjeve në Federatë, kur vetë kapiteni i asaj Kombëtare thotë se do të votojë për Edi Ramën.

(TemA)

15 komente në “SHËNIM: Politikë me futbollin, por Kombëtaren e përfaqëson Lorik Cana, jo Andi Lila dhe Ilir Meta”

  1. Arbert says:

    Hahaha! Sa qesharake!
    Kombetarja qe na coi ne evropian! Bravo, nuk do ju harrojme kurre, jeni ne zemrat tona.. Por…. Per cfare ju nevojiten pashaportat diplomatike! Perse duhet te jete diplomat Lila, nje lojtar koti, miku I president it Duka? Perfaqesusi me I mire I komtares shqiptare dhe per mua nga me te miret ne histori e e kombetares eshte Lorik Cana, qe edhe mund te shprehet, por Andi Lila nuk mundet se thjesht eshte nje idiot.

  2. Whitesnake says:

    Si more Arbert thua lojtar kot per Lilen?!
    Po sa ka bertit ai kur u be ai kodosh goli, nuk kam bertitur une kur me shkuken dhemballen e syrit!

  3. Cuku says:

    Te ishte per kete fare lojtari kombetarja nuk shkonte as per 1000 vjet ne Europe
    Apo edhe per gjithe Kombetaren nuk kishim per te shkuar kurre
    Dhurata erdhi nga UEFA qe denoi Serbine me -3 pike dhe Armenia qe hapi porten me 3 gola dhurate
    Mbasi Kombetarja nuk shenoI 3 gola ne gjith eleminatoret
    Ik o Lil-I put futbolli lepi bythen e Lulushit ne politike
    Pastaj kur flet Likja per futboll ka mbaru cdo gje

  4. pyetje nga publiku says:

    Po mire more ju te mencurit e TemA, pse u hiqet pra sipas jush pasaporta diplomatike lojtareve te Kombetares qe derguan Shqiperine ne Europian pikerisht tani ne muajin e fushates kur disa prej tyre jane pare prane opozites? (se sa per Lorikun ai ka qene gjithmone prane pushtetit te rradhes, tipik si Mero Baze d.m.th.)

    1. Ruzhdi Naco says:

      O shoku , ke ndonje pretendim nga Lorik Cana ??? Loriku ka qene gjithmone prane pushtetit te radhes ???? Mos e ngateron me ndonje tjeter ?? Loriku eshte PS ama nuk ngaterohet intesivisht . E ke pare ne ngaterohet Loriku ne politike ??? Thjesht shpreh simpatine per PS dhe Edi Ramen personalisht , shume sportiste besojne diku , edhe Agustin Kola eshte i PD , ama sngaterohet , thjesht voton PD , dhe beson djathtas ….
      Kurse sa per legenin Lila ske cthua , nuk i ngeli cipe ne surat , u be bajat , jo si futbollista qe sbehet krahasimi , por as si njerez , si karaktere …..
      Mesoe dhe kete nga mua , kur inagurohej stadiumi Kombetar Air Albania ,ishin te pranishem shume miq te Shqiperise , njerez te sportit dhe politikes , perfaqesues te FIFA -s dhe UEFA-s ,me ne krye Presidentin esaj Aleksander Ceferin , na nderoi , keshtu sic na nderuan shume te pranishem ishte dhe Kryetari i Federates ….ne tribune dhe ne vendet VIP ishte dhe Presidenti i UEFA , Kryeministri , personalitete nga gjith ane mbane , ne tribune ishte dhe Kapiteni legjendar Lorik Cana …….kurse Lila , Andi Lila qe sot llomotit poshte e lart si gore se i hoqen me te drejte Pasaporten Diplomatike ……..po Lila e di ku ishte ????????? Lila organizonte dhe varte parulla dhe pankarta neper Stadium ” Rama ik ” me urdher te Lul bythes………ne vend te ishte atje ku i takonte , atje ku kish kariken se perfaqeson futbollistet , Lila hahahahahahahaha varte parulla …..vetem kaq do nxjeresh konkluzione se kush ishte ……dhe futbollist ska qene ndonje kush e di se cfare , i dores se dyte dhe nder i bej …..Lila pra qe ben si grate e keqia lart e poshte ….

  5. Po pse nuk duhet marre as fryme ne muajin e fushates se na merzitet me nder me thane lilja.

  6. doni says:

    do ishte ne nderin e qeverise ti lejoje ato pass minimalisht deri ne 2026 kur skadojne realisht
    pastaj le te bejne cte duan
    sa per me siper ne artikull ,ketij liles nuk e di cfare i duket vetja ,kur ne fakt sdi te shkruaje shqip….ik or cun merru me topin se ate di te besh disi leei te tjerat

  7. Mihali says:

    Pasaporta dipomatit u hiqet per të vetmen arsye se s’jan dipllomat.Kini mundesi të udhetoni me pasaport Shqiptareee.Mos degjoni Lilongwe se keshitari I tij me pasaport me psaport diplomatike u kap me drogën e Lilos.Prandaj nuk duhet abuzuar me pasaportat DIPLOMATIKE.

    1. geri says:

      pse kur e moren ishin diplomate?
      logjike e klases se dyte orari i pasdites ……pffff

  8. zeni says:

    Gazi e paska kup kete pederin
    nje djale me vone andi

  9. Shkrim kot . As njeri as tjetri . Te dy kalimtare qe demostronin gjeste islamike e injorancie says:

    Boll me keta se na cate trapin. Losin futboll dhe cfare duan dekorata. Ik pirdhuni

  10. fati says:

    Ne nga ana jone themi per ato gishtat, futi ne bythe ore gazi.

  11. Isa says:

    Po nuk je per politike o Andi Lila.Pse behesh legen me zor

  12. Labi says:

    Mua nukme duket cudi kjo foto,nje Kavajs me Gazin e pd,i shko ketij me Elbasonlli e kavajas muhabeti.

  13. Tirana says:

    Ky katunar nga katundi Kavajes. ..clidhje ka me politiken? ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje