19-vjeçarja Etleva Kaçeli u ekzekutua në 1 gusht të vitit 1997 pa asnjë shkak, teksa ecte në trotuar.
Historinë e Etlevës e bën edhe më të të dhimbshme fakti se ajo priste të bëhej nënë për pak muaj. Dëshmitarët dhe policët e kohës thonë me siguri se ajo u vra nga banditi famëkeq Altin Dardha.
“Nuk janë legjenda, pasi edhe unë në detyrat që kam kaluar kam dëgjuar që janë vrarë duke udhëtuar, duke i grabitur, edhe për mburrje njëri me tjetrin, janë bërë masakra” u shpreh Lefter Maliqi, ish- shef Krimesh në Berat
“Nuk janë legjenda, është fakt që vrasja e asaj gruas, në hyrje të Beratit, por arsyet unë në fakt nuk mund ti them, dhe asnjëherë nuk shkova për arsye se ngjarjet ishin aq të dendura si kalonte dita kishte ngjarje tjetër” u shpreh Zylyftar Plaku, ish-reporter në Berat
“Për sa i perket gruas shtatëzanë u vra se ishte gruaja e dikujt që Dardha kishte vrarë dhe kur morri vesh që priste djalë e vrau me arsyetimin që do rritet e do e kem hasëm” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi.
Ky person është një ish punonjës policie. Gjatë kohës së përplasjes mes bandave ai ka shërbyer përkrah dëshmorit të atdheut Ilir Ngresi. Ai jeton në një vend evropian me identitet tjetër pasi është kërcënuar nga grupi që ekzekutoi Ngresin.
“Jetoj jashtë prej 20 vitesh dhe në Shqipëri familjarët e të afermit dinë vetëm shtetin ku jetoj” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi.
Historia e vajzës shtatzënë që u vra në rrugë bën pjesë edhe në librin e autorit Italian Andrea Galli të titulluar “Gjuetarët e mafiozëve”. Aty, nuk zbulohet identiteti i saj por thuhet se Altin Dardha e vrau pasi mbante në bark fëmijën e një armiku të tij.
“Këtu janë vrarë njerëz pa emër, ose pse kalon kjo grua shtatzënë” u shpreh Hasan Ahmetaj.
Shumë pranë vendit ku u vra 19-vjeçarja, ndodhet edhe memoriali i Kujtim Agalliut. Sipas dëshmitarëve, ai u vra vetëm se iu lut bandës të mos i binin më qafë vajzës. Policia, nuk bëhej fjalë të ndërhynte në ato kohë.
“Gjatë atyre viteve janë vrarë shumë, madje kemi bërë veprime ku janë gjetur të djegur pas 97-ës, njerëz të djegur e masakruar nga këto banda” u shpreh Lefter Maliqi, ish-shef Krimesh në Berat
Ne ferr e ka vendin moterqiri
Pastaj thome ne se veq Serbet vrasin Femi e Gra .. Altin Darrdha Aldo Bare dhe Zani Qaushi dhe shume te tjera si do Mose ne Jug te Shqiprise kane ber masakra.. E kunder kujte kunder?? Shqiptari duke vrare Shqiptarin.. Se pse as Serbet Kurre se ben kunder Serbeve.. Por ne e bejme kunder njeri tjetrit..
Amon o gazeta. Tema mos i botoni keto fytyra te qelbura qe na turperuan ne syte e gjith botes
po mir o ti lefter lefteri ku ishe gjat ghith kohes qe ishe shef i zhdukjeve te krimeve cfar bere me keta kriminel qe benin simbas qefit mos ishe dhe ti bashkpuntor me ato se nuk te kemi ndegjuar ndonje here se ke kapur ndonje kriminelne berat por vetem kemi degjuar per vjedhje dhe servilizem sa me pd dhe sa me ps per interesat e tuaja familjare dhe ste vjen turp te dalesh perpara popullit te beratit me jepni voten o kelysh i saliut o fytyr e ndyre o hajdut o kriminela ikni dhe shporruni se populli sdo tju shofi me me sy jo v etem ty por te gjith klasen politike [hajdute] qe ka 30 vjet qe po i pin gjakun e fundit ketij populli se partia jote akoma e ka mendjen ke 97 ta per te vrare vellain vellain dhe ju te pasuroeni me gjakun e tyre prandaj dua te them ty dhe te gjith gjakpiresve te tu largohuni nga hajdutlliqet dhe lerjani stafeten brezit te ri se shqipria ka njerez shume te shkolluar se brezi juaj analfabet se zdine sa bejne 7×7 ka shume per te shkruar per ju pa funnd krimet e juaja dhe gjith klases politikke po te jeni te nergjegjshem dilni dhe jepni llogari perpara BKH DHE PASTAJ kerkoni voten o kriminela TE RROJ SHQIPNIA
Ky kaos i asaj periudhe qe nzorri ne drite gjithe shpirtin kriminel te shume shqiptareve,eshte dhurate nga politika e zgjuar e Sali Satrapit,dhe qe vazhdoi pa i hyre nje gjemb,te beje ate politike,deri ne ditet e sotme,duke lene kufoma shqiptaresh rrugeve.Ne vend te ishte ne kafaz per jete,ai i ben karshillek drejtesise,ashte akoma aty qe vjell vrer ç’do dite,dhe kerkon akoma pushtet nepermjet Belul Gjera Qines !!!!
Po a mund ta kujtojne shqiptatet se kush e shkaktoi vitin e mbrapsht ’97 ????? Apo kane kujtese te shkurter…..
Votoni PD qe te vij prape ajo kohe 1997.
Altin Dardha eshte shpellari me i famshem shqiptar.
Rama dhe Berisha jan kriminel me te mbdhenj se Altin Dardhe .
Altin Dardha u vra qe te merte me vete krimet qe ralizuan nga kryesoret e krimit ne Berat .
Ne luften partizane grupet kryesore guerile mbeshteteshin nga populli
Kurse sot grupet kriminale mbeshteten nga Rama Dhe Berisha dhe policia dhe prokuroria dhe Dashkia .Kunder popullit
Kete qe ja keni ber popullit Shqiptar as pushtusit nuk e kan ber.
Vetem te jet populli budadha tju votoj ju o politikan .
Te qjith qe largohen nga Shqipera ikin se krimi ne cdo qytet i kercenon
Se se kan jeten te sigurt kur shikojn ku kriminelet han darka me qeveritaret .
Po qe per trimeri trim eshte ai qe i bije adhi ai eshte trim .
Keta kriminel nuk jan trima se mbeshteten nga politika dhe vrasjet i bejn nga frika .Dhe me frikacak nga te ter jan politikanet tan
sunita sumki ra N jethundrake….eksitoheni nga te fortet dhe kriminel…e keni ne ADN….
Gazeta ”NE TE SEMES” ka per detyre degjenerimin e shqiptareve prandaj ka gjetur teme per te mbuluar pislleqet e RAMUTIT qe po e keqtrajton nje popull te tere.Ka shitur Sqiperine dhe e ka zhytur ne borxhe dhe ne merremi me kriminele te felliqur qe jane ne ferr.Merruni me serb e greke qe nuk po lene gje pa u bere shqiptareve se ata jane armiqte tane bashke me sherbetorete e tyre ne Shqiperi.