Veliaj: Ka mesazhe që tregojnë lidhjen e Metës me kontrollorët e Rinasit. Si po nxiten greva urie

8 Prill 2021, 22:07Politika TEMA

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ka bërë përgjegjës Presidentin Ilir Meta për situatën e krijuar në aeroportin “Nënë Tereza”, ku kontrollorët e trafikut ajror vendosën të pezullojnë punën duke shkaktuar dhe bllokimin e fluturimeve nga Riansi.

Veliaj tha se ka mesazhe që provojnë lidhjen e Metës me kontrollorët dhe se Prokuroria duhet ti zbardh.

Më tej, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës tha se sot ka pasur një tentativë që një grup të përndjekurisht të futeshin në grevë urie.

Edhe pas kësaj, sipas tij qëndron pas Presidenti dhe anëtarët të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Në mendimin tim po, ishte një besprerje nga një komunitet shumë i vogël, por që ka një rëndësi të madhe.

Se aty varen ata që do të shkonin në një takim me mjekun, për të sjellë për në Sharrë apo Tufinë të ardhurit të tyre.

Mua kjo nuk më duket shaka. Ndërkohë, që ligji e thotë qartë nëse negociatat nuk funksionojnë ti shko në Gjykatë.

Do shikohet se kush ka qenë ata që e frymëzuan. Më rezulton që ka dhe mesazhe të tjera që e provojnë lidhjen me faktorë të politikës. Le t’ia lëmë Prokurorisë ta zbulojë këtë.

Lidhja me Presidentin u bë publike. Sot vijoj me tentativa të tjera që dështuan, ishin krijuar organizata fiktive të një organizate të të përndjekurve që sot do të futeshin në grevë urie.

Sot erdhi një kërkesë në Bashkinë e Tiranës dhe në Policia ku thonin se do të futeshin në grevë urie.

Ne si socialist dhamë 7 këste, i likuiduam të gjithë të përndjekurit.

Këtu ishte përgatitur një efekt domino i disa ndërhyrjeve parazgjedhore që mund të ishin shprehur dhe pas dy javësh.

Provohet më shumë se një mënyrë që Presidenti jo vetëm që e ka kultivuar dhe anëtarët e LSI janë pjesë e koordinimit dhe është negociuar se kur do të dilnin në media. Ata dështuan.”-tha Veliaj ne “Opinion”!

3 komente në “Veliaj: Ka mesazhe që tregojnë lidhjen e Metës me kontrollorët e Rinasit. Si po nxiten greva urie”

  1. Zeni biri qenit says:

    Nuk bejne dot greve urie ata qe e kishin rrogen 4000 euro. Eshte si te futesh Zenin dhe Arminen ne greve urie.

  2. Sara says:

    Erjona Veliaj! o prostitute intelektuale e njerezore! zhduku nga mediuet, n,q,se nuk ke si synim demtimin e maxhorances ne zgjedhje..
    Baxhelle

  3. Tami says:

    Pak me etik ne te folur z. Sara. Nuk eshte kjo kultura qe te perfaqesohemi si shiptare.
    Ka komunikim ndryshe, pa fyer per te shprehur nje mendim ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje