Kryeministri Edi Rama ka komentuar çmëndjen e Ilir Metës, që i shpalli luftë SHBA-së, ndërsa ka qenë i ftuar në emisionin Open.
“Komentin që bëj e bëj duke thënë që më 25 prill përveç të tjerave duhet votuar për dinjitetin e Shqipërisë që është bërë zhele nga një president zhele.
Është e pakonceptueshme për një vend që javën e ardhshme pret stërvitjen e organizuar nga NATO, është kandidat për BE, të dëgjosh një të dehur totalisht që fatkeqësisht është presidenti i Shqipërisë.
Problemi nuk është farë sot por çfarë Shqipërie duan shqiptarët për të nesërmen. Një Shqipëri që të futet në një kurs përplasje me botën apo të çlirohet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe t’i japë PD një arsye të fortë për të reflektuar pas kaq vitesh në mohimin e realitetit. Kjo është zgjedhja.
Të komentosh një njeri që është komplet jashtë binarëve dhe është fatkeqësi e madhe. Shqipëria është pa President sot. Ai është hedhur nga dritarja si agjitator i dhunës dhe tensionit.
Të arrihet të flitet si një kastravec, dhe t’i thuash ambasadores boll mbrojtje Edi Ramën.
Fatmirësisht është 25 prilli dhe shqiptarët vendosin se me çfarë fytyrash duan të përfaqësohen në botë dhe çfarë karakteri do të ketë ky vend.
Jam I bindur që goditja ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës do të jetë një moment i rëndësishëm për të tejkaluar politikën e këtyre 30 viteve”, tha Rama.
Edi , ha….te mori kaq vite te kuptosh qe Ilir Meta eshte kastravec, pijanec, i cmendur……kur e gjithe Shqiperia e din me kohe se cfare pisi eshte Likja.
Shkarkoheni kete maskara fshatar te trashe dhe injirant se po turperon vendin dhe ofendon miqte e vendit tone.
Ky maskara duhet mbyllur sa me pare ne dhomen pa qira.
ALELUJA
Prisja te thoshe te tjera fjale,per kete “President “qe na i poftise.Antishqiptarizmi i tij eshte dukur qe ne fillimet e tij.Para disa vitesh gazeta Telegraf permendete 33 dosje te Ilir Metes qe Sali Berisha i ka ne sirtar.Ne momentin qe Iliri do te tentoj t’ia dredh “doktorit” ,Ai menjehere do ti beje publike.Z.Kryeminister,reflektimi Juaj eshte i vonuar dhe i paplote.Pac sukses ne daten 25-prill.