Fidel Ylli: Ilir Metën e kam shok, u sha me Edi Ramën por në 2013-ën kur erdhi puna u bënë bashkë

24 Prill 2021, 09:15Politika TEMA

Pyetjen se çfarë mendon për presidentin Ilir Meta, politikani Fidel Ylli e cilësoi të vështirë. I ftuar në “Arnautistan” në MCN TV, Ylli pohoi se e ka shok, ndërkohë që shtoi se secili “ është në llogoren e vet”.

“Se u sha Edi Rama me Ilir Metën, por në 2013-ën kur erdhi puna u bënë bashkë, i harruan se çfarë kishin hedhur dhe unë ndihesha mirë, nuk isha pjesë e kësaj sharje. Shahen kokat por ne s’kemi pse bëhemi pjesë”, tha Ylli.

Çfarë mendon për Ilir Metën? Është pyetje e vështirë?

Është pyetje e vështirë sepse unë kam një moral që shokut i them shok sado ta kem kundërshtar dhe në zgjedhje do fitoj forca që unë përfaqësoj.

Në 2009-ën unë kam bërë 9 muaj fushatë dhe njerëzit që ishin në shtabin tim shpeshherë edhe ma shanin, por u thash se nuk duhet të fitojmë me të sharë e me të bërtitur do japim modelin që jemi shokë edhe me Nasipin edhe me Metën.

Se u sha Edi Rama me Ilir Metën, por në 2013-ën kur erdhi puna u bënë bashkë, i harruan se çfarë kishin hedhur dhe unë ndihesha mirë, nuk isha pjesë e kësaj sharje. Shahen kokat por ne s’kemi pse bëhemi pjesë.

Dhe unë s’kam pse të merrem me Ilir Metën se në fund të fundit e kam shok dhe kur i ka hyrë politikës nuk më ka pyetur mua dhe kur bën gjëra të kësaj natyre që del nga pozicioni i presidentit nuk më ka pyetur mua. Unë përsëri do ta kem shok, por secili në llogoren e vet.

Ne nuk jemi në rresht me Ramën, ne bashkëpunojmë me Edi Ramën, se Rama nuk bëhet po nuk punuan strukturat e partisë dhe njerëzit në terren.

Ne kemi diversitet në parti, nuk kemi frikë nga kryetari. Nuk jemi si partia Demokratike. PS u krijua nga partia e punës dhe u mor nga njerëz që i kanë dhënë PS vlerat e partisë socialiste europiane.

1 komente në “Fidel Ylli: Ilir Metën e kam shok, u sha me Edi Ramën por në 2013-ën kur erdhi puna u bënë bashkë”

  1. Taulant dautllari says:

    Populli akoma sju ka kuptuar dhe ju ndjek mbrapa pijani gjakun gjer ta mari vesh ju keni siguruar jeten e sternipave tuaj me vjedhje sa me i varfer te jete ky popull ekonomikisht aq me i varfer menderisht kjo eshte pasoje e komunizmit jemi popull i trembur pasoja duket 30vjet te njejtet politikanomafioze popull dele bëëëë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje