Nga Mentor Kikia
Gjëja më acaruese që dëgjoj tani janë ca analistë që marrin përsipër të bëjnë diagnostikimin e problemeve të opozitës, pasi i kanë dhënë mend gjatë fushatës ndërkohë.
Jo ku gaboi, jo kë futi në lista, jo ça duhej të bënte e mbi të gjitha, çfarë duhet të bëjë tani për tu rinovuar.
Askush nuk shikon dot në thelbin se si zhvillohet fushata në Shqipëri, ku nuk fiton as programi, as idetë, as fryma e asgjë tjetër, por fiton matematika zgjedhore.
A mendon njeri në këtë vend se dikush vendosi të mos votojë PD-në, por PSD-në sepse iu duk programi i kësaj të fundit më i mire, apo lista më dinjitoze?
Sa më shumë tkurret popullisa, as më pak hyjnë në punë programet e partive.
Demokracia vërtetë do të fillojë kur të hapen zgjedhjet për votën e emigrantëve. Deri atëherë do të vendosin vetëm patronazhistët dhe votat e nëpunësve.
po mor profesor po, shume vertet. Deri tani shqiperia nuk behej dhe duhej nje nga jashte si amerika ta merte persiper per ta regulluar. tani qe amerikes i duhet te numeroje edhe votat sepse ngaterestare si meta and saliu te bejne filmin, na doli qe kete pune e rregulloojne vetem, prape nga jashte, emigrantet! Zgjedhjet u bene dhe populli zgjodhi. Ne qoftese opozita do te fitoje, hapi i pare eshte te demokratizoje veten. Vetem kur te kete zgjedhje te pastra dhe demokratike brenda per brenda opozites, do te kete fitore. Fitore qe vjen nga vete shqiptaret brenda pa ndihmen e askujt nga jashte. Ketu do te jemi dhe do shikojme ramen kur ti zgjasi degen e ullirit bashes prape per bashkeqeverisje. rames i intereson nje merhum si basha qe te qendroje ne fuqi edhte 1400 vjete te tjera dhe basha qelepir i ka dhe ca shtepi te tjera. basha e di se deri ku eshte kuti i tij dhe eshte e qarte qe nuk fiton dot tek rama pa bere alishverishe.