Mandati i tretë nuk është luks

26 Prill 2021, 16:12Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Teksa gjysmat e kutive të 25 Prillit janë numëruar, duket se Edi Rama do ta përmbysë historinë e qeverisjeve në vend. Ajo fjala e se ‘nuk të lë Amerika më shumë se dy mandate’ po provohet se nuk paska ardhur nga matanë kontinentit, por ishte një shpikje shqiptare. Ditët në vijim, edhe pse ndoshta me një fitore se e Piros, PS pritet të bëhet partia e parë në vend që drejton për tri mandate me radhë. E ndodhur mes dyshimit se qeverisja e konsumon një mazhorancë të gjatë, tashmë ëshë në dorën e kësaj të fundit se ç’do të bëjë me të gjithë pushtete që do të vijojë t’i ketë edhe për katër vite. Fushata elektorale e PS u bazua kryesisht në arritjet personale të Edi Ramës, ku ministrat dolën në pah të dytë. Shumë prej tyre madje, as kandidatë për deputetë.

Fushata iu besua rikthimit te trëndafili dhe te baza në çdo qendër votimi. Kjo skemë rezulton sot të ketë qenë më e mira për PS, për të maksimalizuar votat. Nga ana tjetër, përballë Edi Ramës u mësuam të shohim një rival që drejtonte një fushatë të shkëputur. Lulzim Basha prezantoi programin e tij, i qëndroi deri në fund me fjalë premtimeve se do të shpërndante para, por u penalizua sepse nuk u përfshi kurrë në debatin politik të ditës Rama-Meta, duke dalë kështu edhe me dëshirën e tij në plan të tretë.

Sot, pas një fushatë të çuditshme prej pandemisë, populli duket se e ka dhënë verdiktin duke i besuar ofertës së Ramës. Ai ngarkohet tashmë me detyrën që ta ngarkojë këtë ofertë dhe besim. Në kushtet kur një mandat i tretë rrezikon t’i shtyjë politikanët drejt vetëbesimit dhe arrogancës, Edi Rama duhet të kuptojë se kontratën tashmë e ka me qytetarët dhe jo me pushtetarët, apo bajraktarët lokalë që do të rrahin gjoksin për fitoren kur në fakt fituesi ka një emër dhe një fytyrë që e vuri në ballë të fushatës. Mbi të gjitha, Rama ka përgjegjësinë të ndajë shtetin nga pushteti. Shteti është mekanizmi që lëviz vendin. Pushteti është ai që e drejton.

Ndoshta, qeverisja e re duhet të jetë më gjithëpërfshirëse, larg militantizmit dhe më pranë teknicienëve. Para PS ndodhen ende pengesat e tërmetit dhe Covid, që do të kërkonin një dorë të mirë në krye të menaxhimit. Mandati i tretë nuk duhet parë vetëm si një luks për Partinë Socialiste, por edhe një përgjegjësi e madhe për të justifikuar çfarë ka premtuar.

9 komente në “Mandati i tretë nuk është luks”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Sakte !!

  2. Shqiperia e bukur says:

    Do ishte ne te mire te Rames mos I fitonte kto zgjedhje….si nje trajner qe iken ne kohe….luften do e kete me ekonomine…….

  3. Shaqo says:

    O Rade, a e di ti cila ishte fitorja e Pirros, nese jo, lexo me teper. S’ka asnje lidhje fitorja e Pirros me fitoren e Edi Rames.
    Ose e ke vetem me te degjuar fitiren e Pirros

  4. Shaqo says:

    Konsumi o Rade eshte humbje materiale apo humbje idesh e vizioni ne rastin konkret. Asnjera e as tjetra nuk ka ndodhur ne qeverine e Rames e vete Ramen, perkundrazi, ata kane shtuar duke e ngritur kurben ne maksimumin e mundshem, duke patur parasysh edhe dy fatkeqesite qe na rane. Ju si duket kete fraze klishe e keni mesuar ne bankat shkolles me M.Markun e Gjekmarkun dhe e permendni si te vertete qe keshtu duhet te ndodhe.
    Klinton, pas mandatit te dyte, tha se nese e lejonte kushtetuta, mund te merrte edhe dy mandate te tjera. Ke ngelur vetem me ato qe u ka mesuar Marku.

    1. Guxim says:

      Fatkeqesite faktikisht e ndihmuan Ramen.

      Nihima e madhe nderkoimbetare qe i dhane per termetin i dhane nje shtyse te madhe propagandes se rames dhe e njeejta gje me vaksinat.

      Shefat e Rames e ndihmuan perseri me vaksinat.

      1. pjeter says:

        Ndihmuan shqiptaret jo Ramen,Vaksinat po shoetojne jete ne shqiperi,Shtepi te shkaterruara pi ndertohen Duhet edhe te dish te kerkosh para se te marresh.Pse duhet te jete kaq e veshtire te pranosh qe nen qeverrisjen e Rames situata pot terneti e pandemia u menaxhua mire ne interes te shqiptareve?Ata qe perfituan jane shqiptaret.Pse nuk duhet te thote lideri i kesaj qeverrie qe punuan mire? Por duhet te struket sepse dikujt i duket propagande?Per mua çuadia me e madhe ne Shqiperi edhte qe ka akoma shume shqiptare qe nuk e kane idene pse votojne,dhe kjo shifet ne votat per kriminelet,hajnat me fame boterore,si Saliu me Lulin e vocerr,apo MonaLikja i Cepanit.

  5. Shaqo says:

    Konsumi o Rade eshte humbje materiale apo humbje idesh e vizioni ne rastin konkret. Asnjera e as tjetra nuk ka ndodhur ne qeverine e Rames e vete Ramen, perkundrazi, ata kane shtuar duke e ngritur kurben ne maksimumin e mundshem, duke patur parasysh edhe dy fatkeqesite qe na rane. Ju si duket kete fraze klishe e keni mesuar ne bankat shkolles me M.Markun e Gjekmarkun dhe e permendni si te vertete qe keshtu duhet te ndodhe.
    Klinton, pas mandatit te dyte, tha se nese e lejonte kushtetuta, mund te merrte edhe dy mandate te tjera. Ke ngelur vetem me ato qe u ka mesuar Marku.
    Mos te duken si luks keto dy mandatet e para ty? S’paske pare gje ne keto 8 vjet se cfare eshte bere.
    Por ju nuk dini gje se c’do te behet akoma ne te ardhmen. Kur te vije dhe mandati i katert, do te shohesh qe nuk do te ka patur konsum. Nuk e keni pyetur ndonjehere Ramen per vizionin qe ka ai per Shqiperine, prandaj jeni dhe kaq prapa ne komentet qe beni e shkruani.

  6. perendia says:

    zotija dha te gjitha dhe do provoje se cili eshte

  7. Gogogo says:

    Cfare thu or mik! Tjetri ka ide dhe force si askush tjeter. Te kush te besosh, te Mona, Basha, Berisha, Mediu, Dule etj? Keta pleq e hajdut kane me shume ide dhe force se Rama? Mos! Populli di ku e con voten. Eshte vote per kalin e punes. Termeti dhe virusi nuk te lene te gabosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje