Të dielën do të shpëtojmë prej tyre…

24 Prill 2021, 21:07Blog TEMA

Nga Bujar M.Hoxha

Nëse të dielën fiton kryeministri aktual, ka për të mbijetuar njëfarë idealizmi…

Nuk ka për të patur përmbysje të administratës, nuk ka për të patur ndërprerje të projekteve, nuk ka për t’u bërë nami…

Kryeministrit do t’i jepet mundësia ta çojë në fund idealin e tij për një Shqipëri shumë më tjetër…

Nuk do të ketë të djegur për karrige e plaçkë…

Do të na drejtojnë këta që janë… E keqja më e vogël (duhet zgjedhur dhe kjo kur nuk ka mundësi tjetër)… Së paku një idealist, sado të jetë…

Nëse të dielën fiton pretendenti për kryeministër, do t’i japim pushtet një njeriu me maskë, të vendosur për t’iu paraqitur njerëzve ndryshe nga ç’është, të paaftë për të treguar deri më sot se ç’pikë të fortë ka e çfarë aftësish zotëron përveç falsitetit dhe hipokrizisë.

Nëse të dielën fiton pretendenti për kryeministër, do të duhet të durojmë për katër vite ligjërimin e tij të tmerrshëm. Do të duhet të durojmë njeriun që nuk do të ketë mundësi të jetë as hija e vetvetes, sepse që prej hyrjes në politikë është peng i dhuratave të bëra për të mohuar vetveten. Do të duhet të durojmë librin njëqindfletësh, manualin se si nuk duhet shkruar një libër…

Revanshizëm… Kanë për të rimarrë frymë hiena në kërkim të pushtetit për hir të pushtetit…

Ka për të rimarrë jetë një skotë… Fahrinjtë…

Ka për t’u ricikluar një… Me gjithçka që mban brenda… Xhelalët… Salianjët…

Nëse të dielën humbet kryeministri aktual, vërtet do të heqim qafe arrogantin, por në të njëjtën kohë do të biem prej shiut në breshër, pasi do të kemi mbi shpinë një mediokër klasik, bashkë me arrivistët e paduruar për të na plaçkitur…

Nëse të dielën humbet pretendenti për kryeministër, do të jetë një humbje më pak për njerëzinë…

Të dielën është një provë karakteri (për të cituar kryeministrin aktual, dhe në pamundësi për të gjetur diçka për t’u nënvizuar prej pretendentit për t’i marrë postin)…

Të dielën o do të na vënë poshtë, o do të shpëtojmë prej tyre…

Nëse…

1 komente në “Të dielën do të shpëtojmë prej tyre…”

  1. Respekt per shqiptaret says:

    Artikull i sakte!
    Nga cka ndodhur, shqiptaret por edhe demokratet duhet te denojne rende L.Bashen. I pafate, karrierist, I perfolur per vrasje dhe afera, ka nje muaj qe na mashtron.Ka fshehur Berishen, kete tip mekatar me kredenciale te larta te mashtrimit, te vrasjeve, te korrupsionitt etj. Luli e mban te fshehur dhe bene sikur se don. Eshte loje. Eshte ne te njejtin shtrat me I’M.
    Demokratet duhet te kuptojne se behet lufte per pushtet. Edhe sikur Basha te fitoi, per nje jave e qerojne!
    Mos prononcimini tij kunder ketyre figurave e ka vene ate ne rrezik. Ai do te qerohet .. dhe do te pendohet! Skenari eshte i thjeshte: Iliri jep doreheqjen! Basha shkarkohet! Ne rastin me te mire largohet ne Holland dhe pret kohe me te mira per te rregulluar pasurite e palujteshme, ne Shqiperi. Keto pasuri te paligjeshme jane edhe motiv i i IM dhe S.B. per ta perzene dhe mbajtur ne fre dhene cdo rast per ta bere koke turke. Sepse eshte treguar i lehte dhe i papergjegjshem.
    I vetmi shans i Bashes mbetet qe ai ti jap me deklarate voten Rames, te marre garancia nga Amerikanet diten e hene dhe te lere Shqiperine.
    Shqiperise nuk i duhet nje PD terrorists dhe e cperfyturuar. I duhet nje PD E Re e rithemduar, pa shamikuqs fibre we ngacmon grate dhe vajzat dhe kerkon edhe te vra Re, pa Bardhuca kavaje, pa Babale Korce si dhe pa mikrobe te tilla si Mehdiu, Dashi, Ndoka, Duka, Xhel Duka, Qim Idrizi. etj.
    Demokrate zgjohuni! Mjafte me vrasje!
    Nderim per A.Hajdarin, S. Olldashin , Kosta Trebicken, 4 te vraret e Bulevardit, 26 te Gerdecit, etc.
    Keqardhje per shqiptaret, qe humben parat ne firma piramidale, qe ju vodh floriri, qe paguan vjedhjen e 240 milionshe Euro te Rruges. Mjafte vodhen dhe korruptuar! Corona ishte prove e madhe per gjithe njerezimi qe tregoi se parat nganjehere nuk kane vlere.
    Jepini voten Rames dhe ndertoni nje PD moderne, qe t’ju ndjekim, qe populli te kerkojme Rotacion. Me vjen keq!
    “Aroganca” e Rames ka filluar te na pelqeu te gjitheve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje