Nga Dritan Hila
Nëse fushata e Bashës, zhdukja e Berishës dhe lufta donkishoteske e Metës e kishin vënë garën pothuajse në start të barabartë, vrasja e Elbasanit ngjalli demonët e vjetër.
Sikur të mos mjaftonte tragjizmi i ngjarjes, Berisha nxitoi të dalë në televizor që t’uu kujtojë njerëzve që ku është ai është edhe kryet e vendit, por edhe në mos autori, frymëzuesi i dhunës ekstreme.
Nxitoi të mbrojë autorin i cili në rastin më të mirë do të bëjë shtate vjet burg dhe me hasëm në shpinë, por që në fakt është viktimë e shpëlarjes së truve që i bën politika militantëve të saj dhe vetëm për këtë meriton keqardhje.
U kujdes të vinte në pah problematikën e viktimës, por në fund të ditës publiku mban mend që ai që u fut në dhe ishte viktimë e një personi që doli nga furgoni me logo të PD-së dhe u mor në mbrojtje nga opozita. Isoja që i mbajti më vonë Basha deklarimeve të Berishës, zhduku çdo iluzion se ai mund të mendojë qoftë edhe për diçka në mënyrë të pavarur.
Sondazhet nxirrnin një qasje të opozitës me qeverinë dhe feta e madhe e të pavendosurve ishte një shpresë që opozita mund të rikuperonte terren dhe pse jo fitore.
Por vrasja e Elbasanit, shfaqjet e Berishës të nesërmen, të shoqëruara nën thirrjet e presidentit për kosore dhe sfurqe, i rikujtoi shtresës gri, që janë edhe ajo që ka më frikë nga destabilizimi i shtetit sesa nga shteti autoritar se Basha mbetet një figurant ndërsa timonin real të saj e ka Berisha; ju rikujtoi se autori i 21 janarit nuk është penduar dhe tetë vjet në opozitë as ka ndryshuar dhe as ka mësuar gjësend.
Tashmë nuk bën më derman asnjë lloj justifikimi apo alibie. Është e kotë që opozita dhe mbështetës të saj sjellin në qasje thënie të Linkolnit për përdorimin e armëve nga populli. Ajo që shqiptarët shikuan ishte një shfaqje në miniaturë e ‘97-ës e cila si gjithmonë ku ka viktima, në Gërdec, Bulevard apo ku vritet në emër të politikës, ka autor Berishën ose dishepujt e tij.
Ngjarja e Elbasanit unifikoi edhe trupën diplomatike që deri atëherë ishte e ndarë mes Bashës e Ramës, në favor të këtij të fundit. I cili duhet thënë se përveç bilancit të qeverisë në 25 prill do të ketë në krah të tij edhe fatin, i cili i jep një dorë sa herë ka nevojë.(Dritare.net)
Mendoj qe vrasja politike ne Elbasan dhe mbrojtja qe ku be asaj , do kete ndikim tek elektorati gri dhe do ndikoje ne rezultat pasi dihet qe militantet votojne qorrazi partine e tyre.
Si mund të shpresohet të ndryshojë për mirë një vrasës serial, një i pangopur me gjak, që mburret për vrasjet, që vrasjet i ka ushqim shpirtëror e politik.
Jo fati, por vete “opozita” i dha dore te mire Rames. Kot i pagoi izraelitet Basha, “koven e qumeshtit” qe mezi e mbushen, I dha shkelmin injoranca e udheheqesit e verberia e militanteve. Gaz bardhi nje idiot i demshem,Mziu nje Bari delesh, asgje me teper.
Nuk eshte se justifikohen vrasjet , por edhe ne 21 janar gabuan kur vrane sepse I vrane me duar ne xhepa jashte rrethimit ndersa skenari ishte ti vrisnin brenda.
Edhe ne Elbasan u vra nje I paarmatosur ne qytetit dhe lagjen e tij nga mercenare te ardhur. Edhe per te vrare jane injorante te prapambetur. Ku ka perfunduar PD …shpresa e shqiptareve ne vitet 90.
Si mund te thuash fati i Edit…. kur ketu behet fjale per fatin tone, fatin e shqiptareve, fatin e vendit..
Si mund te shprehesh kaq ceket per nje gje kaq te rendesishme – sic eshte e ardhmja e femijve tane??!!
Si mund t’ju besohet e ardhmja e jone detashmenteve te dhunes, grupeve te armatosur te PD-s dhe ti te thuash: fati i Edi Rames..??!!
Kam patur konsiderate dhe te vleresoja si nje njeri civil dhe qytetar me vlera por jam krejtesisht i zhgenjyer…!!
Nje shkrim te ketij niveli nuk do t’ja falja as edhe nje njeriu me 4 klase shkolle.