Ndaloni çmendurinë

21 Prill 2021, 16:36Blog TEMA

Nga Sandër Lleshaj 

Krimi i sotëm në Elbasan duket se i ka të gjitha tiparet e një vrasjeje të paguar dhe të paralajmëruar politike.

Asgjë nuk mund të justifikojë një turp të tillë.

Në këto çaste tronditëse është me shumë rëndësi që:

1. Prokuroria të marrë masa energjike për të ndaluar urgjentisht urdhëruesit dhe mbështetësit e kësaj vrasjeje si dhe të atyre që nxisin për të tjera. Nuk mjafton kurrësesi vetëm arrestimi i ekzekutorëve të paguar për këtë gjë, të cilët janë jo vetëm kriminelë, por edhe viktima të verbra të punëdhënësve të tyre partiakë.

2. Partitë politike të distancohen qartë nga aktet e dhunës dhe të ndërhyrjes së paligjshme në zgjedhje si dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës.

3. Personat me përgjegjësi të drejtëprëdrejtë politike, në emër e për llogari të të cilëve kanë vepruar vrasësit, duhet të largohen një minutë e më parë nga gara zgjedhore me dorëheqje apo përmes ndërhyrjes së organeve përgjegjëse për këtë.

4. Media të pengojë dhe parandalojë përhapjen e zërave të çmendur që bëjnë thirrje për dhunë dhe destabilizim.

5. Qytetarët të ndahen nga përfaqësuesit partiakë që inkurajojnë dhunën për qëllimet e tyre të mbrapshta.

Shqipëria është në një moment të rëndësishëm politik. Askush nuk mund të lejohet që për qëllime të ulta personale të përdhosë zgjedhjet dhe të gjakosë vendin dhe të ardhmen e tij.

11 komente në “Ndaloni çmendurinë”

  1. kujtimi says:

    Cohu Llesh e shko ne detyre. Ai debili qe eshte ne ministrine e rendit nuk eshte i zoti te ngreje breket e veta, per te mos thene me teper, e jop te drejtoje policine.

    1. Ku je Sander te lumte kthehu edhe nje here says:

      Te lumte Sander Lleshi kthehu edhe nje here se veq ti ju vjen hakut ketyre banditve dhe terroristave te Sali Berishes dhe Lulzim Bashes.. Se per 2 vjet jave bëre 8 me 2 ketyre banditve

  2. Titi says:

    Do ishte veprim I zgjuar nga ana e z. Bardhi nese do porosiste vazeline me shumice.

    1. bosibisha says:

      hahahahaah , o i madh

  3. presidenti ka nji jave te tere qe kercenon me vrasje
    dhe Shteti ha trahana e pjerdh medies

  4. Soni says:

    Te ishte ky Lleshaj s’do te benin keshtu keto palaçot por vune ate budallain e Delinkes dhe mori ferra uraten.

  5. Kavajsi says:

    Ouuu.Arrestoni Ilir Meten dhe Gazmira Bardhin.Keta jane urdheruesit.

  6. monika e shallvareve says:

    burg per Gazmenden dhe Meten Arrestoini sa me pare ,Sa me shpejt aq me mire pasi do bejne gjullurdi te madhe Meta do ti shpetoje burgut me keto qe ben dhe flet

  7. Lani says:

    Ku jeni o Elbasanas?! As per proteste nuk dilni?! Po ju vrasin ne shtepi o te mjerë!!!!!
    Perseri 21 janar!!!

  8. Lela says:

    Dhe 6 zoti Leshi:Ambasadorja e radhes qe i eshte vene kemba kembes Tom Doshit nen akuzat e nendheshme si i “koruptuar “duhet urgjentisht te prononcohet per killerin e tyre ,vrsesin e ketij populli Sali Berishen qe sa here qe eshte nen siklet merret nen mbrojtje nga vrima e miut duke u strehur pa lene gjurme!Ndaj edhe thirrja e saj para do kohesh per te “koruptuarit” qe gjithnje gjenden nen siglen e majte ,nuk pati ndonje efekt pozitiv perkundrazi bente muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu,duke insistuar qe te dalin jashte lojes se zgjedhjeve!,Ndersa vraserve me pagese si Sali Berisha jo vetem qe nuk merret guximi as ti vihet shenja e barazise me keta te koruptuar edhe pse jane vrases te nje populli live pa iu dridhur qerpiku si “burra shteti” dhe “yje ne ngjitje”por u lihet fushe veprimi deri ne te tilla vrasje monstruoze !Perse keto qendrime zonja ambasadore ku ngrihet zeri per nje te koruptuar e heshtet per nje vrases te prodhuar nga fabrika qe i ka dhene garanci deri ne ngordhjen e tij natyrale e nga asnje tjeterkush !Demokraci me dy shpejtesi nuk ka kerkund ne bote edhe ne Afrike e jo me ne Europen e civilizuar.

  9. Pensionist says:

    Urdhëruesit e krimit dhe mbështetësit e këtij krimi makabër duhen arrestuar.
    Jane vetdeklaruar në mbështetje të aktit kriminal basha, paloka, bardhi, ilir meta; nuk kam dëgjuar kryekriminelin sali, po nuk mund te mos kete dore.
    Në një vend anëtar të NATO-s ngrihen struktura te armatosura ilegale për “mbrojtjen e votës” dhe kryejnë vrasje dhe terror.
    Presidenti i çmendur nxit revolta destabilizuese dhe bëhet palë me kriminelët.
    Drejtësia duhet të jetë në lartësinë e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje