Vuçiç “pro” Ramës dhe analistët mendjelehtë të Tiranës

19 Prill 2021, 19:04Blog TEMA

Dëgjova disa analistë në njërin nga televizionet e Tiranës dhe, si zakonisht, edhe këtë herë më erdhi shumë keq që kemi analistë kaq të cekët.

Që A.Vuçiqi ka ndërhyrë e po ndërhyn në punët e shqiptarëvet, është ditur edhe dihet prej kohësh. Por, si është e mundur që analistët tanë të mos e kuptojnë dot dredhinë e këtij eksponenti të sotëm të shovinizmit sërb?!

Duke thënë A.Vuçiqi që kundërshtarët e E. Ramës janë për “Shqipëri të Madhe”, për kë, për cilin, do të votojnë shqiptarët?! Është krejt e lehtë të kuptohet! Pas kësaj deklarate të këtij armiku të shqiptarëvet, një shumicë shqiptarësh do t’ua japin votën pikërisht atyre që ai i cilësoi si “ithtarë” të “Shqipërisë së Madhe”.

A.Vuçiq e di fort mirë që, votuesit shqiptarë, ata që do ta hanë sapunin për djathë, sapo të dëgjojnë këtë deklaratë, do t’ua japin votën pikërisht atyre që ky sërbomadh i cilësoi si shqiptaromëdhenj.

Por, a janë vërtet kundërshtarët elektoralë të E. Ramës për një Shqipëri të plotë?! Ne i dimë programet e tyre. Askund në ata programe nuk thuhet që ideali i tyre është bashkimi i kombit shqiptar. Nuk po them që E. Rama e ka një program të tillë.

As ai s’e ka në asnjë pikë të statutit të tij kërkesën për t’i abroguar vendimet e Kongresit të Berlinit dhe të Konferencës së Londrës!

Por, po dua të bëj pyetjen, me shumë indinjatë: Si nuk e kuptojnë këta goxha analistë që A. Vuçiqi edhe këtë herë po kërkon të luajë me shqiptarët?! Si nuk e kuptojnë këta analistë që, shqiptarët (ata naivët), sapo ta dëgjojnë këtë deklaratë, do të vrapojnë t’ua japin votat kundërshtarëvet të Ramës?!

Dhe, si nuk e kuptojnë e nuk e thonë këta analistë, që A. Vuçiqi, me këtë futje hundësh në punët tona, tinëzisht, po kërkon të fitojnë ata që as në ëndërr nuk e kanë një Shqipëri të pacopëtuar, sepse edhe vetë janë tragjikisht të copëzuar?!(Gjokë Dabaj)

3 komente në “Vuçiç “pro” Ramës dhe analistët mendjelehtë të Tiranës”

  1. jo, i dashur analist, puna eshte pak me thelle. deklarata e vucicit verteton katerciperisht ate qe dihet SE META E BERISHA JANE AGJENT SERO-RUSVE, e vucici, duke i ‘SULMUAR” ne te vertete po i mbron dhe po kerkon qe shqipetaret kendej e andej kufirit te votojne “patriotet” berisha, basha e meta qe jane filorus e filoserb. “SULMI” QE U BEN VUCICI, eshte mbrojtja me miir e nxit shqipetaret per tu dhene vot. te demaskohet edhe vucici, edhe berisha, edhe basha, edhe meta, artur zhejani e fatos gaforrja. kjo eshte urgjente. pra vucici u ka dhene me emra shqiptarteve sherbetoret e serbise.

  2. ben says:

    Ky artikull eshte pa baze. Ne Shqiperi nuk ka njeri ta degjoje ate qe thote Vicici apo vucicet e tjere. E vetmja qe ka efekt ne publikun shqiptar eshte cfare thuhet nga ambasada amerikane. SHBA ka interesa strategjike ne mbarevajtjen e vendit tone, si dhe eksperiencen e duhur per te dhene keshilla, prandaj shqiptaret i besojne. Per te tjeret, askush nuk e ve ujin ne zjarr.

  3. Konjak says:

    O zoteri ekstra analist , Vuciqi eshte ai qe eshte , ne e njofim te gjithe , por me gjithe ate ca nga ne e kane Armik , e ca e kane Mik . Tani ju doni te perdorni diversionizmin , nuke perdorur lojen e kungulleshes . Sido qe e dridhni e perdridhni Retoriken Silogjiste , s’eshte e mundur te dilni fitimtar me nje zhvillim fare te kuptushem nga kushdo . Sidoqoft ju shprehni interesat dhe kenaqesit tuaj –sipas jush — jetike . Perdorimi i herepashershem i mardhenjeve te lidereve SHqipetar me lideret Serb — pamvaresisht ngjarjeve te kaluara , jemi edhe komshi (-gjiton ) , dhe ne keto kushte , jo vetem lideret por edhe dy popujt do ken mardhenje ekonomike , politike , artistike , shkencore etj . Nese Vuciq beri propagante per Ramen , — mir beri — , kane 8 vjet qe kane bashkpunuar , per probleme te ndersjellta , politike , ekonomike etj , ne interes te dy vendeve . Askujt nukse i pelqen qe gjitoni te jete me mir , qofte edhe me siperfaqe me te madhe , por keto fakte s’kane lidhje me lideret e sotem . Ne mendojme per nje shtet natyral , autokton ; kurse Vuciq , te ruaj siperfaqen qe ka aktualisht , pamvaresisht gabimeve te se shkuares per formimin e shteteve , nga fuqite e medha te kohes . Ne , besojse politiken e jashtme duhet ta mirperdorim , jo ta shkaterrojme ate . Cilido lider te jet neser Kryeminister , do punoje edhe me vuciqin , apo kushdo qoft tjeter .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje