Tre Bashë, një Ramë

19 Prill 2021, 10:36Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Duket se këto ditë është thjesht e pamundur ta bësh Lulzim Bashën të acarohet. Shetit nga një qytet në tjetrin, ulet në të gjitha studiot televizive të Tiranës kryq e tërthor, por ka të printuar në fytyrë një buzëqeshje çarmatosëse që s’ka Zot ta fshijë. Duket si ato bojërat që pasi bien diku, lenë një njollë që nuk ka solucion ta pastrojë.

Ky është Lulzim Basha versioni 3.0! Mund të ketë edhe nënversione të tjera të këtij politikani kamaleon gjatë 15 viteve të fundit, pasi tashmë nuk është më i ri në bursën e politikës. Gjithsesi, tre versionet e Bashës përkojnë me tre momentet më kyçe të tij në krye të opozitës: Çadrën e vitit 2017, krizën e mandateve të vitit 2019 dhe fushatën elektorale aktuale.

Tre momente, për tre fytyra. Tre maska do të thoshte dikush dhe s’do gabonte fare në këtë rast. Pasi Lulzim Basha i ndryshon gjendjet dhe sjelljet e tij publike, me lehtësinë e një prestidigjitatori që nxjerr nga xhepi maskën e radhës.

Lulzim Basha i vitit 2017 ishte avatari i politikanit që flirtoi për herë të parë publikisht e për një afat të gjatë kohor, me hijen e paraardhësit të tij Sali Berisha. Provoi të motivojë një proces rrëzimi të Ramës që kalonte nga bulevardi e jo nga zgjedhjet, tentoi të trashte zërin në mitingje dhe të rëndonte fjalorin e sharjeve ndaj kundërshtarit dhe qeverisë. Ajo që mbeti në mend megjithatë tek populli i Çadrës ishte kërcënimi se do të godiste “me grusht në fytyrë” drejtorin e Televizionit Publik dhe se do t’i thyente xhamat e zyrës!

Më pas, Lulzim Basha i vitit 2017 provoi të bënte edhe negociatorin e orëve të vona. Një zeje që u provua se e zotëronte edhe më keq sesa zanatin e tigrit të mitingjeve. U ul me Ramën një mbrëmje të majit në zyrat e Kuvendit dhe…humbi zgjedhjet!

I ndryshëm nga Basha i parë, është kreu opozitar që na u paraqit dy vjet më vonë, në të njëjtin vend: poshtë zyrave të Edi Ramës. Kësaj rradhe me shiritat e përgjimit të zyrtarëve socialistë në xhep, të cilat datonin nga zgjedhjet e fundit. Kishte gjetur me dy vjet vonesë shkakun e vërtetë të humbjes elektorale. Ashpërsoi gjuhën, armatosi fanatikët dhe solli në bulevardin e Tiranës një ushtri private me shishe benzine në xhepa e vështrimin e egër në sy.

Edhe Basha i dytë pati fatin e të parin, në raport me objektivin madhor politik: rrëzimin e Ramës. U detyruan ambasadat t’i mbanin dorën çdo javë, për nja tre muaj rresht, që të mos digjte zemrën e kryeqytetit. Basha i dytë e kishte rikthyer PD në origjinë. Ashtu siç e donte Doktori. Një parti që ka mbajtur përjetësisht era tym dhe pluhur mitingjesh.

Shumëkush priste që ekstremizimi i skajshëm i qëndrimit të Lulzim Bashës në 2019, të tranzitohej edhe në zgjedhjet politike të 2021. Çfarë mund të kishte përtej largimit kolektiv nga sistemi politik, i një opozite? Radikalizëm dhe anarki edhe në vazhdim!

Megjithatë po ndodh diçka krejt e kundërt. Para se të tjerët të analizonin versionet e Lulzim Bashës që ai mban të varur në dollapin personal, vetë kryetari i PD duket se e ka kuptuar se dy klonet e tij të para ishin jashtë përdorimi. Edhe ai i negociatorit të minutës së fundit i vitit 2017, edhe varianti revolucionar i dy viteve më vonë.

Lulzim Basha versioni 3.0 është një politikan “holandez” në kuptimin e vërtetë të fjalës, me pak stilim izraelit: i qeshur në kohë me diell dhe me shi, llafazan si askush tjetër, marramendës në shifra (aq sa i bën përshesh edhe vetë), ofrues i gjithçkaje dhe entuziast i pandreqshëm. Një shitës perfekt i ajrit!

Do të ndalojë të rinjtë që të ikin nga vendi, do t’u kthejë buzëqeshjen bujqve duke ju ulur çmimin e naftës, do t’u dhurojë çdo mëngjes nga një hamburger falas kalamajve nëpër shkolla, do të shkrijë akujt me Evropën në 100 ditë, si dhe të anullojë me një të rënë të lapsit të gjitha projektet e qeverisë aktuale!

“E ç’më duhet mua se çfarë mendoj unë”, ka qenë një shprehje legjendare e të madhit Shvejk. Ja, ky është modeli i Lulzim Bashës nr.3. Një model politikani që s’i afrohet askund liderit naiv të Çadrës që besonte se Ilir Meta ishte aleat i tij, apo kryetarit zëngjirur të vitit 2019, që lotonte sa herë që Sandër Lleshi hidhte gaz lotsjellës nga çatia e zyrës së Edi Ramës. Një njeri-android, i painfluencueshëm nga zhurmat që e rrethojnë, i pashqetësuar nga asnjë goditje para, anash ose ngado që t’i vijë.

I gjithë ky evolucion i species do të ishte perfekt, nëse nuk do të përballej me një problem të vjetër. Në fakt, problemin më të madh dhe të pazgjidhshëm të Lulzim Bashës: garën me të padryshueshmin, të pakorigjueshmin dhe të përhershmin Edi Rama. Një lider politik që në vitin 2017 e prekte në shpatull me delikatesë te dera e Kuvendit, duke i thënë me zë të butë ‘Erdha unë”. Ose që në vitin 2019 rrinte mbyllur në zyrë e priste me durim që dallga e tymit dhe shashkave të largohej nga Kryeministria, e që tani ka veshur edhe një herë brekushet dhe po bën të vetmen gjë që di të bëjë: të ngacmojë vëmendjen e shqiptarëve me një breshëri batutash, ngacmimesh e ironie nëpër sheshet e Shqipërisë.

Në fund të dy mandateve qeverisëse, me tërmetin dhe pandeminë mbi shpinë, Edi Rama s’e ka të lehtë as të buzëqeshë, as të bëjë të tjerët të venë buzën në gaz. E megjithatë të gjitha sondazhet konfirmojnë deri tani se partia e tij do të jetë të paktën forcë e parë politike pas 25 prillit. E pamjaftueshme për Ramën, që edhe kësaj rradhe është ai i dy, katër apo dhjetë viteve më parë. Një politikan provokativ, shpotitës dhe thellësisht ndarës për shqiptarët. E që kërkon sërish pushtetin, për të tretën herë rresht.

Ky është Rama që të gjithë njohin prej kohësh, që nuk di të jetë ndryshe dhe që as mundohet të ndërrojë lëkurë.

Një Ramë dhe tre Bashë janë emblema politike e dekadës që lamë pas dhe me gjasë edhe asaj ku jemi futur. Me përjashtim të tërmetit që mund të shkaktojë brenda PD ose PS rezultati i 25 prillit, pasojat e të cilit sot janë thjeshtë të paparashikueshme. Për të dy kalorësit e mësipërm.

6 komente në “Tre Bashë, një Ramë”

  1. Edhe une shume here i kame ber pytje vetes Kush eshte Lulzim Basha??? says:

    Edhe une shume here e kame pyture veten kush eshte Lulzim Basha??? Nje here eshte shume her me rridikale se vete Sali Berisha dhe ilir Mete. Nje her na shfaqet i buze qeshur dhe si Evropjane dhe si Hollanders. Te djegesh mandatet dhe te ikesh nga zgjedhjet veq nje her thone Ka ndodhe ne historine e botes pare nje 100 vjetve ne Italian fashiste.. hajde gje se kush eshte Lulzim Basha Nje njeri pa as lloje parimi ose use te veten se pse per Lidership nuk behet fjale fare mendoj une..

  2. likja says:

    Lulzim Basha eshte njeri pa shtylle kurrizore qe mbeshtetet tek shtylla kurrizore e degraduar e Sali Berishes.

  3. Tr says:

    BASHA ESHTE NJE MASHTRUES GRANDIOZ, QE E PERKRAHIN MILITANTE TE VOBEKTE JO VETEM NGA FINAZA, POR EDHE NGA TRURI. ME ATA FLUTURON ME PRAS, QYTET ME QYTET. I MERR ME VETE NGADO QE SHKON.
    ME VJEN SHUME KEQ, KUR SHIKOJ SOT, NE VITIN 2021, QE KA KAQ SHUME SHQIPETAR TEPER INJORANT, TE CILET E KANE MBESHTETUR SHPRESEN, E TE ARDHMES SE TYRE TEK BASHA. PO NUK E KISHIN ATA PD, BASHEN, NE DISA POSTE DREJTUESE???!!! CFARE MIRQENIE KISHTE POPULLI NE KOHEN E PD, PERVEC RRUMPALLES, DHE VJEDHJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE???!!!

  4. Taulant says:

    Lulzim Basha ( alias Sali dhe Argita Berisha ), eshte shpresa e gjithe vreshtareve te botes qe te nxjerin sa me shume rrush per “Konjak”

  5. Pilo Lala says:

    Luli eshte si puna e asaj rakise frutave 8 lekshe e Dash Shehit, , qe duhej ta pije me fund, dhe te mbyllje hundet, se vinte era qen i ngordhur.

  6. Pensionist says:

    Ta vrasesh nje popull dhe pastaj ta qeverisesh ate, eshtee pamundur!
    Shqiptaret duhet te kene te qarte se ky ish minister i brendshem, qe drejtonte operacionet nga kati 4 i godines se KM sebashku me kryeministrin dhe ish presidentin me katran te Shqiperise, vrane 4 demonstrues paqesor.
    Si ka mundesi, qe keta fytyre lyrosur me gjakun e pafajshem te fukarenjve te kerkojne qeverisjen e vendit dhe te sjellin ”ndryshimin”!? Nga keta nuk pritet asnje gje e mire. Sebashku ata jane garda e vjeter e dhunes nga injoranca dhe babezia per tu pasuruar, jane ish gangsteret ne qeverisjen e nje populli te vuajtur, qe i shkaktuan vendit luften civile, firmat piramidale, arratisjen e shqiptareve, shkaterrimin me spektakular te DREJTESISE, vrasjet e babezise te 26 jeteve ne Gerdec, faljen e trojeve shqiptare Greqise, vrasjet e 4 protestuesve paqesore, shkaterrimin e vjedhjen e prones publike, kultivimin e droges ne Lazarat, ndihmat e pakufishme me nafte e benzine kasapit te Ballkanit, Miloshevicit, duke sabotuar luften e drejte te UCK, vodhen zgjedhjet e 2009 dhe kurre nuk i hapen kutite e votimit etj.
    E dorezuan pushtetin ne 2013me arken bosh, rezervat e emergjences zero dhe gjate kohes ne ”opozite” jane treguar aspak nen nivelin e armiqve te Shqiperise.
    Ardhja e ketyre krimineleve ne pushtet do te thote hakmarrje, grabitje pronash, djegie e hipotekave, kadastrave, arkivave te universiteteve dhe shkollave, falsifikim deftesash, tjetersime dhe mbivendosje pronash dhe me kryesorja asgjesimin e Reformes ne Drejtesi.
    Ne krye te bandes qendron nje shqiptar, qe ka marre shtetesi hollandeze dhe gruaja e tij e ka lene shtetesine shqiptare. Keta nuk kane asnje lidhje me ceshtjen e perparimit dhe te ardhmes se shqiptareve dhe per kete flasin poshtersite e tyre.
    Bandat nuk kane pergjegjesi per jeten e publikut.
    Shqiptare te nderuar! Mendoni mire, vendosni dhe votoni!
    Edi Rama eshte sotpersot kryeministri me i mire, me punetor, me i perkushtuar per jeten e qytetareve. Pavaresisht fatkeqesive natyrore, qe kane rene gjate qeverisjes ne mandatin e dyte, ai ia ka dale! Siguroi financime te paimagjinueshme nga donatore e qeveri ne mbare boten, per te perballuar rindertimin e banesave te demtuara nga termetet e vitit 2019. Puna per eleminimin e pasojave nga termeti vazhdon me ritme te kenaqeshme. Ne perballimin e pandemise boterore te cowid 19 ka treguar nje monitorim model, ka siguruar vaksina dhe eshte vaksinuar nje pjese e mire e popullsise, duke lene shume vende te BE dhe te rajonit mbrapa dhe ka zhvilluar e zhvillon ne fushate elektorale te papare deri me sot, duke shmangur infektimet nga cowid.
    Per te gjitha keto si me siper dhe te tjera aresye shqiptaret kudo duhet te votojne PS dhe Edi Ramen kryeminister!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje