Lulzim, të mungon oferta!

19 Prill 2021, 09:12Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Dy janë arsyet kryesore që mendon opozita se Rama duhet të lërë pushtetin. E para ka lidhje me konsumin e mandatit të dytë. Pra i takon radha asaj të vijë, sipas një tradite ende të pashkruar të tridhjetë vjetëve të fundit.

E dyta ka të bëjë me korrupsionin që mbizotëron në radhët e qeverisë dhe administratës. Dhe nuk është se tek kjo e dyta e kanë shumë gabim. Vetëm se kanë një problem të madh.

Lidhur me ciklin tetëvjeçar është vërtet risi që Rama të marrë një mandat të tretë. Por nuk ka asnjë tregues që popullariteti i tij ka rënie. Nuk është ndonjë çudi pasi kundërshtari përballë është pa ofertë. Ndodh në SHBA, Gjermani, Hungari që pavarësisht problematikave qeveritare, mbajtësit e pushtetit janë më të pëlqyer se sfidantët edhe pas dy mandatesh. Asnjë sondazh sado dashakeq nuk e nxjerr Ramën të dytin.

Pavarësisht diversionit që përpiqet të bëjë kundërshtari se tjetër gjë është rilindja dhe tjetër socialistët, e vërteta është që socialistët kanë fytyrën e Ramës. Tashmë Rama është udhëheqësi më jetëgjatë i së majtës pas Enver Hoxhës, kështu që e ka plazmuar këtë parti me fytyrën e tij. Dhe do ta ketë për shumë kohë të tjera. Dhe as socialistët nuk është se kanë ndonjë problem me të. Mirë apo keq, ai po i mban në pushtet.

Por as shqiptarët nuk duket se kanë ndonjë problem të madh. Akuzat e opozitës mbi korrupsionin qeveritar të nxjerra nga raportet e KLSH-së të Bujar Leskajt nuk është se zënë shumë vend.

E dyta ka të bëjë me ofertën e opozitës. Oferta e saj mbetet e vjetruar. Janë të njëjtat figura që u dënuan tetë vjet më parë për keqmenaxhim dhe korrupsion. Aty ligjin vazhdon dhe e bën Berisha. Le t’i kursejnë përbetimet se nuk është e vërtetë. Aty askujt, ende, nuk ia mban të qortojë këtë njeri edhe për gabimet që ai vetë i ka pranuar. Madje as Patozi, Topalli e Murrizi nuk guxojnë ta kritikojnë, megjithëse kanë dalë më vete. Përkundrazi, pretendojnë trashëgiminë e tij.

Basha vetë as që bëhet fjalë. Por siç mori përsipër meritën për vizat, të paktën të kërkonte falje për 21 janarin, për detin dhe Rrugën e Kombit me 22 milionë euro për kilometër, rekord ky ende i pathyer.

Shqiptarët kanë problem me ofertën përballë, e cila nuk ngjan aspak se do të lindë shpresë kundër korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë. Të paktë figurat makute të tetë vjetëve më parë dhe shfaqjet e presidentit nuk premtojnë aspak një ardhshmëri më të begatë për shqiptarët. Ndaj Rama ndihet i qetë.(Dritare.net)

6 komente në “Lulzim, të mungon oferta!”

  1. Kozmo says:

    SOT RAMA NUK KA ASNJE RIVALE, DEMOKRACIA NE SHQIPERI NUK MUNGON, NATYRISHT, QE SIMPATIZANTEVE TE PD I MUNGON RRUMPALLA, VJEDHJA E ENERGJI SE ELEKTRIKE, NDERTIMI PA LEJE ETC, ETC.
    SHUMICA E QYTETAREVE JANE TE KENAQUR ME PUNET, ME RILINDJEN URBANE, SOT NE CDO QYTET TE SHQIPERISE KA NJE NDRYSHIM SHUME TE MADH NGA KOHA E SALES. RAMA VURI DORE NE KETE SHTET, DUKE HAPUR DYERT E TURIZMIT, KA BERE SHUME PUNE, LISTA E PUNEVE TE KESAJ QEVERIE ESHTE SHUME E GJATE. KEMI SHUME BESIM TEK KJO QEVERI E CILA TE GJITHA PLANET I KA NE PROGRES.
    I UROJ NJE FITORE TE FUQISHME PS ??

    1. Ushtaraku says:

      Po pse mo tano si ty jane te gjithe qe u vjen oferta nga dritaraj e hapur e shoiriti tuaj te dhjere per te bere edhe bytha jote tv!!! Nga cadra e bashes kalove tani tek ombrelala e rames kodosh! Njeri me parime je qerata! Ju jeni e keqja me e madhe e kesaj shoqerie! Por pftyresia ste le pa gje joo!

  2. burri im tregoj se eshte me i afti nga gjithe Politikanet e Shqiperise ,
    ne 10 -vjet Politike ndertoj Vilen 350 Miljon gulden . ktu ne Utrecht dhe 4 -Vila ne Shqiperi .
    Nqs ju shqiptare ,popull idiot ,nuk arrini te kuptoni aftesite e bashesh , provojeni edhe do ju befasoj :
    Nqs ju e beni KM ,do ndertoj Dyfishin e Vilave qe ndertoj kur ishte ne Pushtet ,
    ato apartamentet qe kemi ne Tirane qysh nga koha kur ishte kryetar Bashkie i Tiranes ,
    nuke duam me do ta falim per bamiresi .(kush jeton mo ne apartamente ) do ndertojne edhe Resorse Turistike ,
    dhe do leme te pushoni ju te gjithe qe na jepni Voten falas dhe do ndertoje edhe Vila te Vogla pa pishin ,per ata militante ,
    qe bertasin me shume rruges dhe medieve (si bojn patronazhet e Rames ) .
    —————————–
    Pra oferta e bashes eshte aktuale ,le cfar thon analistet e Rames . Do punojme per ju ,per popullin .
    Do thote dikush perse nuk e bere kur ishe ne Pushtet ? – basha donte edhe ateher te ndertonte me shume Vila ,
    qe ju te gezoheni se ku jetojme ne shqiptaret sot ne Vila ,jo si ne komunizem dhe si thashe ,
    nuk do vrasi me protestues para Kryeministrise ,sepse i ka dhen fjalen zojes Kim , nuk do ti Fali me Dete -Greqise ,
    vetem ate qe i fali me berishen Bakojanit ,
    taxat do ja u rrisim vetem 3-vitete e para ,sepse duhen ndertu Vila e Resorse per ju dhe keshtu do jetojme si ne Europe .
    Faleminderit per besimin .basha ju don fort ,te gjitheve ju qe gezoni per Vilat tona .
    Rama s’eshte politikan ,nuk ka ndertuar asnji Vile ,por nji bunker .Nuk ka stil eshte Komuniste hahahahah

  3. Ano says:

    Kushdo te vije aty gjiriz do jete dhe nja 30 vjet….Korruption, nepotism,bajraktarizem,zona te tera te drejtuara nga I pari fisit….ne BE mbas 40 vjetesh minimumi….por ju jeni mesuar keshtu ndaj nuk perben problem…me shume ngjani me Turqine …..

  4. Pensionist says:

    Shkrimi eshte i drejte, por ne lidhje me vrasjet e 21 janarit 2011 dhe abuzimet ne te gjithe postet, qe ka mbajtur luluzim katrani, duhet te ishte ndeshkuar nga drejtesia me burg. Si guxon e ben propagande e kerkon vota nje njeri me njemije pislleqe ne fytyre?! I pamoralshem, i lig ne mes te te liqve, i paafte dhe me akuza penale.
    Nje tjeter gje eshte e papranueshme, duke krahasuar socialistet e Edi Rames ne pushtet me pushtetin e gjate te Enver Hoxhes. Enveri i qeverisi te gjithe, paperjashtim, ndersa sot nuk mund te hiqet nje paralele per te dy. 36 vjet pas vdekjes se E. Hoxhes ne Shqiperi lulezojne partite politike dimer dhe vere, konkurenca kapitaliste eshte ne gare dhe prona publike ia ka lene vendin asaj private, e cila eshte bere kucedra, qe ha njerez dhe nuk ngopet per shkak te ligjit kriminal 7501…
    Edi Rama meriton mandatin e trete per punet e mira, qe ka bere.
    Ata, qe kerkojne pushtet per ”ndryshim” jane xhaqetat e vjetra: saliu, ruli, xhozi, mustafai, patozi, paluka, noka, medihi, lulziu, shehi, shto ketu edhe prokurore dhe gjyqtare te korruptuar perjashtuar nga wettingu, qe i jane bashkuar opozites. Cfere dryshimi do te na sjellin keta vrases?
    Ta vrasesh nje popull dhe ta qeverisesh ate, eshte e pamundur!

  5. REALPOLITIKA says:

    REALISTI
    Situates aktuale nuk ke çfare ti shtosh asnje fjale. Ky eshte nje pershkrim realist dhe PER SA KOHE Edi Rama do te kete perballe nje opozite te lodhur qe nuk del dot nga kthetrat e Doktor vdekjes dhe serbit Berish ne Shqiperi nuk pres ndonje ndryshim renjesor ne ecurine e vendit kryesisht ne administrate dhe ne lufren kunder korupsionit pasi bindja IME eshte SE Sa me dobet opzita aq me e keqe qeverisja dhe veç kesaj te besuari e Rames neper digastere po promovojne dhe caktojne ne poste drejtuese militante = injorante te PD-se duka ja nxire jeten socialisteve te ndershem dhe kjo ka dy shpjegime:
    1 ose kane mare udhizime nga Rama per keto veprime (dhe arsyet i di Ai)ose ja punojne Atij mbrapa kraheve
    2-ose keta paguajne ryshfete te majme siç jane mesuar te ngjisin shkallet e karieres ; dhe kur vjenpuna ke leket nuk shihet bindja por trashesi e portofolit dhe ne keto kushte : Njerezit e ndershem nuk kane ku te ankohen sepse po u ankove te drejtuesit te shtypin ; Po u ankove ke opozita ata te vrasin per militantet e tyre tashme te promovuar NGA TJA MBAJE I NDERSHMI???????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje