Nga Astrit Patozi
Voto me zemër, por duke vënë në punë arsyen. Zgjedhjet nuk janë një ndeshje futbolli, për të cilën emocionet zgjasin vetëm 90 minuta. Ato janë një lojë shumë serioze, ku gabimi kushton të paktën 4 vjet.
Shqipërinë nuk e ndryshojnë dot fanatikët e partive, jo vetëm për faktin se janë pak. Por mbi të gjitha se ata kryesisht janë masha e kryetarëve të përjetshëm për ta ruajtur të paprekur mbretërinë e korrupsionit, arrogancës, padrejtësisë dhe abuzimit me pushtetin.
Sado i mërzitur të jesh me kënetën politike, nuk e ke luksin të qëndrosh të shtëpi. Ti nuk mund t’ua dorëzosh të ardhmen e familjes tënde atyre, që do të gëzohen nga mungesa jote në zgjedhje.
Ndiq bindjen tënde dhe do të kuptosh se 3 të parët, që sundojnë prej shumë vitesh Shqipërinë, janë njësoj.
Ndaj voto numrin 4, Bindjen Demokratike!

Po sigurisht. E ndrite ne PD si Zhelefina dhe tani hidhni zarat per ndonje karrige deputeti ti merrni peng partite kryesore.. Nje bicim shpk-je si leshelija..
Po mor zotni, po. Po ti a nuk ke qene pjese e njerit prej te treve, te njerit qe i ka nxire jeten ketij populli?! Ti me znj.Topalli perfaqesoni levizjen per ndryshim me bindje! Cfare humori!