Ftesa e Ramës për bashkëpunim, virtyt i munguar

17 Prill 2021, 18:53Blog TEMA

Nga Pajtim Bello

Hera e parë që në kulmin e konkurencës për fronin e kryeministrit, nga kryeministri aktual të dëgjojmë ftesë drejtuar konkurentit për bahkpunim pas zgjedhjeve.

Në politkën shqiptare është ngjarje që nuk pritej. Si e tillë, ftesa, ra si rrufe në qiell të hapur; trazoi jo vetëm opinionin publik majtas e djathtas por më së shumti botën mediatike e politike.

Siç e kemi zakonin, më shumë u hamëndësua për ndonjë hile të kryeministrit në vend që të merrej mundimi të vlerësonim ftesën si akt që mund të hapte një faqe të re jo vetëm në politikën shqiptare por në historinë e vendit. Ftesën qëllimisht e leh’tuan, për ta nxjerrë jashtë diskursit që meriton.

E goditën qysh në embrion, nuk i lanë kohë e hapsirë të mëkëmbej dhe të shikonim kush ishte: e bukura apo djalli?! Kjo ftesë nuk do të mundësontë vetëm kapërcimin e ndasive pas vitit 1990, por edhe të ndasive të mëpërtejmë në historinë tonë: para vitit 1990, para vitit 1944… dhe më thellë nuk di se ku mund të ndalemi.

Në historinë tonë ndasitë nuk janë kapërxyer asnjëherë. Ndasitë janë palosur e mbivendosur na kanë ngujuar në llogore të ndryshme duke rritur urrejtjen ndaj njeri jetrit. Ne jemi sjellur me hile, jemi treguar burracakë, kemi mbyllur sytë dhe jemi bërë me më të fortin. Pasojat e një sjellje të tillë janë fatale, i kemi vuajtur, i vuajmë dhe do ti vuajmë. Kemi parë se si pala fituese ka tërhequr zvarrë humbësit në vend të shtrinte dorën e pajtimit.

Duhet gjetur guxim e burrëri që të kapërcejmë ndasitë dhe kjo e ka një nisje; si në të gjithë kombet e tjera që i kanë hyrë rrugës së qytetërimit. Përse kjo ftesë, virtyt i munguar, të mos ishte një shans për të nisur një proçes historic të vështirë por të domosdoshvm siç është kapërcimi i ndasive? Duhej dikush ta bënte dhe këtë e bëri Edi Rama.

Përse duhej t’ia përplasnim mbrapsht në fytyrë, në vend që ti hapnim rrugë një proçesi që aq shumë na duhet por na ka munguar?! Sa keq që edhe një ftesë e tillë u pa e vlerësua nga vend ngujimet e vjetra përmes xhamave të dylbive dritë vrarë..

Disa thonë se nuk është momenti i duhur, sikur ata e dinë momentin e artë!.. Të tjerët shigjetojnë se autori i ftesës nuk është njeriu i duhur, por nuk na thone se nga kush është e nga do vijë ky alien?! Maska, skuthllëqe dhe rrëshqitje që shkojnë përtej domethënies së tyre!

Kujt i inetereson një reagim i tillë, shumë i shpejtë, shumë kritik, dyshues dhe përçmues pa një analizë të motivuar nga interesa kombëtare? Ne shqiptarëve jo e jo. Mbase egos për pushtet dhe kjo pa dyshim që është e keqe, por gjithësesi një e keqe më e vogël se disa të këqija të tjera.

Kapërcimi i ndasive sot është më i domosdoshëm se kurrë, është kërkesë historike dhe e dorës së parë. Dyshoj shumë në qëllimet e atyre që e anatemuan këtë ftesë. Koha do të provojë e flasi dhe jo shumë vonë

4 komente në “Ftesa e Ramës për bashkëpunim, virtyt i munguar”

  1. N.Mehmeti says:

    Koplimente Pajtim!
    Ti ke qene gjithnje nje njeri qe ke per Perendi A R S Y E N,
    L L O G J I K E N….
    Por fatkeqsisht ne Shqiperi jane shume ata qe spektrin politik e shohin vetem bardhë e zi…
    Kujtoj, ne mbeshtetje te ides se shkrimit tend, nje vizite te politikanit te shquar anglez Toni Bler…Po vizitonte Elbasanin, i veshur thjeshte dhe me menget e kemishes te perveshura, i drejtohet ish Kryeministerit P.Majko:
    – Ju shqiptatet duhet te shikoni me shumë
    ÇFARE JU BASHKON
    DHE JO ÇFARE JU NDAN…
    (Pershendetje ish shtudenti im i respektuar…)

  2. I gjati nga shtati says:

    Kjo ftesa e Ramës, ishte ftesë për një MUKJE të dytë, dhe për më tepër, nga vetë Rama, që është në krye të Qeverisë, me gjasa edhe nja KATËR mandate të tjera si RAMË KRYEMINISTËR, por edhe më vonë, pa lëvizur nga drejtimi i qeverisë nga socialistët.
    Shoku Sali Berisha, si nxënësi dhe trashëgimtari besnik i shokut Enver HOXHA, denoncoi këtë MUKJE 2, në vazhdën e MUKJE 1 gjatë luftës NACIONALÇLIRIMTARE. Nuk mund të bashkëpunohet me socialistët, etj, etj, pordhë me rigon made i PLEPA…….
    Kaq sa për kujtesën historike, për rininë e sotme, të përsërirjes së ngjarjeje.

  3. Konjak says:

    Edhe nese do te zinte meraku per ndasite e shqipetareve te drejt do te kishit , por pikerisht ne kete moment te trazuar , nuk besoj se do merren si te sinqerta , ftesa nga z Rama , per bashkpunim paszgjedhor . Po keshtu nukse do pritet me besim nga lexuesi edhe arsjetimi juaj , se ftesa ishte dashamirese dhe e sinqert ; jo per zakonin mosbesues qe na karakterizon neve , por per faktin se ftesa behet 7 apo 10 dite para dites se votimit . Ne periudha te nxehta edhe ne politike , zakonisht perdoret kupa me helm , jo kupa me mjalt . Keni dash te shkoni shume thell ne hietorine e ngjarjeve ndershqiptare , duke gjetur melhemin , — ftesen per ” bashkepunim” te z Rama– , qe do sheronte plaget e marra nga njeri tjeteri , vetem nga mosbesimi dhe dasite , jo vetem ekonomike por edhe per krenarine boshe , apo sjelljen Donkishoteske te shume shqipetareve . Keto ftesa , do mirreshin si te verteta dhe fitimprurese , nga cilido lider qe do te merrte inisjativen , qoft KM qoft nga KO ; Por ne kohe te pershtateshme , kan pasur se paku 5 vjet per te bere thirrje per bashkepunim .
    Mendojse duke dashur te paraqitesh si lider virtuoz e largpames KM , — me ” ftesen ” per bashkepunim — , e demtoni ; Ne vend ti vendosni Vetulla i nxirrni Syte .

  4. hosi says:

    Skepticizmi, mosbesimi na kane frenuar dhe na kane mbajtur te ndare, peng te se shkuares. Te besojme nje here ta haje dreqi, te guxojme e te tentojme se mbase ia arrijme permes nje procesi te veshtire. Hosi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje