Përse PD-ja thirri në ndihmë Aleksandër Vuçiç në javën e fundit të fushatës?!

19 Prill 2021, 13:39Blog TEMA

Nga Ylli Pata

Në këtë muaj të fushatës elektorale, realisht PD-ja e ka humbur debatin publik me Edi Ramën.

Nuk ka mundur të jetë protagoniste apo të udhëheqë diskutimin në të paktën një nga argumentet e saj politike, apo ajo që quhet ofertë zgjedhore.

Ka humbur përballjen në formën e organizimit të show-ut elektoral, nuk ka arritur në asnjë ditë që të tërheqë vëmendjen dhe të dominojë debatin mbi përmbajtjen e ofertës politike, e natyrisht e humbi dhe duelin e profilit njerëzor të liderit ku Basha e Rama garuan në dy emisione konkurente të trajtimit të butë të intervistave personale; Rama tek Manushi në emisionin “E Diell” dhe Basha me bashkëshorten tek “E Diela Shqiptare”, me Ardit Gjebrean.

Dhe pikërisht duke parë këtë shproporcion, ju kthyen asaj që dinë të bëjnë më mirë; fake news-in politik apo keqinformimin dhe përdorimin e tij për arsye elektorale.

Dhe hodhën në fushë Aleksandër Vuçiçin, presidentin e Serbisë, të cilin e sollën si aleat të PD-së në fushatë.

Në një intervistë që Vuçiç dha në televizionin B92 të Beogradit, foli edhe për zgjedhjet e Shqipërisë, ku presidenti serb i dha dy karta të forta PD-së.

Njëra ishte që PD ishte vetëm dy pikë larg PS-së, që tregon se Vuçiç i beson sondazhit që ka publikuar media e familjes Berisha, dhe jo mediat e tjera, ku diferenca është të paktën 9-10 pikë para.

Por si Vuçiç mund të ndërhyjë në fushatën elektorale në Shqipëri, kur nuk e ka bërë atë në Kosovë?

Edhe një më i painformuari në politikë e di se çdo endorsement që Vuçiç do të shpalosë, do të ketë efektin e kundërt, gjë që nuk e ka dhënë realisht, duke ju referuar asaj pjese që mediat e opozitës kanë publikuar në fillim me audio, pastaj në video.

Vetë televizioni B92 në portalin e tij, nuk ka publikuar asnjë frazë prej kësaj pjese, pasi nuk ka qenë e rëndësishme.

Pasi në fund të fundit, thelbi i intervistës ka pasur objekt diçka tjetër, por nëse do të merrej si argument, do të duhej të analizohej.

Linku që B92 ka publikuar intervistën e Vuçiç nuk ka asnjë frazë për zgjedhjet në Shqipëri, e nëse e marrim kështu, e vetmja pjesë nga këto zgjedhje është reklama për PD-në, listën e Tiranës, e konkretisht për Vangjel Dulen.

Megjithatë kjo nuk është një nismë e qeverisë së Beogradit për të mbështetur Vangjel Dulen, edhe pse serbët i konsiderojnë grekët aleatë.

Nëse Serbia do të mbështesë ndonjë forcë politike në Shqipëri, ajo do të duhet ta sulmojë, që ajo të fitojë pikë.

Vuçiç ka sulmuar ashpër Albin Kurtin e Vjosa Osmanin para zgjedhjeve të Kosovës, e në fund Kurti e bëri ministër Goran Rakiqin, kreun e Listës Serbe.

A është Kurti, një aleat i Vuçiçit? Jo natyrisht, pasi me Kushtetutë në qeverinë e Kosovës, duhet të ketë një pjesëtar të pakicës serbe që është e para në zgjedhje.

Politika, është më e komplikuar se kaq.

Logjika e lojës me Vuçiçin është një rikthim në politikën e vjetër të PD-së, kohë kur Sali Berisha në vitet 90 deklamonte se është për bashkim kombëtar dhe PPSH e ka shitur Kosovën.

Sali Berisha ka qenë president dhe kryeministër i Shqipërisë në kohë kyçe. Në kohë kyçe për Ballkanin.

Sali Berisha kur ishte president i dha hapësirë furnizimit me naftë dhe jo vetëm të Unionit Serbi-Mali i Zi, madje me marrëveshje ndërshtetërore, duke thyer embargon e OKB-së.

Në vitin 1996, Sali Berisha i hoqi mbështetjen Ibrahim Rugovës, dhe në vitin 1998 kërkoi që delegacioni shqiptar në Rambuje të mos e firmoste marrëveshjen me SHBA dhe vendet e BE-së.

A ishte Sali Berisha një tradhtar? Disa mendojnë po, e disa mendojnë jo, por Berisha mbajti një qëndrim të kundërt me qeverinë e atëhershme të Tiranës, që ju bashkëngjit komunitetit ndërkombëtar.

Megjithatë, nëse i kthehemi taktikës së PD-së në vite, fake news-n e ka pasur taktikë të saj.

Në vitin 1992, kur PD-ja e kishte të sigurtë se do të fitonte zgjedhjet, nxori çështjen e të famshmit John McCgow, i cili tha para zgjedhjeve se kishte parë të lëvizte ari shqiptar në Zvicër, por kur erdhi PD në pushtet nuk u mor asnjë ditë me të. Praktikisht rezultoi një fake news bombastik.

E kjo vijoi edhe në zgjedhjet e mëvonshme, si gjatë 1996-s, gjatë 1997-s, e me radhë.

E mbani mend kur në çdo zgjedhje PD-ja bërtiste fitore përpara se të niste numërimi i votave?

E kur festa niste përgjithësisht në seli, e më pas situata ndryshonte kur gjerat ishin vërtetuar. Që nga referendumi i Kushtetutës së 1994-s e më tej?

Që të jemi të qartë; Vuçiçit i intereson një qeveri stabile dhe të fortë në Tiranë, apo një qeverisje të dobët dhe me probleme?

Në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi, ku Gjukanoviç humbi për një votë në Parlament, Vuçiç kontrollon shumicën qeveritare dhe madje po kryeson përpjekjen për të shkarkuar kryeministrin Zdravko Krivokapiç, vetëm e vetëm se ky i fundit ishte njeriu më i afërt i Metropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije, që vdiq nga Covid 19-a.

Armiku më i fortë i tij në Mal të Zi është përkrahësi më i fortë i Perëndimit e i NATO-s, i cili po, është përkrahur hapur edhe nga Edi Rama e Zoran Zaev.

Por opozita shqiptare ishte një kundërshtare e fortë e Gjukanoviçit, thjesht e vetëm se Rama doli në përkrahje të Milos.

Sot qeveria e re proserbe e Podgoricës ka hartuar një ligj, që i jep shtetësi të gjithë serbëve që thjesht kanë jetuar dikur në kohën e Titos në Mal të Zi dhe rrëzon të gjithë puzzlen gjeopolitik të këtij shteti të vogël.

E këtu bashkëfajtor është bërë Dritan Abazoviç, i cili është takuar dje me një emisar të Ilir Metës në Podgoricë.

Kush është tradhtari këtu? Partitë shqiptare në Mal të Zi e cilësojnë Abazoviçin si një njeri të Beogradit, një person që kërkon të zhbëjë ekuilibrin etnik të këtij shteti anëtar të NATO-s.

Një tezë që Vuçiç dhe aleati i tij Daçiç e përsërisin çdo ditë që nga zgjedhjet e 30 korrikut të vitit të shkuar.

Atëherë kush është realisht aleat i Vuçiçit në Tiranë?

Besoj s’do shumë mend e kalem..

19 komente në “Përse PD-ja thirri në ndihmë Aleksandër Vuçiç në javën e fundit të fushatës?!”

  1. Partia says:

    Uahahahahaja,o patoko uahaahajahajajajaja, po si mer deri dje lartmadhnia e thirrte Sandri, minishengeni, tani e thirri Berisha. Uahahahahahahaha, tik, tak, sot i javë, bie rehat dhe ti.

    1. Dani says:

      Aleksandra Vuqiqi done shume se ne Tirane dhe ne Prishtine te ullheqin njerze qe jane te pa afte dhe qe jane Kunder perendimi dhe si do Mose Kunder Amerikes siqe eshte familja mafjoze e Sali Berishes dhe ilir Meta se pse Lulzim Basha eshte kote kukulle I tyre. Por une mendoj se Shqiptaret Jane shume her me te zgjume seq mendone Vuqiqi

    2. Te votosh Lulin duhet te jesh me te ...meta-mendore.... says:

      Minishengeni….nuk eshte veper e Rames apo Vucicit….o militant gjysem-analfabet i Sali hajvonit….por nje ide eEEuropes…prandaj mos “ha” shume kur je “poc” nga keto pune…se kush do te “bie” rehat javes tjeter…..ajo do te shikohet…..neqoftese shqiptaret votojn Lulin per Kryeminister dhe tutorin Sali….atehere i kane hallall….vautjet…varferin…emigrimin…e poshtrimin….se eshte popull rrote kkkkk….Rama do te ishte….e keqja me e vogel…..kurse Luli i Saliut.
      ….Katastrofa e Kombit…..

  2. Titi says:

    Serbet e dine qe ne e dime qe armiku me I madh I shqiptareve eshte Serbia dhe n.q.s do ndihmonin ndonje force politike apo njeri te tyren ketu ( do ishte invitet te mendonin qe nuk kane) do e benin duke e sulmuar ate.
    Perfundimi I arsyetimit eshte I qarte !

  3. ERI says:

    FUTJA KOT HAJT SE PO BEJME ARTIKULL

  4. lenci says:

    Njerezit pa dinjitet si ky Patoku jane per ne Portokalli! Vucic tmerrohet nga fitorja e opozites sepse ka frike nga Shqiperia etnike. Bashkimi i shqiptareve e tmerron. Kurse Patoku thote se Basha e perdori Vucicin, nderkohe qe dihet se Rama eshte ne nje uturak me te.

    1. Kerma plak i Vicidolit says:

      Duhet te jesh maskara e i pa cipe fare te flasesh si ti ” @lenci ” !

  5. Toni says:

    Sa qeka lodhe autori i shkrimit per ta nxjerre Sandrin, sic e therriste Vucic-in Rama, me PD-ne.
    Por eshte me e mundshme qe Rama te jete me PD-ne, se sa Vucic-i.
    Ju paska plasur keq kjo deklarate, me duket.

  6. Nje qytetar neutral says:

    Pate ky artikulli jot eshte si puna e asaj: Une e di qe ti e di qe une e di qe ti e di, se po mos ta dija une qe ti e di qe une e di qe ti e di, atehere ti nuk do ta dije qe une e di qe ti e di qe une e di, prandaj mos bej kot sikur e ti di qe une e di qe ti e di.

  7. Skrapari says:

    Shyqyr qe u doli gjumi ! Ka dy dité qe serborusi ka dal hapur nê mbêshtetje té klanit serb , té udhêhequr nga dyshja berisha-basha , dy njerzve qe punuan aq shumê kundra uçk dhe ndimuan né ngritjen e aktakuzés qé çoj né hagê komandantët e luftês! Deklarata se sondazhet e rusit i nxjerin kok mê kokê berishén dhe ramén ështê njê thirrje pêr pérplasje mbas 25 , kurse shashka tymuese se berisha na qënka pêr “shqipêrin e madhe” ka pér qêllim té godas edi ramên dhe tê çojé ca vota “injorante” pér berishén !.

  8. gjyshi says:

    Vuçiç është finok, nuk është budalla. Ai në Tiranë do “përkrah” Edi Ramën se kështu realisht përkrah Bashën e Metën (lëxo:Berishën).
    Besoj shumë se edhe shqiptarët nuk janë budallënj dhe dinë ta “lëxojnë” mesazhin “përkrahës” të Vuçiçit për Ramën…

  9. Lil says:

    Sepse PD eshte mesuar me Babalet I pelqen shume te sajojee gje per te marre pushtetin!

  10. Vuco Pasha dhe fansi i tij Ram jevgu says:

    “Tek Edi Rama Serbia ka gjetur partneritetin e duhur, PD e drejton akoma Sali Berisha ”
    Fjale te thena nga Edi Rama, fjale te thena nga Aleksander Vucic !
    Eh sikur te gjithe shqiptaret te budallallepseshin si Pata e ta shihnin Serbine si perkrahes te PD, edhe kur Presidenti serb flet me fjalet e Rames!

  11. Ramsi i pari KM shqiptar ne Beograd pas 70 vitesh says:

    Fale gazetave tjera, u be e mundur te lexohet nga kushdo deklarata e presidentit serb Vucic.
    Gazeta TemA nuk e boton ate deklarim te Vucic, ku qarte fare ai tregon mbeshtetjen per Edi Ramen.
    Botojeni deklaraten e Aleksander Vucic, pastaj do qeshin te gjithe me Paten e mjere.

    1. Plaku # 2. says:

      Ti Ramsi je idjot, ose hiqesh si shejtan budalla. Domethene ti ben ate qe te thote armiku yt? Ti I beson Vuciqit apo ashtu ta do puna? Po ato shprehjen e vjeter se armiku i armikut tim eshte miku im a e di ti? Ky ekuacion me 3 te panjohura zberthehet keshtu: armiku(Vuciqi) i armikut tim(Saliu) eshte miku im(populli shqiptar. Pra or koketrash shqiptar, Vuciqi ben diversion ne zgjedhjet tona. Duke ditur qe ai eshte i urryer ne Shqiperi, ben sikur eshte armik me Saliun qe ne te votojme per Saliun nga inati per Vuciqin. Vuciqi llogarite qe kokebosheve tu mbushe mendjen te votojne per Saliun sepse ai eshte “armik” me Vuciqin… Me keqja ne kete valle tango te Sali Berishes dhe Vuciqit eshte se Sali Berisha hapur punon sipas skemes serbe. Vuciqi ne interviste deklaroi se sondazhet tregojne se PD dhe PS jane afer, Pra ai nen shembullin rus ne Amerike, ben diversion qe te ndihmoje saliun(pra PD). Mua ma ka enda te te them qe ti je naiv dhe jo shejtan budalla. Te njejten loje Vuciqi ben edhe ne Kosove, kur “kritikon” Kurtin dhe Vjosen sepse nuk duan te bisedojne me ate qe hiqet si “moderator”. Dipllomacia or tutkun eshte pak me e komplikuar se llafet. Aq me e veshtire eshte per ata qe genjehen nga llafet e armikut shekullor. Pale per te flour per spiunazhin. Ti nuk paske haber fare se si UDBA punon. Ti nuk shikon se cfihet nen veprimtarine e UDBES, por beson deklaratave zyrtare te tyre. Idjot tipik shqiptar qe serbet thone: Shqiptaret jane aq budallenj sa po tu thuash qe kjo vrima ne mur eshte pith, ata fusin karrin. Tashme e kuptoj se ata kane te drejte….

      1. Ramsi i pari KM shqiptar ne Beograd pas 70 vitesh says:

        O Plako dopio! Shko mor derdimen e lexo deklaraten e Aleksander Vucicit tek te gjitha gazetat shqiptare, se TemA nuk e boton!
        Dhe e di pse jo.:? Se kerkon te mbaje me rrena budallenj si ty.
        Shko e lexoje Plako ate c’ka ka thene Vucic, shko! E ka realisht gazeta me e lexuar shqiptare PANORAMA.
        Ajo mbase ta shperlan trurin e baglosur nga TemA.

      2. Satër says:

        Pse lodhesh me”gencat” ! Vuçiqi i rusisé i ka fut né sobé pér ti pjek dhe “gencat” “dehen” nga vera né tavê !

  12. Tropojani says:

    Duket qartë rakordimi i perbashket i spiunit Sali Berisha dhe Lulzim bashes me U. D. B. Jugosllave në këto momente të rrumujta siç janë zgjedhjet në çdo vend të Ballkanit. Me këtë frazë Vucic ka hedhur tamam helmin me qitie të larget dhe të menduar shumë mire nga te dyja palët si andej dhe këtej kufirit.

  13. Kerma plak i Vicidolit says:

    Duhet te jesh maskara e i pa cipe fare te flasesh si ti ” @lenci ” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje