Patronazhisti, e ç’a pastaj?

19 Prill 2021, 10:56Blog TEMA

Nga Ermir Hoxha

Personalisht do isha kurioz për treguesit rreth meje të patronazhistit nga database e PS-së për të parë se si perceptohem te ata teksa vij nga një traditë e djathtë familjare prej persekucionit komunist, nga një mpleksje e dikurshme me PD-në si aktivist i saj, por njëherësh si një njeri që PD-në e konsideron si një shëmti politike. Vetëm kaq. Sepse tej kësaj nuk ka asgjë për të më shqetësuar.

Paralelizmi me të ashtuquajturit hafije sigurimi apo fuks të dikurshëm në komunizëm, është një idiotizëm me brirë. Sepse në finale, perceptimi i një forcë politike ndaj meje, mbi qëndrimin apo shijen politike, ka zero efekt në jetën time. Si ta dija e si mos ta dija se ndodhem në një database force politike, në jetën time nuk ndryshon asgjë, aq më pak për keq.

Kur dikur një koleg gazetar do më thoshte se atje ku ai bashkëpunonte, te shërbimet sekrete (SHISH), e kishin pyetur për mua, nuk u shqetësova aspak. E kishin pyetur pasi kishin hasur emrin tim në celularin e një personi të marrë në pyetje në një shtet x fqinj. Dhe nuk u shqetësova aspak për më të thjeshtën arsye, se jeta ime është larg, shumë larg çdo implikimi, i çdolloj natyre qoftë.

Megjithatë, vetëm në këtë rast ka diçka për t’u shqetësuar. Ndërsa te database i PS-së është gjëja më e natyrshme që mund të ndodhë, gjithnjë nëse marrim në konsideratë metodat klasike të një force politike për të zotëruar dijeni mbi kahjen e votës në elektorat.

Nëse dhe PD e ka një database të tillë, nuk ka asgjë për t’u befesuar. Nëse nuk do e ketë, po. Tregon se është shumë pas në metodika politike në raport me elektoratin.

Vetëm në një rast do ishte shqetësues ky database, nëse aty t’i përshkruhesh me cilësime që nuk i ke. Kjo po, do ishte cenim dinjiteti. Por aty nuk thuhet se ç’person je, pusht, legen, apo e kundërta, xhanan njeri; aty thuhet se ti mund të jesh në këtë apo pozicionim politik.

Kjo mund të ndodhë haptazi, mund të ndodhë dhe në mënyrë okulte, si në rastin e database-it. Por kjo diferencë mes të dukshmes dhe të padukshmes, pra publikes me okulten, nuk përbën ndonjë thelb negativ për t’u trembur apo frikësuar nga ndonjë diçka, që më pak për t’u ndjerë i fyer. Sepse nuk është përgjuar as jeta private, por thjesht, nga lënda publike e çdo personi, gjurma e tij që ai lë në vatrat e zakonshme të aktivitetit të përditshëm, është përcaktuar një perceptim mbi shijen politike.

Ç’a problemi ka këtu? Ç’a problemi ka nëse unë perceptohem si demokrat e socialisti vjen të më mbushë mendjen të mbajë kahjen e tij? Bujrum! Edhe e kundërta po të njëjtën përgjigje meriton. Madje jam i prirur t’i respektoj të dyja palët në këtë inisiativë, për të respektuar në finale misionin e tyre politik. Janë në të drejtën e tyre të jenë patronazhistë, siç jam unë në të drejtën time t’u bindem ose jo.

Kaq është e gjitha. Çdo gjë tjetër është sajimi i mitit të radhës nga sfera politike, që zakonisht vjen ose nga njerëz kompleksivë, ose nga delirantë, ose nga të paditur që i kanë dhe dy të parat në tipar.

15 komente në “Patronazhisti, e ç’a pastaj?”

  1. lexuesi says:

    O Debil…po problemi ketu nuk eshte epiteti qe te ve patronazhisti, por fakti qe patronat e patronazhistit kane vjedhur te dhenat personale nga e-Albania…dhe askush nuk po flet per kete.
    Dhe deri tani nuk kemi degjuar asnje prononcim nga Komsisioneri i Mbrojtjes se te Dhenave Personale…apo nga e ashtu-quajtura shoqeri civile.
    Lere kjo…po ka humb si shurra e pules edhe Avokatja e Popullit…keto dite

    1. Leci says:

      O lexues,more bole gomari!!
      Data-baze-in e çdo qytetari me gjithë të dhënat sot e kanë të gjitha COLLCENTRAT,që na marrin çdo ditë në telefon për të na shitur produkte!
      As që diskutohet që e kanë gjithë partitë dhe na pyesin për kë do votosh.
      Po ik o debil!
      Ku ka privatësi sot!

    2. vk says:

      Fiks… rrotat e karit nuk e kuptojne qe aty krimi eshte tek vjedhja e te dhenave, nuk i rruhet njeri se ca mendojne ata per ty.

    3. Partia says:

      Ti e kupton sa ka si ky Leci? Aty me mijëra shqiptarë kane hedh kartën e kreditit kur ra tërmeti, imagjino ca bojne këta me kartat tona.

  2. kosta says:

    PD ka nje databaze me te detajuar se kjo dhe per kete te garantoj, i ka me emer , mbiemer, datlindje, ID, ku punon per ke pretendon se voton, ka personin pergjegjes ne grupseksion qe ka referuar sipas mendjes se tij bindjen tende dhe te bgjitha keto i administron dikush ne nivel te derguari partie dhe pergjhegjes per disa grupseksione qe me pas i perciell ne qender ku disa te tjere bejne nje pasqyre finale. ta harroni se PD apo ajo tjetra LSI funksionojne ndryshe, biles metodat qe perdorin jane me arrogante sepse nese dikush ne 2013 nuk u ngrinte telefonin atehere qendra e punes fillonte proceduren, por ky popull harron shpejt cfar ka hequr nga berishizmi. pallavrat me ndjekje apo spiunazh jane te denja vetem per sigurimin e kohes se enverit per te cilin gazetari i laps ka nje informacion me te detajuar. informacion si ndiqeshin njerzit, si torturoheshin dhe si denoheshin me burg per gjera te paqena. partite sot kane nepermjet tyre nje vote imagjinare me nje marzh gabimi me shume se 50% pasi puna qe presupozohet qe bejne keta mbikqyresit apo patronazhistet apo cdo emer qe mund tu vendose ne tabele partia eshte angari, e kuptoni angari.

    1. Partia says:

      Provat ku i ke? Se edhe une te siguroj qe Kennedy vrau veten, po s’kam prova.

  3. Votues says:

    Analizë shumë e qartë!
    Bukur!

    1. Thor says:

      O gomar, me keq se gomari qe ka shkruar artikullin. Ju ka zene syte militantizmi e nuk shikoni me larg hundes. Kujt i rruhet ca mendon ai per mua, por cpune ka ai me te dhenat e mia, kjo eshte kriminale. Je lakuriq e i pambrojtur ndaj kujtdo idioti qe deshiron te te beje keq, nga fabrikimi i dokumentave fallco me id tende, zhytja ne kredi, qe ti sdi gje fare, ekspozimi perballe gruoeve kriminale, qe dine dhe nga bie dritarja jote e banjes ose e gjumit. Hap syte o qorr e zgjohu, se ta rrasen shkooin ne bythe, ti thua sakte, ju hengert dreqi saktesine.

  4. Toni says:

    Ty klluf, vetem nga titulli nuk e lexova kete shkrim sepse e kuptoj ca do te mbrosh.
    Ty te marrin karten ID, ca pune ke, sa lek merr pra cdo te dhene SHTETERORE. Te ishte ndonje vend tjeter JU U KISHIN Q. Ropt tyyyy dhe partise tende e kishin shkrire si parti nga GJOBAT E MAJME. POR PER JU SPIUNLLIKU ESHTE AKOMA SI NE KOMUNIZEM.

    A SE HARROVA, AI PATRONAZHISTI YT TE KA GJET EDHE DSHNORET E GRUAS TENDE, NUK JANE 1 PO DISA.

    KRIM SHTETEROR MARRJA E NR ID DHE TE DHENAVE SENSITIVE.

  5. Enver Hoxhe me rock and roll says:

    Spiunet Patronazhiste natyrisht do ti marre ne mbrojtje nje E. Hoxhe, e kush tjeter!
    Dhe Avokati Mbrojtes i Patronazhist-Spiuneve E. Hoxha merret me preferencat politike!
    O shoku E. Hoxha, te dhenat personale nga KODI BANKAR , Nr. Cel, e der te Nr i KARTES IDENTITETIT te 910 mije shqiptareve ndodhen ne duart e Taulant Balles!
    Te duket normale ty si E. Hoxha por kjo eshte skandaloze edhe ne republikat e Bananeve e jo me ne vendet Europiane or Kaqol!

  6. Nick says:

    Patronazhistet e te dy paleve ekzistojne!
    Jane ca njerez normale hallexhinj qe mund ta nisin angazhimin politik me shume vrull pastaj katandisen e mbushin formularet si te jene gdhire; im bir dilte me emer mbiemer, atesi, date lindje, votues i Pd! Po tu zene bese partite ketyre listave, keq e kane punen!
    Per sa u perket nr ID, sigurisht qe eshte per te vene duart ne koke, ku dhe kush i ka marre dhe i shpall lart e poshte e zeza mbi te bardhe pa e çare koken fare, po si gjithmone e marrim me te lehte se kaq dime (duam), per te drejtat tona themelore dhe bazike si qytetare!

  7. KOZi... says:

    Tani mund te kene gjitha partite nga kjo por cti besh ! Ja pelciti ketu ! Tani ky patronazhisti pervec se ka te dhenat zyrtare ka edhe informacione tjera qe i merr duke gjurmuar ai ose duke biseduar e pyetur te tjere si padashje. Ai interesohet per jeten personale, ato dijne cdo gje per juve -tha drejtuesi publikisht. Ato dijne qe ti po kerkon te ndryshojsh vendpunimin, qe po kerkon nje ndihme sociale, qe po interesohesh per legalizim etj probleme qe nuk kane lidhje me ke voton e me ke je ! Jane ndjekje per te zene ngusht e per te detyruar te votojsh per kete qe thote patronazhisti. Sic na kane treguar neve ky ngjason shume me ex – spiunin e kohes se komunizmit. Eshte tjeter perfaqesuesi i Frontit demokratik te lagjes qe mbulonte rrugezen tende e ishte publik e interesohej per probleme zyrtarisht. Pse nuk vjen ne lagje diten e caktuar per pune -te thoshte kur ishe nji kohe te gjate pa pune ,por ky dihej kush ishte !

  8. Niku says:

    Nuk me besohet qe vertet nuk te ben pershtypje qe te dhenat e kujtdo prej nesh jane ne rrjet pa konsensusin tone. Nqs eshte vertet keshtu atehere une do shtoja qe “patronazhisti” te pyese e te publikoj:
    Ça orientimi seksual je?
    Ça orientimi fetar?
    Sa rrazist je?
    Sa here ke tradhtuar gruan? eri.
    Ne fund nuk ka asnje problem sipas llogjikes tende.
    Shtet bananesh qe nuk mbron te drejtat themelore te popullsise.

  9. katarakti says:

    Facebook dhe Google kanë të dhëna të hollësishme për gjysmën e botës. Jo vetëm se çfarë je dhe çfarê mendon, por edhe se çfarë ke ngrënë në mëngjez. Database kanë të gjitha partitë në botë. Pêr të njohur numrin e votuesve të tyre.

    1. Niku says:

      Facebook dhe Google ja ke dhene ti te drejten me deshiren tende te dine edhe se cfare po ha. Partite neper bote ndoshta kane database siç thua ti, por askujt nuk i shkon nder mend ti bej publike,me emer, mbiemer, dilindje, atesi etj. Por eshte kote qe shkruaj. Uroj qe heren tjeter te publikojne sa para keni aktualisht ne llogari, çfar makine ke, ça targe, sa e ke rrogen mujore etj etj. Ne fund nuk besoj se do ishte problem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje