Nga Astrit Patozi
Nëse do të përdorni logjikën dhe jo tifozllëkun e sëmurë politik, do të kuptoni shumë shpejt se 3 të parët, që kanë pushtuar politikën shqiptare, janë njësoj.
Ata duan, në rastin më të mirë, të bëheni edhe ju njësoj me ata, që i ndjekin verbërisht, pa e vënë kurrë në punë arsyen.
Apo me të tjerët, të cilët e lidhin votën e tyre me përfitime të paligjshme, që rrjedhin prej korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin të kryetarëve të përjetshëm.
Në rastin më të keq, ata duan që ju të mos votoni fare, në mënyrë që zgjedhjet të vendosen vetëm nga militantët e partive të tyre të lodhura dhe të konsumuara.
Ndiqni bindjen tuaj për të ndryshuar Shqipërinë dhe, jo thjesht për të ndërruar karriget e pushtetit të tyre.
Votoni numrin 4, Bindjen Demokratike!
#vote4bindja
Une do te votoj dhe per inatin tend, per ty qe ke qene menjehere mbas S.B dhe pa pike turpi na del si jo i rinovuar po i ri fringo, o po mos o Zot, i virgjer.
Ti dhe Jozi jeni njesoj si gjithe kryesia e partise demokratike, mot a mo, po nuk keni as me te voglin ndryshim. Shikon Rudinen nje vajze e re nga mosha, po sshume e vjeter ne mendime. Nuk e di pse te gjithe duan te ngjajne si egerrsira kur jane ne PD po bejne qingjin kur jane ne disa “particka te reja”, ju jeni zhele te dal nga PD, qe eshte nje zhele me vete, prandaj nuk do tju votoj askush.
Popull lexoni amanetin e Pellumb Kulles po jo vertikalisht po me laps ne dore dhe mbani shenime, votoni me zemer dhe mendje jo me tifozllek.