Loja idiote e serbëve, me "mbështetjen" për Ramën

20 Prill 2021, 09:57Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Vuçiç paska thënë: Partia Demokratike është për Shqipërinë etnike.

Domethënë logjika na thotë se Vuçiç po thotë hapur: patriotizmi shqiptar duhet të votojë për Partinë Demokratike.

Atëherë, logjika është shumë e thjeshtë:

Vuçiç me budallallëkun e tij na tha indirekt që Beogradi është me Bashën dhe me krerët e Partisë Demokratike.

Kurse, një variant tjetër logjik është që, Vuçiç mendon se shqiptarët janë budallenj dhe do ta besojnë që Basha është për Shqipërinë etnike, edhe pse kjo është pohuar nga një kundërshtar i përgjakshëm i shqiptarëve…

A ju kam thënë se Vuçiç është një copë budalla?

Ja ku doli. Po si?

Vuçiç po iu bën shqiptarëve këtë kërkesë: votoni për Bashën dhe PD-në, se ata janë për Shqipërinë etnike.

Po mirë: Vuçiç me Shqipërinë etnike është që, ju kërkon këtë gjë shqiptarëve?

Ai në pushtet ka ardhur me ekstremin më antishqiptar, dhe ky është fakt.

Atëherë? Humori do të fillojë në Shqipëri.

E trashë, shumë e trashë kjo lojë e presidentit të Serbisë.

Në fakt këta janë sërbo-mëdhenjtë: këta historikisht kanë qenë dhe janë terroristë, por të trashë.

Ore, e ka thënë këtë përkrahje të hapur për Bashën ky, apo ia kanë futur intrigë kundërshtarët?!

Kjo duhet parë: por, neve media na i ka përcjellë.

Ndërkohë, na duhet të kemi parasysh që serbëve iu janë zënë sytë nga frika e presidentit amerikan Joe Biden, i cili është hapur në mbrojtje të Kosovës dhe për çështjen e Kosovës, prandaj ndoshta Vuçiç e ka bërë këtë kalamallëk nga emocioni patologjik, sepse, siç duket, po presin që të ndihmojnë antiamerikanët të vijnë në pushtet në Shqipëri në 25 prill.

Po si ka mundësi? Pse, ky Vuçiç, Bashën dhe kryesinë e Partisë Demokratike po e prezumon si antiamerikane? Se kështu po na del logjika.

Por, megjithatë, duhet të kujtohemi se, kur frika të zë sytë, gjithmonë del në pah fëminia e radhës e të tremburit.

Dhe ja ku doli…

Por, humor më të fortë për t’u tallur me presidentin e Serbisë nuk ka.

Po Basha, a do t’i përgjigjet? Besoj se po, se Basha nuk ka ndonjë inteligjencë të madhe politike, por është më i zgjuar se Vuçiç.

Kështu që, edhe mund të distancohet me elegancë të një stili retorik.

Gjithësesi, kjo është një e drejtë e Bashës, por, kështu siç erdhi kjo çështje, humori do të shpërthejë si tallje e shqipëtarëve me Vuçiçin. Keni për t’a parë..

Pse ore serb, me vuajtjet e mëdha që ke prej kësaj kohe, vajte e na dhe neve shqiptarëve një mundësi kaq të madhe për të qeshur e për t’u tallur me ty?

Pse ore mjeran, budallenj i di shqiptarët ti?!! Vazhdo gënjeji serbët që do ta marrësh Kosovën nesër, se ke vite që po i gënjen, por mos shko me mendimin se me një infantilizëm të tillë do gënjesh dot shqiptarët.

Gjithsesi: çështja shqiptare është në një lartësi kaq të madhe historike, saqë mjerimi serb nuk e mposht dot.

Por edhe diçka: do vijoni të shihni edhe më tej nivel infantil të politikës serbe, në lidhje me çështjen shqiptare…

10 komente në “Loja idiote e serbëve, me “mbështetjen” për Ramën”

  1. Kalec Dega says:

    leni serbet, po ti je idjoti me i madh..qe me ato parashikimet e tua i fute ne burg si Ramen/berishen apo ILIR CEPANIN, O AVUKAT I LESHIT…

    1. qen bir qeni son of a b**** says:

      o Kalec, pse u nevrikose, apo se po te shajne baballaret?

  2. Gent says:

    Ngjala i njeh mire serbet. Ishte nga te paret qe shkoi e takoi drejtuesit e larte jugosllave pas renies se komunizmit. Pastaj iu lepi PD. Tani ka 10 vjet qe merr rrogen nga Rama. Lodhet kot. Pas 25 prillit do mbetet pa rroge. Pune nuk ka bere kurre ne jeten e tij. Si avokat vetem ka deshtuar.

  3. aleko says:

    Pra vucici antishqipetare josh shqipetaret te votojne Berishen dhe Meten apo Bashen se jane per bashkim kombetare asaj qe serbet i tremben me shume..Vertet vucic pD do bashkim ? .. se mos eshte e kunderta, qe te perputhet pastaj me endran tende dhe shpures sate..Vafsh ne djalle o kriminel i regjur!..

  4. Ladi says:

    Ore, po sa shume ju digjka fjala e avokatit!!??
    Pra paska te drejte avokati!..
    Te lumte avokat, mos i kurse antishqiptaret…
    Bjeru kokes pa meshire, mos ju ler kusur…

  5. Erdogan says:

    Une di qe amerikanet e Spartakos Ngjelas (Xelis greqisht) jane edhe pushtues edhe colonizatore sklleverrish me zingire nga Afrika.
    Apo jo o Idiot?
    Sllavet erdhen si refugjate ne Ilyri dhe Epir o Idiot dhe krijuan shtetet e tyre ne Ilyrine e Perandorit Greke Megas Kostantinos.
    Ju o Ngjela e quani Stamboll,polisin ne Nder te Perandorit Ilyre (me Y Greke jo me I) dhe jo Kostantinopolis se jini dobicat e turkut dhe fashisteve Italiane.
    Po kur hiqeni dhe “Komb i Lashte”!
    Sado te beni o Ngjela Idioti historia tuaj si nje Musht i dy Perandorive te fundit asaj Greke te Bizantios dhe Osmane juaj fillon ne 1913en.
    Bile me deshiren e Sulltanit si nje Pashallek te tij.

    1. shqipo says:

      Erdokar Pisoglendi :
      1. Spartaku, gladiatori i famshen ne Perandorine e Romes, ishte thrakas dhe nuk kishte lidhje me helenet e lashte, pra nuk ishte “Spartakos”. Thrakasit nga helenet e lashte quheshin popull barbar ( ashtu si iliret, makedonet, epiriotet, dardanet, daket …) O PSIKOPAT
      2. Ngjela eshte shkurtim i mbiemri Angjela-Vangjela-Evangjela, qe vijne nga perkthimi nga hebraishtja ne helenishten e vjeter te Ungjillit (librit te shenjte te kristianeve) ne kuptimin e “lajmit te mire”. Pra ne cdo rast nuk ka asnje lidhje me fjalen “Xelis” O GOMAR
      3.Perandori roman Kostandini i madh nuk ishte “grek” e aq me teper “helen”, por ishte DARDAN nga qyteti dardan i Nishit (perpara se aty te dyndeshin sllavet). Nuk ekziston asnje “Perandori greke” ne historine e njerezimit O INJORANT
      4. Shkronja “I” apo “Y” eshte krejtesisht njesoj ne shqiptim ne gjuhen neogreke dhe ne gjuhen shqipe perkatese per te dyja keto eshte shkronja “I”. Shkronja qe ne shqip shkruhet dhe lexohet “Y” nuk ekziston si shqiptim ne gjuhen neogreke, pra nuk ka shkronje qe lexohet “Y” ne neogreqisht, O ANALFABET

  6. suliot says:

    vllahu ngjela vetem urejtje mbjell ne intervista, eshet tru shpelare, si nuk u vjen turp atyre qe e intervistojne se ai ka rjedhur, ik o vllahu ngjela djali i kicos meru me vllehet dh eleri brockullat

    1. Suljot says:

      Ore BYTHSHKERDHYER! Spartak Ngjela nuk eshte vllah, ndersa ti je nje bir kurve e asgje me teper!

  7. nari says:

    Po mire mo avokat, se per shume gjera jam dakort me ty,por po ve re se e fut edhe Edi Ramen njesoj me Sali Berishen dhe Ilir Meten , te pakten na thuaj me ne fund se cfare ka bere per tu barazuar me ata te dy?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje