Nga Shpëtim Nazarko
Duket se, PD e javëve dhe ditëve të fundit, po arrin ta ngushtojë diferencën, në përqindje, me PS. E nëse llogarit dhe aleatin e kësaj të fundit, LSI, me të cilën, në rast fitoreje do të bashkëqeverisin, mund të thuhet se rezultati bëhet gati i pallogaritshëm edhe për ata që bëjnë sondazhe të klasit të parë.
Një llogaritje e ftohtë, e parashikon lehtë këtë rritje të PD-së, veçanërisht në lidhje me 2017-ën. PD, ndryshe nga ky vit, ku dukej dhe jo shumë e motivuar, është e tëra e rreshtuar në betejë. Ndërkaq, rreshtat e saj, janë mbushur dhe me ish-të ikur, a të dhuruar te LSI, në vitet 2011-2017.
Analistët djathtas, e shohin me optimizëm rritjen e PD-së dhe në llogaritje (jo shumë drejt ama) fusin edhe LSI-në, me numrat që ajo mori më 2017. Po të ishte e saktë kjo llogaritje, kuptohet që opozita vjen në pushtet qartësisht. Për një analist të ftohtë, rritja e PD-së është jo vetëm produkt i mobilizimit të saj, por edhe i mbushjes së tubit qarkullues PD-LSI, në zgjedhjet 2011-2017. Këtë e tregon qartë, ulja e LSI-së në shumë qarqe. Po a e dëmton shumë, kjo, aleancën midis partive të opozitës?
Në një plan të përgjithshëm gjykimi, besoj, jo. Ky sistem zgjedhor është projektuar i tillë, që fituesi ta kalojë numrin e 70 deputetëve, shumë rrallë. Nisur nga kjo logjikë është e qartë se, LSI-së, nuk do t’i duheshin shumë deputetë, për të bërë çelësin. 2009-ta e tregoi qartë, këtë gjë. Mjaftuan katër deputetë të saj, për të bërë këtë çelës dhe për të shpënë dhe njëherë PD-në, në pushtet.
Kjo logjikë të tregon se, për LSI-në, nuk duhen as 10 dhe as 12 deputetë, për të bërë çelësin e fitores. Dhe në një analizë po gjakftohtë, mund të thuhesh, se LSI ka treguar lakmi të madhe, për të marrë më shumë sesa i duheshin. Në një analizë më të ftohtë akoma, nëse ajo do t’i bindesh një arsyeje më të shëndoshë, mund të qëndronte si një fraksion i të majtës dhe të ndërtonte një të ardhme, bashkë me PS-në, të ngjashme me atë të CDU-CSU në Gjermani. Po kjo skemë, nuk bëhet dhe nuk shkon më.
Analiza e mësipërme, tregon, duke e ripërsëritur argumentin, se ngritja e PD-së dhe rënia e LSI-së është së pari, rifunksionimi i tubit qarkullues PD-LSI dhe motivimi i partisë më të madhe të opozitës.
Nisur nga këto dy faktorë, të duket se jemi në rezultatet e 2009-ës dhe opozita, ka vërtet shanse të vijë në pushtet. Akoma më shumë edhe për arsyen se, nëse bashkimi i PD-së me LSI-në, ndodh para zgjedhjeve, çka bën që palët t’i rregullojnë pikat e dobëta, apo avantazhet e disavantazhet në shumë prej qarqeve të vendit, ndryshe nga 2009-ta.
Po sa e vërtetë është kjo mundësi?
Ajo që harrojnë analistët entuziastë të së djathtës dhe të tjerët, në përgjithësi, është një fakt i thjeshtë.
Në 2009-ën, PS dhe PD kishin një numër afërsisht të barabartë, votash: PS-620 mijë dhe PD-610 mijë. Diferencën e bënte LSI, që me 83 mijë votat e saj, të shpëna djathtas në fund të procesit, sigloi dhe fitoren e PD-së. Po kjo gjë, nuk është më e vërtetë, sot. Të gjitha sondazhet: edhe ato që favorizojnë të djathtën, edhe ato që favorizojnë të majtën, tregojnë se PD plus LSI, në rastin më të mirë, i afrohen një barazimi votash, me PS-në.
Kaq do të ishte e mjaftueshme, për të dalë në dy përfundime të thjeshta.
Pse, pavarësisht primitivizmit dhe lakmisë në poltikë, duhet të jesh konsekuent dhe i qartë në vlerën e partisë që përfaqëson, kur kërkon të kërcesh nga një degë në tjetrën, në favor të strategjisë dhe jo taktikës.
Së dyti, çka ka dhe vlerë për zgjedhjet e të dielës. Socialistë janë në të gjitha rastet, të favorizuarit e mëdhenj, për të fituar zgjedhjet. Numrat pra, që PD plus LSI, ndryshe nga 2009-ta, janë më pak se të PS-së, e tregojnë qartë këtë.
(konica.al)
Po mo nazarko po ke harruar nje element. Ne te tera zgjedhjet pas 2009 sondazhet gjithmone kane treguar LSI me pak sesa eshte vertete.
Jo se ble voten por se votuesit e saj nuk e tregojne voten sepse bullizohen dhe sulmohen nga dy partite e medha.
Prandaj prit nje rezultat te Lsi rreth 8-10% ne zgjedhje. Çka do te thote nqs PD ben numrat e vet, opozita plis LSI ka fituar zgjedhjet.
Ps. Referoju sondazheve ne lidhje me LSi ne vitet 2011, 2013, 2015, 2017 dhe konfrontoi pastaj me rezultatin real ne zgjedhje.
Hajde nazarko hajde
PS fiton se e thone sondazhet e karlo Ndragetes????
Une thashe se ca do thoshe o tu mbyllte e mendies.
Ben! ç’pate qe qenke kaq i merakosur.Nazarko tha fare pak.Por me e sigurta dhe me e qarta eshet se PS do fitoi 75 mandate te sigurta dhe LSI do shkoi ne verin e seme per skrap.
Sa mendje e nditur qenka kjo Amarda…..kesaj i thone hajde baba te te tregoj arat….. Qesh mire kus hqesh i fundit…. (sic duket nuk e njihke mire LSI-ne moj vajzuke……) Qe kur eshte krijuar e deri me sot ne pushtet ka ardhur permes blerjes se votes ne cdo qark……Gjithsesi….koha do ta tregoje
Qenka bere halla me hallate o Nazarko
shpetim kari voten un psikos nuk ia jap sikur bota permbysh te kthehet …
nese ty te pelqen kari i tij mbaje bashke me familjen
shpetim kari voten un psikos nuk ia jap sikur bota permbysh te kthehet …
nese ty te pelqen kari i tij mbaje bashke me familjen
shpetim kari voten un psikos nuk ia jap sikur bota permbysh te kthehet …
nese ty te pelqen kari i tij mbaje bashke me familjen
@ish gruaja e psikopatit,largo jastekun e gurit o mam qire
gruqir,ose moter qier,po kush je ti mor morr bythe qe i thua
nje pene si z.Nazorko keshtu mor rrace qier
Ty duhet tek me e fundit te djegin ne grop zifti
ik tani ose supaxhi
Amarda lexo sondazhet e djeshme pastaj bej llogarite. PS do fitoje me c’do kusht, nuk ka kthim ne 97
Si te duash Isa.
Respekte ne cdo rast.
Thjeshte thashe mendimin tim.
jam deshtak mos ma vini re
jam deshtak mos ma vini re
Pd e lsi humbin thjesht sepse këto bëmat e ditëve të fundit janë ato përpëlitjet e monstrës para se të japë shpirt.