Nga Frrok Çupi
Të gjithë janë vënë në ndjekje të Ndriçim Jonuzit; ndërsa ky është kthyer në asgjësues të ‘familjes’ së vet politike. Ndriçimi është djali nga Kavaja që dje hyri në zyrat e Partisë Demokratike dhe plagosi njërin prej tyre. Për fat nuk ndodhi tragjedia; gjithçka që ndodhi pas ‘pushkës’ ishte njësoj si deri në çastin fatal:
PD e Kavajës tentoi që ta përdorë ngjarjen njësoj si bombën e Shkallnurit kundër liderit Berisha në vitin 1994. Bomba as shpërtheu, as vrau njeri, as trembi njeri, as u duk gjëkundi. Vetëm presidenti Berisha u tremb dhe shpërtheu në alarm se ‘po më vrasin’. Disa gazetarë të kohës e përhapën lajmin, dhe kreu i shtetit nisi reprezaljen që hyri thellë në palcën e kombit. Presidenti priste vetëm një gjë: Që bomba të rriste kreditet popullore ndaj tij. PD kishte rënë poshtë, kishte humbur zgjedhjet e korrikut 1992 dhe kishte humbur në mbarë kombin Referendumin për Kushtetutën. Edhe sot PD tenton ta bëjë ‘shpërthyese’ Kavajën, duke e sakrifikuar atë popull që mund ta marrë për hunde, me qëllim që të fitojë disa pikë përmes terrorit.
Po pse duhet burgosur Ndriçimi kur nuk ka kryer as një të miliontën që kanë bërë liderët e tij?
Çfarë ndodhi siç kishte ndodhur më parë?
Ndodhi që Partia Demokratike shpifi; po shpifi sy për sy. Ka njëmijë vjet që lideri kryesor dhe mbarë lidershipi i PD, vetëm shpifin. Ma thoni një njeri në Shqipëri që nuk e kanë shpifur këta. Sipas tyre edhe vetë themelet e PD janë të shpifura: Azem Hajdari ishte shpallur ‘spiun’ dhe ‘huligan’; Gramoz Pashko ishte sulmuar që nga familja e deri te burgu; Edi Rama- si antikomunisti i parë mes intelektualëve- u shpall biri i vrasësit të poetit, narkoshtet, zograf, etj. Pjetër Arbnorit ia vunë emrin ‘Koromane’ dhe Jozefinën e pagëzuan si ‘piktore’ dhe tani e thërrasin ndihmëse e Ramës… Nuk ka mbetur pastrues në qytet që nuk është neveritur nga shpifjet e PD. Kësaj here, me rastin e Ndriçimit, Partia Demokratike shpifi kundër të gjithëve, duke e quajtur komplot politik. Edhe Vetë Grida Duma, që shquhet për sy të qetë, u detyrua të shfaqet me portretizon e ‘zonjës së tërbuar’ një sy në tokë e një sy në pemë; edhe kjo do të fitonte disa pikë. Shpifja kundër Partisë Socialiste doli huq, sepse djali nga Kavaja kishte lidhje me Partinë Demokratike, jo me Partinë Socialiste.
Po pse u dashka burgosur Nriçimi, kur nuk është komplotist politik?
Ndriçimi është një prej djemve demokratikas të Kavajës. Edhe kjo është një nga pikat që ka ndodhur vetëm ashtu siç kishte ndodhur. Familja e tij ka qenë me Partinë Demokratike që në themelimin e saj; madje njëmijë herë më demokrate se familja e atij ‘sekretarit’ të PD që u plagos mbrëmë. Është tjetër punë se si doli mbi ujërat e PD ai tjetri që nuk kishte shumë lidhje me PD.
Po kështu ka ndodhur rëndom. Dy djemtë kavajas, u ndanë në jetën e tyre: Ndriçimi mori rrugën drejt Italisë, ku edhe bëri ndonjë vrasje të vogël a ndonjë porcion drogë; ndërsa sekretari i PD Kavajë e gjeti ‘drogën’ pranë shtëpisë së tij. Droga e sekretarit është vetë PD, nga ku pret të marrë fitme të majme. Ja, kjo është tërë loja. Kur PD do të mbetet përsëri në opozitë, edhe sekretari i saj do të thotë se ‘anon jo nga PD’. Ndërsa Ndriçimi nuk tradhtoi kurrë; edhe tani që është në arrati ai po deklaron se është ‘i PD’.
Atëherë pse duhet burgosur Ndriçimi, përderisa është gjysma e të tërës?
Ndriçimi nuk duhet burgosur për dy arsye më shumë se sekretari:
Sepse Ndriçimit i është vënë në ndjekje policia, por edhe PD; dmth dy forca. Partia Demokratike tenton ta zhdukë si një dëshmi; dëshmi kundër vetes. Sepse ky djalë Kavaje del se është ‘vrasës’, ‘person në kërkim’, me ‘rekorde kriminale’, etj. Në PD ka me shumicë nga kjo kategori, ashtu siç mund të thërritet nën akuzë edhe sekretari viktimë. Gjithë jetën kështu ka qenë e mbetet PD.
Atëherë pse u dashka burgosur Nriçimi që është njëri ‘si të gjithë’?
Të gjithë në PD duhet të ndjehen të frikësuar nëse burgosin Ndriçimin. Kryetari Lul Basha, edhe pse e kishte në sqetullën e Partisë, edhe pse e kanë përdorur familjen dhe Ndriçimin, erdhi një çast i vështirë kur e deklaroi ‘të huaj’.
“Jo, mo burrë, mos e bëj këtë- tha Ndriçimi- unë jam i PD’.
Kur lideri nuk mban një njeri që gaboi në një çast kur ia bëjnë borxh, vallë si mund të besojnë të tjerët? Aq më tepër se rrallë njeri ka në PD që nuk ka një ‘dosje’ o si i fortë, o si vrasës, o si trafikant, o si spiun…
Ky është njëri si të tjerë.
Sepse ajo parti ( PD ) eshte e mbushur nga islamqener dhe votohet nga ata pra qelbi dhe llumi ndodhen ne pd e Saliqenit te ndyre.
O koqe ata qe ti i quan ‘islamqener’ shkojn mbas Rames.
O trap Taulant kuptoje Frokun pastaj ha byrrekun falas .Lexo ndonje gje para se te shkruash……
Taulant! Mbete o lumadh duke lehur si qeni i terbuar.Nuk fole njehere nga e mbara,por vetem nga bytha.
Duke lef si qen i rraf jo si qeni tërbu.
Sakte, shkurt, bukur
Eh mer Frrok, ti e njeh nga brenda banden kriminale me emrin PD, por dhe shqiptaret e din mire se partia e saliut eshte detashment kriminal, vetem shperndarja e saj e shpeton Shqiperine.
I lini te karbonizohen e vene ne pidh te motrave te tyre.
Ne rregull me te gjitha, po nuk ka vrasje te vogel e vrasje te madhe, vrasja eshte VRASJE…
Ishte ironi ajo.
Keta ta neverisin.Mos kini asnhe iluzon keta do vijijne me keto shpifje. Biles dhe kur ti do te ghendesh me fleten e votimit ne dirten pasi ke shkuar tu japesh voten. Atehere vetvetiu dora shkon diku tjeter dhe ben mire .Ketyre nuk u jepet vote .Jane te pandreqeshem.
Po kete kur do e nxjerresh Mero?
Gazetari Artan Hoxha zbulon skandalin/ Artan Lame përdor legalizimet për fushatën e Rilindjes
Apo nuk je ne proces legalizimi ?
Ju te PS qenkeni drita dhe ata te pd qenkan erresire…!!!ptu ju pjell e farres se mallkuar komuniste jeni e njejta rrace, pd+ps, morramedhenj, keshtu ju pafshim ti hani koken njeri-tjetrit
Frrok, lideri i madh Rama e ka dosjen tende si bashkepuntor i sigurimit. Dhe po te perdor! Ti njihesh si i tille.
Ish lideri i madh Berisha te perdori gjithashtu, por me vone vendosi te te zboje nga PD.
Ky eshte i vetmi ndryshim.
I MADHI FROK BRAVO
Soji I njeriut berishist te krijuar ne keto 30 vjet nga njeriu I shpellave Sali qen Barisha,nuk ka moral, eshte vemje e nyte,sic thoshte i madhi Fisht.Ky soj nuk skuqet dhe zverdhet kur genjen,te zezen e bene te bardhe,dhe te kunderten.
Kesaj radhe Frrok Cupi ia ka futur si kau peles. Si more nuk duhet denuar e burgosur nje trafikant droge, kriminel dhe rrugac
qe bredh me arme ne brez dhe trondit nje popull te tere ne prag te votimeve per Kuvendin e Shqiperise???!!!
E ke thene bukur zoti Frrok, si gjithmone. Eshte e vertete, soj qe skane turp jane te gjithe keta te anes se PD, kusheri i Rames e quajti Grida, po keshtu me vrap edhe Luli, kur jo vetem qe ishte i PD, por vete Luli kishte qene ne biznesin e tij, o zot na shpeto nga kjo kolere. Pa le ai president dallkauku, me prisni tha se erdha, duke mare me vete arkivole te mbushur me gjak, e klithma lufte, o zot kolere permbi kolere, çfare po na shohin syte. Tjeter soj Babaramua, edhe ai pa pik turpi, nuk i hynte ne sy aeroporti i Kukesit, as ata mijra myzeqare qe prodhojne fruta e perime pa fund, por kujtonte aeroportet e droges te para 8 viteve te Berishes dhe po perpiqesh tja ngjiste me zamke Rames, jane te tuat i thosh, i njejti soj, as skuqen as zverdhen. Ama nje gje e beri dhe Babaramo, i nxori me ne fund kembet e gjarperit, besoj se i ka pare edhe i nderuari Bolino.
Dorjan, te kuptuarit eshte pune e veshtire, verej me mire ndonje gje tjeter,
Duke lef si qen i rraf jo si qeni tërbu.