Nga Albert Nikolla
Skuadrizmi fashist ka qenë një organizim fashiste, lindur që në vitin 1919 brenda lëvizjes fashiste, që kishte si qëllim frikësimin e kundërshtarëve politikë. Kjo lëvizje famëkeqe ka qenë aktive sidomos përgjatë zgjedhjeve politike në vitet e para të regjimit fashist duke dhunuar votuesit.
Tundimet për ta rikthyer këtë formë të dhunshme politike në skenën politike shqiptare kanë filluar në gjirin e PD-së që pas ardhjes së saj në pushtet në vitin 1992. Shik-u i asaj kohe u përdor saktësisht si skuadrizëm neofashist duke dhunuar kundërshtarët politikë të mjatë.
Edhe ajo që ndodhi në Elbasan është produkt i mendësisë skuadriste neofashiste që i ka zanafillat qysh me krijimin e korpusit agresiv “Azem Hajdari” që nxiste dhunë gjatë protestave të dy viteve të fundit, tashmë formësuar në grupet paramilitare të “ruajtjes së votës”.
Duhet një përgjigje e fortë demokratike me votë masive kundër skuadrizmit neofashist dhe çdo forme dhune që kërkon të mbijetojë duke sulmuar qytetarinë e demokracinë shqiptare.
VDEKJE FASHIZMIT
LIRI POPULLIT
Duhet pergjigje ligjore e menjehereshme, populli e di vet detyren e tij.
Pse vetem me vota?,kejo rekomandohet si menyra e vetme e zgjidhjes se problemit aktual te acaruar.Duhet te kete SHTET, do me thene Institucioni shteteror Kushtetues-PROKURORIA DHE SPAKU,duhet te vene gishtin dhe ligjin mbi krijesat fashiste te SRV-ve.Ç’fare domethene skuadra te ruajtjes se votes?,KUNDER KUJT?,ligjor,ne Demokraci,me shtet e me Kushtetute,dikush kerkon te na ktheje mbrapa ne kohen e Berish-Gazidedes.Jeni ne vete mor ligjvenes!Tu vihen hekurat krijusve te SRV-ve dhe vete SRV-ve,mos beni turpe ligjore,nuk dini te dilni nga situata,mbyteni ne nje gote uji.Dora e forte e ligjit dhe kushtetutes ti rrafshoje me urgjence BANDAT e luftes per marrjen e Pushtetit me force,terror dhe frikesim.Kur jemi ftuar per ne Europe,po ngrini BRIRE qe te dukeni para SAJ se jini ne kohen e Haxhi Qamilit.Nderhyni me urgjence per SRV-te para se te na shohin BRIRET,O SHTET.