Nga Carlo Bollino
Më pak se 48 orë më parë, në Kavajë, një militant i PD-së me precedente penalë dhe një drejtues lokal i të njëjtës forcë politike, u përplasën pas një grindje për një parkim. Agresioni u krye brenda selisë lokale të PD-së dhe kjo i mjaftoi krerëve të opozitës (Lulzim Bashës dhe presidentit Ilir Meta) për të deklaruar menjëherë se ishte një atentat politik.
Pak rëndësi kishte se vetë i plagosuri, pra përfaqësuesi zyrtar i PD që kishte interes të paraqitej si viktimë i një përplasje zgjedhore, tregoi në polici se sulmi nuk kishte asnje prapaskena politike, por tjesht një grindje për një parkim.
Sot në Elbasan në një përplasje qartësisht politike, u vra një militant i Partisë Socialiste. Nuk u qëllua nga një anëtar i të njëjtës parti, por nga truproja e rivalit të tij kryesor, sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, kandidat në Elbasan.
Në vend që të distancohej nga krimi, siç Partia Socialiste bëri me forcë pas plagosjes në Kavajë, Partia Demokratike nisi të justifikojë vrasjen. Gazmend Bardhi, duke tejkaluar deri edhe cinizmin e Sali Berishës, nisi ta justifikojë krimi, duke thënë se “viktima ishte pjesë e stafit zgjedhor të Taulant Ballës dhe se në makinën e tij kishte para dhe karta identiteti”, duke aluduar për një plan për shitblerje votash, të cilin truproja e tij e bllokoj.
Si të thuash se, kur një kundërshtar kapet duke blerë e shitur vota (supozojmë se kjo po ndodhte vërtetë), njerëzit e PD-së kanë të drejtë ta vrasin. Pra aplikimi perfekt i linjës së diktuar nga Ilir Meta, që premtoi se do të priste duart apo do të vriste ata që do të kapeshin duke blerë vota.
Natyrisht, me kushtin që të mos ishin eksponentë të LSI siç ndodhi në Pukë dhe në Vlorë. Lulzim Basha, që pak minuta pas incidentit në Kavajë ka dalë në konferencë para mediave për të akuzuar qeverinë, pas vrasjes së Elbasanit ka heshtur..
Edhe Ilir Meta, i gatshëm të denonconte si krim elektoral jo vetëm plagosjen për parkingun në Kavajë, por edhe rastin e një pankarte të LSI-së të hequr në Fier, e argumentoi se vrasja e Elbasanit ka ndodhur brenda një situate të tensionuar nga bandat e Edi Ramës.
Edhe për kreun e Shtetit duket se është e ligjshme të vrasësh, me kusht që viktimat të jenë kundërshtarët politikë. Edhe në këtë, identik me Sali Berishën që me 21 janar lavdëroi vrasjen e katër protestuesve nga ana e gardës së tij, sepse, sipas tij, kishin guxuar të gjuanin me gurë ndaj godinës së kryeministrisë.
Në të njëjtën linjë media opozitare, e rrjeshtuar me perpjekje kolektive për ta relativizuar vrasjen dhe për të sulmuar viktimën.
Ky është vizioni primitiv i politikës që sheh nga frengjitë e kullave nga ku këta ish-qeveritarë janë ngujuar. Këta janë njerëzit që pretendojnë të rimarrin në dorë drejtimin e vendit dhe që u kërkojnë shqiptarëve t’i votojnë për të qenë të lirë për të bërë hakmarrjet e tyre personale kundër atyre që i kanë mbajtur për tetë vite në opozitë.
Këta politikanë janë të frikshëm, pasi, jo vetëm janë në gjendje të përhapin Covidin vetëm për të organizuar një “miting madhështor”, por për të ardhur në pushtet, janë të gatshëm deri të mbrojnë hapur vrasësit.
Bollino, arsyetim i sakte. Nuk mund te arsyetohet nje krim. Kush e ben kete gje eshte me i keq se krimineli vete. Ne duam te jetojme ne nje shoqeri humane qe respekton jeten. Marredheniet njerezore ne nje shoqeri humane i garanton LIGJI dhe jo Hakmarrja.
Krimi, sidomos Krimi Politik, duhet te denohet nga ligji dhe gjithe shoqeria. Nuk mund te drejtohet shteti, qeverisen punet, dhe votohen ligje nga politikane qe arsyetojne nje krim, e relativizojne ate, dhe nuk e denojne menjehere.
Politikane te tille nuk e meritojne voten dhe jane ngarkese ne supet e popullit. Kujdes! Krimi politik eshte me pasoja sidomos per politikanet sepse provokon Popullin te SHKUNDE SUPET, rrezoje pertoke, dhe shkele me kembe politikanet qe ushqejne krimin.
VETEM DY NJEREZ E SPONSORIZIJNE DHUNEN DHE DESTABILITETIN NE SHQIPERI ISH DHE PRESHI-DENTI AKRUAL S.B DHE I.M
KETYRE I DUHET DHENE NJE PERGJIGJE ME 25 PRILL VETEM ME VOTE DHE NJE VOTE KUNDRA KETYRE ESHTE 1VIT BUR PRANDAJ BEHENI KETE POPULL SHQIPTARE SA NUK ESHTE VONE
Ja ky eshte shkrim.ky eshte qendrimi qe duhet te mbaje media sepse jetet e njerzeve jane me te rendsishme se pushteti qe duan politkanet e tipit Lulzzim Basha dhe Sali Berisha.
Qarte dhe sakte.Kjo eshte mendesia perendimore.Bravo zoti Bollino dhe Falemnderit qe Jeton dhe punon ne Shqiperi. Je ndihme e padiskutueshme per emancipimin dhe gdhendjen e mendesise orientale Shqiptare. Po fitoi PD me siguri do te bej kurban ndonje elefant se eshte njgjarje e madhe dhe nuk krahasohet me fitoren e Bashkise ku theren nie dele.
Rrofte Pd me shokun Sali ne krye.✌️?✌️?✌️?✌️???????
Z.Bollino jam plotesisht i nje mendje me ju.
Por qendrimi e veprimi i gazetarit tuaj Babaramo , me KM si e gjykuni?
O drejtesi ku je ? Shet…. Drejtesia ka ikur ne drejtim te paditur nga frika e terroristeve Sali dhe Ilir!