Nga Edmond Arizaj
Çudia me e madhe eshte justifikimi e komentimi i nje vrasjeje.
E bejne me aq lehtesi!
Marrin role qe nuk i kane krejt thjeshte, mjafton nje mikrofon, nje kamere, nje portal, nje profil, dhe kthehen ne police, prokurore, gjykates, snajpere, ekzekutore.
Fjala kryesore dje, nga te gjithe pa perjashtim, nga te gjithe, duhet te ishte “nuk ka koment per nje vrasje”.
Si mund te pajtohesh me nje vrasje dhe te hysh ne debat, a thua eshte nje deklarate per shtyp?!
Ore ka njeri koke te ftohte te kuptoje qe me keto tone, me kete gjuhe, me kete nderkryerje, me kete ndezje gjakrash tek militantet, mund te jete edhe me keq ne oret e ditet e ardhshme?
Kush mban pergjegjesi per dicka qe mund te ndodhe diku tjeter (larg qofte)?
Si ore nuk beri njeri thirrje per qetesi e gjakftohtesi!!!!!
Dita e djeshme?
Gjithcka ndodhi ne Elbasan, e me pas ne politiken, median dhe rrjetet sociale, ishte krejt e cuditshme dhe e palogjikshme.
Njesoj sikur cmenduria e budallalleku te kishte goditur menjehere.
Ne flasim per vrasjen, me nje lehtesi kanibalesh.
Hyni ne rrjete sociale, do tmerroheni se cfare thone.
Mos harroni qe shumica e komentuesve aty pa emra, jane te rinj.
Jane produkti juaj. Produkt i politikes dhe prime time.
Ta marre djalli, edhe sherbimi ka nje kufi.
Arizaj, nuk eshte urrejtje kjo qe ju shihni te shfaqet, eshte menyra jone sesi e shprehim dashurine. Ne vrasim njeri tjetrin nga dashuria, jo nga urrejtja. Ne jemi “dashnore te votes se lire”, per mbrojtjen e saj jemi te gatshem edhe te vrasim. Ne e dime se “shenjteria e votes” ka me shume vlere se jeta e njeriut. Sepse ju duhet ta dini zoteri,kush pyet per jeten e njeriut, ne kete bote ka njerez sa te hane qente. Por vota, vota nuk ka aq sa te sigurosh pushtetin. Merret me mend, pushtetin askush nuk e do per te miren e tij, por per te miren e popullit dhe sidomos per lulezimin e vendit. Po te mos ishte ne kete shkalle kaq te larte dashuria per popullin, ndoshta edhe mund te mos kishim vrasje. Por, me thuaj, perse duhej te rronim po te na mungonte dashuria per ti sherbyer popullit. Ne kete bote, zoteri i nderuar, nuk ka dashuri me te madhe se dashuria e politikanit per popullin.