Nga Carlo Bollino
Ishte viti 1921, plot 100 vite më parë, kur në Gjermani lindën “Sturmabteilung” (SA), krahu paraushtarak nazist që i dha kontributin vendimtar një Adolf Hitleri të ri që të afirmohej në fillim si lider, pastaj të fitonte zgjedhjet derisa u bë Adolf Hitleri që e gjithë bota njeh. Zyrtarisht “SA” luftonin atë që Hitleri konsideronte si paligjshmëria në Gjermani, abuzimet, korrupsionin dhe kërcënimin e kthimit të komunistëve, por në të vërtetë, mbështesnin me arbitraritetin e veprimeve të tyre planet raciste dhe anti-sioniste të themeluesit të tyre delirant.
Metodat me të cilat vepronin “SA” ishin të njohura në të gjithë Republikën e atëhershme të Vajmarit: lëviznin në skuadra, identifikonin nëpër rrugë armiqtë, i ndalonin, i kontrollonin, i rrihnin dhe në fund të “procedurave” të tyre ia dorëzonin forcave zyrtare të rendit. Ndonjëherë ndodhte që i vrisnin në vend.
Saktësisht 100 vite më pas këtij kapitulli të tmerrshëm të historisë, në Tiranë lindin “SMV”, “Strukturat për Mbrojtjen e Votës” të krijuara nga Partia Demokratike. Askush nuk do të guxonte të krahasonte Lulzim Bashën ose Gazmend Bardhin me Adolf Hitlerin, por krahasimi është më pak kontradiktor nëse shohim ngjashmërinë me metodat dhe arbitraritetin e përdorur nga SA dhe SMV. SMV-të e 2021 në fakt, pretendojnë si 100 vite më parë të zënë vendin e verifikimit të gjykatës, lëvizin të armatosur dhe në grup, tejkalojnë kompetencat e policisë, patrullojnë personalisht terrenin në gjueti të “armiqve”, ndalojnë dhe kontrollojnë makinat e dyshimta duke marre peng shoferët, rrahin në vend ata që ata i konsiderojnë “fajtorë” dhe vetëm pastaj njoftojnë policinë.
Në ndonjë rast, siç ndodhi dje në Elbasan, arrijnë deri aty sa të vrasin dhe të deklarojnë se e bënë për vetëmbrojtje. Ajo që e bën të gjithë këtë akoma më të rëndë duke transformuar një bandë të çfarëdoshme tepistësh, në një strukturë të rrezikshme paraushtarake, është se këta ish-policë veprojnë duke zbatuar urdhërat dhe planet politike të një partie politike që i paguan për këtë. I paguan dhe i mbron, edhe me kushtin për të thënë gënjeshtra. Gazmend Bardhi për shembull, dje deklaroi se njeriu i tij Arbër Paplekaj, anëtari i “SMV” që vrau militantin socialist Pjerin Xhuvani, ishte i autorizuar të lëvizte i armatosur.
Në të vërtetë Paplekaj, ish-anëtar i RENEA, ishte i autorizuar vetëm të ruante pistoletën e tij Glock 19 (armë e RENEA) në shtëpi, pra, nuk mund ta mbante me vete gjatë patrullimeve për llogari të PD. Sot policia dhe prokuroria ndaluan të gjithë 10 anëtarët e skuadrës së armatosur të PD që mori pjesë në ekzekutimin në Elbasan dhe në pengmarrje të qytetarëve të ndaluar në posblloqet që bënin. Por, nuk ekziston edhe një përgjegjësi penale nga ana e kujt u ka besuar këtë detyrë të paligjshme?
Fakti që anëtarët e bandës janë të akuzuar edhe për „pemgmarrje“, është një mesazh i qartë edhe për të gjithë anëtarët e tjerë të ”SMV” të shpërndarë në gjithë vendin: ndalimi i automjeteve private nëpër rrugë dhe pretendimi për t’i bastisur duke vepruar si të ishin policë, është një krim. Edhe kur pretendojnë se duan të provojnë shitblerje të votës. Në këtë rast, qëndrimi i vetëm ligjor është sinjalizimi i rastit në polici ose në autoritetet kompetente. PD dhe LSI janë të lira të vazhdojnë të jetojnë në një botë paralele, siç po bëjnë prej tetë vitesh, por në realitet Shteti është një dhe i vetëm, dhe ata nuk mund të ndërtojnë një tjetër paralel pse asnjë nuk është mbi ligjin.
Kuptoj se mund të duket e rëndë të rikujtosh grupet paraushtarake naziste të 1920 për të përshkruar çmendurinë e skuadrave të armatosura të PD-së, por me gjithë përpjekjet, nuk arrita të gjej në historinë më të afërt asnjë shembull tjetër të krahasueshëm me këtë barbari politike në kohë demokracie. E vetmja gjurmë e një gjëje të ngjashme, janë skuadrat klandestine të ngritura nga Bashkim Gazidede mes 1996 dhe 1997, por ato atëherë ishin pjesë të një strukture zyrtare e Shtetit, edhe pse e devijuar, ndërsa bandat e Bashës, Berishës dhe Gazmend Bardhit, janë banda të armatosura private, që veprojnë në bazë të një ideologjie dhe për llogari të një partie.
Gjendja bëhet akoma më e rënduar, pasi këto banda të jashtëligjshme, kanë mirënjohjen dhe mbështetjen e Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe të partisë së tij. Vetëm në diktatura mund të gjejmë shembuj të tillë, por në një diktaturë pritet, ndërsa që një e tillë të ndodhë sot, në demokracinë e plotë, të lë pa fjalë.
Denoncimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila pati kurajon të flasë hapur, nuk lë hapsirë për interpretime të tjera: ”Gjëra të tilla të tmerrshme sic janë grupet e paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, kjo të mbetet pas në të shkuarën. Kjo është diçka e papranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të integrohen në BE”. Ndërsa Basha, Berisha dhe Meta na i ripropozojnë sot, në pranverë të 2021.
Shite-blerja e votave është krim zgjedhor i padisktueshëm, por ai duhet të ndëshkohet nëpërmjet drejtësisë, jo vetëdrejtësisë.
Të shohësh ata tre furgonë të bardhë mbushur me burra të armatosur që me urdhër të Gazmend Bardhit dhe me paratë e Partisë Demokratike, patrullojnë rrugët e vendit në gjueti të kundërshtarëve politikë dhe kur i gjejnë i sekuestrojnë, i rrahin, i kërcënojnë apo i vrasin, është një skenë që do të mbetet në historinë e errët të vendit. Eshtë njolla e disatë në historinë e një partie që prej tetë vitesh udhëheq një fushatë destruktive vetëm e vetëm të kthehet në pushtet, dhe që tani, duke shpresuar të fitojë zgjedhjet, po vetë shkatërrohet përfundimisht.
Nuk mund të besoj dhe nuk dua të besoj që populli demokratik që nuk pëlqen Edi Ramën në Qeveri, të pranojë ta zëvendësojë me burra si këta që organizojnë banda të armatosura të përbëra nga ish-policë ose kriminale për të ”rifituar demokracinë“. Korrupsioni, ku më shumë e ku më pak, prek të gjitha forcat politike, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Po bashkimi ”politikë dhe vdekje“ mbetet fatkeqësisht një ekskluzivitet historik i Partisë Demokratike dhe të ideologut të saj që jo rastësisht është mbiquajtur ”doktor vdekja“.
Sjellja e tyre e dhunshme dhe arroganca e tyre, edhe në prag të këtyre zgjedhjeve, shfaqen të pakuptueshme: Eshtë sikur në këto tetë vite opozitë kanë gëlltitur një dozë të përditshme urrejtjeje dhe që sot, kanë fituar më në fund të drejtën hyjnore të rimarrjes së pushtetit, një vendim që në fakt i takon vetëm zgjedhësve. Por ata duan ta marrin me çdo kusht dhe sot e kuptojmë se per te arritur qellimin e tyre, jane të gatshëm që të pranojnë çdo gjë, edhe vrasjet..
Shqiptaret ju kane shume borxhe i nderuar Karlo Bolino. Keni disa vjet qe ja thoni ne sy te verteten opozites dhe ju kam ndjekur me vemendje qe cdo fjale e juaja ka dale saktesisht. Po ata ne vend qe tju degjojne si nje njeri i nderuar, ju kane sulmuar pa meshire. Ju jemi mirnjohes
Absolutisht! Reflekton kulturen europiane te debatit politik. Ne, sigurisht kemi te tille por Karlo mbetet shembulli qe duhet ndjekur padi rrezatin plotesisht
Bravo Karlo Bolino. Analize e shkelqyer qe ju nxjerr fytyrat fashiste krimineleve Berisha, Meta dhe Basha dhe bandave te tyre mafiozo.
Po normalisht qe beqirat turkoshake jane nje shekull pas evropes …..1921!
Buona sera signore Carlo Bolino.
Shyqyr që je mirë.
Do të të sugjeroja, që fillimisht Ju, personalisht, ta filloni goditjen me paramilitarin ILIR BABARAMO, që ke nën sqetullën tënde.
Ky BABARAMO, është akoma edhe më i rrezikshëm, se sa ata që kapin pistoletat e vrasin njerëzit kot na si koti, në mes të ditës e në rrugë të madhe.
Ky BABARAMO, është frymëzues, provokator dhe nxitës i atyre PARAMILITARËVE. Kjo, është më se e vërtetë. Kulmi, ishte kur Kryeministri ynë i nderuar, nderpreu intervistën, nga trashësia, injoranca dhe provokimet banale që i bëri ky pseudo gazetar.
Nisur nga këto, nuk mund ta kuptoj vazhdimin e bashkëpunimit tuaj ( Carlo Bolino+Alba Malltezi) me këtë njeri intrigant, thashethemexhi, pa horizont, gazetar kafeneshë dhe që është i përfolur për lidhje të nëntokës me Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Prandaj, i nderuar Carlo, qendrimi i mëtejshëm e BABARAMOS tek ju, kompromenton keqazi imazhin tuaj të nderuar.
Reflektimi, fillon nga vehtja, thotë një fjalë e urtë shqiptare.
Për ju, sa më shpejt, aq më mirë.
NJË BRAVO TË MADHE SE STILI AI E KA MIRË POR EDHE AI TJETRI MIRË E KA NUK SHKON
Bashkohem 100% me komentin e DEMO KRATI-t. Uroj ta lexoje dhe z.znj Bollino dhe Malltezi. Është në nderin e tyre, por dhe të medias që kanë në pronësi, që do e kompromentojnë rëndë në sytë e lexuesve dhe shikuesve të saj, nëse mbajnë në stafin e saj një gazetar provokues dhe cinik si Babaramo. Siç thotë proverbi shqiptar, “një dru e shtrëmbër rrëzon gjithë barrën”, le të kujdesen që kjo mos të ndodhë.
Buona sera signore Carlo Bolino.
Shyqyr që je mirë.
Do të të sugjeroja, që fillimisht Ju, personalisht, ta filloni goditjen me paramilitarin ILIR BABARAMO, që ke nën sqetullën tënde.
Ky BABARAMO, është akoma edhe më i rrezikshëm, se sa ata që kapin pistoletat e vrasin njerëzit kot na si koti, në mes të ditës e në rrugë të madhe.
Ky BABARAMO, është frymëzues, provokator dhe nxitës i atyre PARAMILITARËVE. Kjo, është më se e vërtetë. Kulmi, ishte kur Kryeministri ynë i nderuar, nderpreu intervistën, nga trashësia, injoranca dhe provokimet banale që i bëri ky pseudo gazetar.
Nisur nga këto, nuk mund ta kuptoj vazhdimin e bashkëpunimit tuaj ( Carlo Bolino+Alba Malltezi) me këtë njeri intrigant, thashethemexhi, pa horizont, gazetar kafeneshë dhe që është i përfolur për lidhje të nëntokës me Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Prandaj, i nderuar Carlo, qendrimi i mëtejshëm e BABARAMOS tek ju, kompromenton keqazi imazhin tuaj.
Reflektimi, fillon nga vehtja, thotë një fjalë e urtë shqiptare.
Për ju, sa më shpejt, aq më mirë.
Partia Demokratike duhet të bëjë një reformim rrënjësor, një revolucion të brendshëm me qëllim që emri të përputhet me veprat. Në të kundërt PD ashtu si SA apo SS më pas, duhet të konsiderohet organizatë terroriste – fashiste dhe si e tillë antiligjore. Drejtuesit e saj të gjykohen sipas ligjit dhe të mos drejtojnë më asnjë parti për 15 vitet në vazhdim.
Pas 8 vitesh ne pushtet,do w bëjnë, ia dorezoj Rama sot.
fl gazetarit per shkrimin dhe kujteses per nazizmin .sepse ne shqiperi ka ne realitet grupe radikale politike pa folur per ato fetare qe veprojne ne praktite,,ngjarjet e viteve te fundit jane shume shqetesuese
Po grupet e krimit qe mbeshteten dhe mbeshtesin PS me ke do t’i krahasoje o Karlo??!!Me siguri me mafian italiane.Mbaji pak frenat zoti Karlo jo me kaq emocion si me qene ne shtabin e Taulantit.Apo je vertet pjese e strukturave te Rilindjes?
Kur Bollino luftonte per demokraci ti o Col nuk kishe lindur akoma.
Or Coli vocerr, sado struktura te kete PS, te pakten nuk i ka lyer duart me gjakun e shqiptareve
Rritu o Col edhe perdor trurin per te menduar jo per te perseritur si papagall fjalet e Gazit te PD. Gazi e thote se eshte vrases , por ti qe e perserit falas je per gjynah.
Koli-Coli-Loli-Boli………
Keshille pa Kosto……….Kur lexon nje Shkrim dhe ke deshiren / mundesine / hapesiren per te folur/shkruar/artikuluar rreth tij…..FOL PER TE..
Carlo tregon Historine Hitleriane (1921-1945) si paralele te asaj qe po ndosh Sot ne vendin tend e timin…ti shkon tek ” Grupet e PS “…….Jane denuar 20-Persona per ato qe kane ndodhur ne 2017………dhe cuditerisht shumica nuk ishin nga PS….ky eshte Fakt i patjetersueshem……
► Sal Ram Berisha jua ka trashur aq shume Koken, saqe nuk ka vend me per Llogjike elementare…jua mori edhe Syte, edhe Veshet, edhe Arsyen + llogjiken e thjeshte, me nje Fjale ju ka lene si ai “Peshku qe bie ne Grep” sa here ju jep “Material/ Ushqim per tu orientuar/jetuar”……
► Po te ishte – Budallalleku – i dukshem e i shoqeruar me Dhimbje Koke, ta garantoj se do kaloje me shume Kohe ne Farmaci, sesa ne Shtepine tende………….
je i madh bolino bravo
por ti nuk do ti krahasosh me nazistet por keta jane me keq
Bolino, repartet e para fashiste i krijoi Benoto Mussolini ne ish-Mbreterine e Italise
Hitleri e kopioi.
karo po jep beketti, patrioti yt interviste
duket me i zoti se ti
merr lekt e shqiptarve dhe hidhu hi syve
E perseris prej kohesh, Bollino eshte gazetari me profesional ne Shqiperi
Car Bolja ka nevoje per ca freskim kujtese – Gjithe Europa lexoi ne Gazeten BILD bisedat skandaloze ku Ministra e Deputete te Rames urdheronin shefa halldupe policie per masaker zgjedhore!
Kudo gjetke, Gjiknuret, Manjat, Qefalite e ato fare shefash policie do kishin ngrohur qelite e burgut per ate skandal.
Dhe natyrisht qe opozita do kerkoje te mbroje votat vete se nuk konkuron me partine ne pushtet, por me Pusht-shtetin e kapur ne krim elektoral.
Kush ka ndermend te dale te bleje vota keto dy dite, ta marre qefinin nen sqetull, Dhe nje here e mire gjithmone.
Po pse ti nuk do e doje Ramen po te jepte toke pafund falas te fusha aviacionit. Une do ia hyja ne llapë,jo te b.tha, sic ben Karloja, po ne llapë.
Or Ti MIK…..”Kujto ca ke pati PS ne 30 qershor ne Shkoder”—–
► je Dakord qe kudo “gjetke” Tradhetari i Shtetit e Popullit Shqipetar Sal Ram Berisha ( Doktor – Vdekja) do ishte ne Qelite e Burgut ??? (Lista e Akuzave do ishte aq e gjate sa do me zinte gjumi tu shkrujt )
► je dakord se Lul Basha, kudo “gjetke”, do ishte ne kokerr te Qelise per Tradheti Kombetare ( shitje e Detit ►Gjykata Kushtetuese hodhi poshte Firmen e Bashes + Sales qe nenshkruan Marreveshjen ) ?????????????? + mbi 200 Miljon Euro vjedhje tek Rruga e Kombit ( su paraqit asnjehere para Trupit Gjykues )….+ vrasja e 4 Qytetareve para Kryeministrise ( Luli M.i Brendeshem dhe Baba Kryeminister ) etj etj etj pa fund
► Po PD skishte per tardh kurr n`pushtet (perjashto 92-shin) po mos kishin vjedh, shantazhu, vra Rob……..car e di Salen ti mer Daj ???
Enver Hoxha do ja kishte zilin po t`ishte gjall……..Po Doktor Kosoven a e ke nigju ti ” GJETKE “……..hape pak Youtubin ene nigjoje car flet per Tritanin Shehun ene Genc Rulin……po ajo eshte Parti qe eshte kriju vetem per shkatarru at Vend….per me nda shqiptaret……per me vra shqiptaret njoni – tjetrin…….per me lone at Vend ne anarshi e kaus……….Kthjellohu Bamke…..gjetke ajo Parti nuk do te ekzistonte po te mos ishit ju qe jua a ka marre edhe Syte edhe Veshet edhe Mendjen Sal Ram Berisha……Agjenti i thekur i Beogradit…dhe pasardhesi i tij Lul Basha, qe e ka tregu besnikerine e tij ndaj Klikes Serbe ( ashtu si e kishte pregatitur Baba Sal ) , gjate Kohes qe punoj e veproj ne Kosove………..Nuk jane cudira Bamke…..kjo eshte PD e te rekrutuarit te Beogradit….dhe deri sa te ekzistoje ai Njeri ashtu do te jete……..pastaj ju do thoni -s`na e merrte Mendja………Voto me mire noi Parti qe ska te beje as me Ed Ramen (meqe nuk e do) por PD-ne harroje…..harroje sa me shpejt…jane Plehra te pariciklueshme ato Bamke……TUNG e shendet
Demokracia eshte e veshtire per tu jetesuar me mentalitet armesh dhe qefinesh. Jo pra jo ….nuk behet me arme demkracia. Revolucioni po, ai behet me arme. Nese nuk respektohet ligji dhe shteti i se drejtes , nese i meret jeta tejtrit me justifikimin se po mbron demokracine ,kjo nuk eshte mendesi demokratike. Te nesermen e zgjedhjeve , me te njejten mendesi mund te perdoren armet me pretendimin se , po mbroj demokracine, sepse me jane vjedhur votat dhe zgjedhjet nuk kane qene demokratike.
Ne nje shtet si shqiperia ku drejtesi nuk ka, ku blerja e votes eshte sheshit., ku diktatura asht ulur kambkryq, ku partia socialiste ka 30 vjet qe asht kthy ne bande, shteti funksionon vetem per fukarenjtë.
Por ti i dashur Carlo s’ke faj sepse ti jeton ne nje bote tjeter.
Nqs njerëzit nuk organizohen qe te mbrojnë te drejten e tyre ai vend do te shkoje drejt greminës.
Koli-Coli-Loli-Boli………
Keshille pa Kosto……….Kur lexon nje Shkrim dhe ke deshiren / mundesine / hapesiren per te folur/shkruar/artikuluar rreth tij…..FOL PER TE..
Carlo tregon Historine Hitleriane (1921-1945) si paralele te asaj qe po ndosh Sot ne vendin tend e timin…ti shkon tek ” Grupet e PS “…….Jane denuar 20-Persona per ato qe kane ndodhur ne 2017………dhe cuditerisht shumica nuk ishin nga PS….ky eshte Fakt i patjetersueshem……
► Sal Ram Berisha jua ka trashur aq shume Koken, saqe nuk ka vend me per Llogjike elementare…jua mori edhe Syte, edhe Veshet, edhe Arsyen + llogjiken e thjeshte, me nje Fjale ju ka lene si ai “Peshku qe bie ne Grep” sa here ju jep “Material/ Ushqim per tu orientuar/jetuar”……
► Po te ishte – Budallalleku – i dukshem e i shoqeruar me Dhimbje Koke, ta garantoj se do kaloje me shume Kohe ne Farmaci, sesa ne Shtepine tende………….
Kush me thote ju litem….perse gjaku ne Shqiperi “mban era” PD ?????
2 Prilli, ’96-ta, ku SHIK-u i Gazidedes riktheu diktaturen, ’97-a me arme neper duar, ’98-a me grusht shteti, Gerdeci, 21 Janari …e deri ne ngjarjen me te fresket ne Elbasan.
Shqiptare, mendohuni mite kur te votoni, neser mund te jeni ju viktima e radhesTani na paska dale nje SMV, qe gjykon e vepron paralel me shtetin. Nuk votoj Edi Ramen si i perkryer por si e keqja me e vogel, te pakten nuk i ka lyer duart me gjak.
Jo, nuk i ka lyer, Ardit Gjoklaj, Klodian Rasha, dhe sa baballarë vranë veten ne burg se nuk kishin te paguanin dritat. Nuk ka vra Rama jo, eshte e keqja me e vogel.
Te drejte me Carlo,por ketu tek ne rregullat e demokracise i kane shkruar ceceni i vicidollit dhe kokecepi i cepanit,qe kane 30 vite,si bajga pas kepuces.
o coli loli si e ke kjo qe tua mund te jete e por ama nuk kane vrare njeri deri me sote cfare pergjigje ke zotrote.
Nuk na the asnje fjale per kemishezijte e Mussolini, zoti Carlo. U ke borxh edhe themelimin e « Gazetes Shqiptare » qe na e ktheve pas 50 vjetesh ne Shqiperi.
Si e shoh, edhe “gazetarët e nderuar”, kanë veshur “gjuhën me letër zmerile”, si të gjithë ata të cilët komentojnë, sa majtas e djathtas.
Por më interesantë janë ata që “lëpijnë nga e majta”!
Pika në prapanicë, “adhuroni, prangat tuaja”!
“Është e vështirë të çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë”! (Volteri)
ANALIZE E KONKLUZIONE PERFEKTE.
BRAVO DHE SHUME FALEMINDERIT Z. KARLO BOLINO.
PO E NDIHMON SHUME POPULLIN SHQIPTAR NE KETO MOMENTE TE VESHTIRA.
POPULLI DO E NDESHKOJ POLITIKEN E DHUNES BERISHISTE DHE TE LIKE FLORIRIT….ME 25 PRILL ME VOTE.
Faleminderit Carlo !
Kur nje rrugac dhe i cmendur ka marre Shqiperine peng rruga e vetme eshte ruajtja e votes se qytetareve Shqiptare.
Nuk do kishte nevoje PD te organizohej ne kete menyre nese do kishte zgjedhje te lira.
Nje Hitler e ka Shqiperine, mbetet vetem forca per te mbrojtur ate qe do populli.
Kriminelet e Elbasanit ( Rames ) vetem keshtu mbahen ne kontroll.
Ngushellime fam te atij qe vdiq.
Por kriminalizimi i pushtetit kete cmim ka, dhune.
Fatkeqesisht si gjithmone paguajne te vegjlit.
Pra si perfundim koburja e Lekbibajt eshte garancija e votes , garanti i zgjedhjeve ?!
NJË BRAVO TË MADHE SE STILI AI E KA MIRË POR EDHE AI TJETRI MIRË E KA NUK SHKON
Respekte Carlo, nuk i heq asnje presje, jane GESTAPO e Sali Berisha,po ai Babaramo juaj a nuk eshte valle me keq se gestapo ne shtypin shqipetar?
Shqiptaret te respektojne Carlo, po ate gazetarin qe meret me thashetheme dhe jo me gazetari ne studio, mundesisht na e hiq nga syt,eshte tmerresisht I neveritshem.
Bravo Carlo. Ja pikerisht keto qe shkruan ti duhen patur parsysh kur votohet. Edhe po ta kishim memorien historike te shkurter dhe te kishim harruar se cfare beri PD ne vitin 1996-1997 me bandat e shikut me Gazideden e Berishen ne krye ajo cfare beri PD ne Elbasan , ne Kavaje dhe me grupet e armatosura jo per te ndaluar shitblerjen e votes por per ta vjedhur voten pas mbarimit te ores sse zgjedhjeve nuk na le te harrojme.
Pse duhen votuar kriminelet? E diela eshte n je vije ndarese ne historine moderne te Shqiperise
Ne nje vend ku shef po)icie ishte neanderthali Breçani,ç’te besh?Me e forta eshte se e ftojne edhe neper studio per te sqaruar probleme sigurie.O zot.
Mirenjohje Carlo!.
Media Juaj shume parimore nder te rrallat ne Shqiperi ka bere pune te shkelqyer per ndricimin dhe analizen e problemeve e ndodhive.
SA-te e Hitlerit dhe SMV-te e bandes rrugore pushtetkerkuese jane te njejta ne fryme e organizim e veprime prandaj nuk e ke tepruar qe i more per krahasim!.
Strategjia e gjakosjes dhe e manipulimit te opinionit nga dhe me ndihmen e zorraxhinjve te studiove i ka rivrare e poshteruar te vraret e sidomos ndjesine e dhembshurise popullore me qellimin e vetem qe ti egersoje te verberit qe behen kobure e politikes anti Shqiptare te PD-se dhe gjithe sateliteve po aq gjynahqare.
Karlo Bolino.
Pastrohu nga Babaramo.
Je i bërë pis nga ai, Ose je edhe vetë ti, njesoj si ai.
Me një anë, leshon keqazi Babaramon kunder qeverisë dhe kryeministrit, dhe në anën tjetër, ti vetë, boton këtë artikull – medemek për tu shfaqesuar e për të hequr këtë njollë, duke mbrojtur qeverinë dhe kryeministrin.
Lojë me dy porta.
Mirë edhe me opozitën (në se fiton zgjedhjet dhe vjen në pushtet), dhe mirë edhe me qeverinë në se vazhdon edhe mbas zgjedhjeve të jetë në.pushtet.
Tamam si putanat (ose shqip si kurvat)
Zgjidh e merr, se ku je.
Ose largo menjëherë Babaramon nga vehtja, ose edhe ti, je shkërdhatë e burrë i keq si ai.
Porta batuta, vizita fatta.
?♂️?