Rama letër Hashim Thaçit: Nuk e di a më lexon dhe nuk di as si je e si shkojnë ditët e tua

24 Prill 2021, 13:43Blog TEMA

Nga Edi Rama 

I dashur Hashim,

nuk e di a më lexon dhe nuk di as si je e si shkojnë ditët e tua, në atë izolim krejt absurd ku je i detyruar të qëndrosh për Zoti e di se sa kohë ende! Por unë gjithësesi dua të ta uroj sot ditëlindjen, nga larg dhe me dhimbjen e pamundësisë për të dëgjuar zërin tënd e bërë shakatë me jetën në telefon, po ama besomë, duke u ndjerë pranë teje më shumë se çdo herë më parë.

Eh, paska qenë e shkruar që ti dhe historia e Kosovës të jeni një, në vuajtje e në gëzime, një simbiozë e hatashme mes një njeriu që i përkushtohet vendit të vet, si një dashurie pa kushte dhe një vendi që e sprovon atë deri në ekstrem. 20 vite janë shumë fare për njeriun, po për historinë janë sa një ditë dhe përgjatë kësaj dite ti ke provuar lindjen në errësirë, fëmijërinë në agimin e mjegullt, rininë në paraditen e nxehtë përzier me erën e gjakut të shokëve, drekën plot hare e brohoritje fitimtarësh, burrërinë në pasditen e ecjes së gjatë nëpër Kosovë mes plagëve, halleve e shpresave dhe tash ndalesën pa kohë të muzgut – muzg i njëkohshëm me muzgun që në Kosovë i ngjan një agimi të rrejshëm.

Dhe ja, simbioza me historinë e tokës tënde, ty të ka caktuar ta dëshmosh me mungesën tënde atë rrenë, teksa me praninë duhet të përballesh me malin e lartë me rrena që fati yt i shenjuar, ka vendosur përkohësisht mes teje dhe Kosovës tënde në këtë muzg të thellë.

Ti më ke treguar dikur se si numëroje yjet për të mos të të zënë gjumi prej rraskapitjes nëpër shtigjet e luftës, kur ishe një hije në kërkim prej armiqve të tu e të popullit tënd!

E tani e marr me mend se yjet duhet t’i kërkosh me zor, nëpër tavanin e ulët që aq shumë i ngjan qiellit të Kosovës së sotme. Por duke ta njohur fortësinë e materialit me të cilin je gatuar, nuk e kam të pamundur të marr me mend durimin e pathyeshëm, me të cilin ti arrin ta mbash mbi vete atë tavan poshtërues, pa e përkulur trupin e imagjinatës tënde.

Nuk e di sa do të zgjasë nata që ke përpara miku im i shtrenjtë, por ajo çka di njësoj si drita e diellit mbi Tiranë sot, është se agimi do të vijë përsëri, për ty e për Kosovën.

E di vëlla e di, që vitet deri në agim janë minuta për historinë, po jo për jetën e njeriut të kyçur me pahirin e cinizmit njerëzor brenda katër mureve dhe mundohem ta marr me mend, se sa e rëndë është për ty pamundësia për të ecur edhe me këmbë, e jo veç me mendje nëpër rrugët e pyjet e Kosovës. Por s’ke kurrgjë çka bën, ti u rrite e u bëre burrë e babë, po askurrë s’e pate dot në dorë të jesh tjetësend përveçse kukulla e fatit tënd të bërë njësh me Kosovën.

Kështu që ma fal nëse ky urim i imi, megjithë shpirt, që edhe 100 vjet t’i kesh me shëndet e me kë të do zemra, nuk është dot një urim i buzëqeshur, por pash Zotin e madh, mos iu anko fatit tënd e as mos kërko kot ta dish se si mund të ishte ndryshe, sepse sado cinike të të duket, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe që Kosova të buzëqeshë përsëri kur përsëri nata t’ia lerë vendin ditës së re!

Përqafime Hashim dhe jam atje, me ty sonte, kur të kujtosh dollitë e shkuara në familje, për këtë ditëlindje të pamirëseardhur nën tavanin e mallkuar!

22 komente në “Rama letër Hashim Thaçit: Nuk e di a më lexon dhe nuk di as si je e si shkojnë ditët e tua”

  1. Luli says:

    Bravo Leter nga thellesia e Zemres
    Me te vertet shume mallengjyse dhe e sinqerte
    Bravo K.Rama di se cfare te shkruash dhe te mendosh
    Ece perpara dhe keshtu vazhdofsh gjithmon

  2. Ed says:

    SHUME KUPTIMPLOTE KJO LETER .
    BRAVO ZOTI KRYEMINISTER PATRIOT NJE LETER SI KJO ESHTE SHUME E NEVOITSHME PER KOMANDANTIN NE KETE SITUATE PROVIZORE QE AI GJENDET.UNE E DI QE JU ZOTI KRYEMINISTER NUK PO LINI GUR PA LEVIZUR QE AI TE DALE NGA ANDEJ DHE BESOJ SE DO DALE SHUME SHPEJT. GEZUAR DITELINDJE KOMANDT HASHIMI 100 VJET PER TY.
    RESPEKT PER KETA DY PATRIOTE.

  3. Gaz says:

    Brilliant Z Kryeminister. Miku dhe shoku ne ditet me te veshtira njihet.

  4. Cipini says:

    Sic thote edhe vete..” une nuk jam i rene nga qielli, kam gabimet e mia dhe jam ky qe jam…”
    Shume fakte si kjo leter e nje pene te “mprefet” e teper ndjesore, tregojne realisht kush eshte Edi Rama. Njeri vizionar dhe i vendosur kur merr aksionin e berjes se gjerave.
    Bravo!

  5. Jimi says:

    Miku njihet qe eshte mik ne te keqe ne rrezik! Bravo Edi !

  6. Niku says:

    Rralle mund te lexojme nje urim kaq te ndjere dhe te jashtezakonshem.
    Ka shumecka brenda saj, por ndermjet te tjerash une lexova edhe dhimbjen e gjithanshme te nje politikani te larte shqiptar, I cili ka ndjere e pare drejtperdrejt armiqesine dhe hipokrizine e te huajve dhe shqipetareve, te cilet bashkerisht, per interesa te njejta apo te ndryshme jane kunder Shqiperise.
    Gjithmone ata qe kane luftuar per nje Shqiperi me te mire, kane luftuar kunder perandorive, kane qene te tradhetuar nga “te vetet”, por kane pasur me vete endrren e popullit te tyre dhe perseri kane mbijetuar dhe fituar.
    Me pasojat mbi vendin merret historia, por ata do te ngelen burim frymezimi, per ata qe duan te luftojne per vendin e tyre. Dhe padyshim te tille do te kete gjithmone.
    Sidoqofte edhe une i uroj me te miren, nje prej atyre shqiptareve, I cili luftoi per vendin e tij, arriti te fitoj, pavaresisht cmimit qe I duhet te paguaj.

  7. amerika. says:

    Hashim Thaci eshte buri i madh Shqiptar,qe udhehoqi luften ,per clirimin e Kosoves..Hashim Thaci eshte atje,bashke me shtabin e UcK..sepse
    u tradhetua,nga vete shqiptaret ,miq te Serbise, te rusit..sic jane Sali Berisha,Lulezim Basha,Albin Kurti, e plot mafje ne Kosove…Turp per popullin Kosovar,per gjakun e derdhur, e lejoj, dhe po e lejon kete turp historik per Kosoven..
    Po SHBA..ja cpo ben ,? Po presidenti Biden a eshte ne dijeni..deri sa dikur figuren e Ashim Thacit e ka vleresuar shumeee…
    I bej thirje Kryeministrit Rama,jo vetem ta uroje Hashim thacin, por ne emer te qeverise, parlamentit,ne emer te drejtesise shqiptare, ti drejtohet,botes, shba se, gjykates krimeve ne Age,ta pushojne kete ceshtje,sepse popullit shqiptar po i behet nje padrejtei e padegjuar,dhe po ncjerin sebine, te pa lagur nga krimet e bera..Shiko sa bukur vepruan tradhetaret.Burgosen trimat e kosoves,dhe i hapen rrugen Albin Kurtit per te marre pushtetin.Ju siguroj qe Albini eshte bashkepunetor..ne kete veper te ndyre..

  8. Boston says:

    Njeriu i mire dhe i kulturuar uron me zemer dhe shpirt……Urimet me te mira per Thacin. E verteta vonon por nuk haron.

  9. Poli says:

    Krenare per kryeminitrine, Z . Rama,. Cdo fjale në cdo rresh kishte cdo emocion njerezor, si letra e ndjere per nje vella qe malli e ka marre, por dhe kurajo jo me pak..
    Endje dhe kersheri edhe kur ju degjoj kryeiministri im, per te cilin vertet historia do flase..

  10. Demokrati says:

    Te lumte zoti KMinister!
    Je shume i sinqerte. Ke filluar po imagjinon si eshte qelia e burgut…. rruga e mbare!

    1. Realisti says:

      Ironia eshte qe ti emrin tend duhej ta quaje Komunisti se ne fakt demokrati eshte Rama.

  11. SHQIPTAR says:

    Z. Kryeminister i Shqiperise dhe i popullit shqiptar, ju pergezoj per kete komunikim shpirteror e vellezeror me Hashim Thaçin, te cilin gabimet e veta dhe te “shokeve” te tij e çuan ne Hage!…
    Demonet e historise se Shqiperise e te popullit shqiptar: esatpashetoptaanet, ahmetzogollet, ballistet dhe legalitetistet e legalititistet e Prishtines “shqiptare”, me bijte dhe bijat e tyre me te shemtuara akrobate, nen petkun e “demokracise”, po e godasin Shqiperine dhe popullin shqiptar ne stinet e tyre me te mira…
    Per kete goditje demonesh qe i behet Shqiperise dhe popullit shqiptar, fajet i keni edhe ju ne Tirane, sepse keni bashkepunuar me udbashat me finoke ne historine e popullit shqiptar, me udbashat me te rafinuar te te gjitha ngjyrimeve e paketimeve “patriotike” e “kombetare” te Dr. Ibrahim Rugoves dhe te LDK te tij “shqiptare”…
    Neperkat e Ibrahim Rugoves e te LDK jane rizgjuar ne Tirane dhe gjithandej, me emrat e Sali Serbit, Ilir Metes e Lul Bashiçit dhe duan ta djegin Shqiperine e ta fusin ne lufte civile popullin shqiptar…
    Kujdes Shqiperine dhe popullin shqiptar!, z. Kryeminister.

    SHQIPTAR

  12. Belgjika.. says:

    ..Demokrat…Rames i merr te keqen..Rama po ben gadi ,qelite e burgut, per kriminelat, Berisha, Ilir, Luli dhe kompani..!!

  13. cubi.matjan says:

    Bukur, e ndjere sinqerisht si shoku shokut te ngushte ne beteje per arritjen e Majes… me sy hapur… . Amin.
    Po ndersa perjetoj njerzishem sa mesiper nje Gje jo e vogel me trondit… edhe kur, nje dite, te jem i vdekur…
    Gjeja eshte Shqiperia. Si e katandiset ne ZERO, politika shqiptare, kete shtet dhe popull pa aq dashur, me aq perbuzje. Si e perdhoset perbindshem ndihmesen tejet te sinqerte te popullit dhe shtetit te puntoreve dhe fshatareve – per ndertimin e vendit… . Si e poshteruat LANClirimtare – nderkohe qe pozita e tradhetareve Balliste mund te vihej, korigjohej, ne heshtje paqesore – cila eshte nismetarja, frymezuesja, dhe mbeshtetsia e Kosoves Republike e Pavarur…
    Pra, Ka nje mosperputhje parimore ne kohe, ndjenja, hapsire …
    Perfundimi, per mos u zgjatur: Ndjenjat e castit prodhojne emocione te castit. Pervec ndjenjave dhe emocioneve per Atdhe, te cilat, jane te perjetshme. A mund te behemi, qe te jemi, te gjithe, paprere, dashnore te perjetshem te Atdheut? Aq me teper e me pare lideret. Kjo eshte ceshtja, fryma, garancia… per arritjen relisht te Majes.
    Gezuar e me liri… – Hashim.

  14. Trebeshina says:

    Krenar per kryeministrin e Shqiperise Rama,Hashim Thaci eshte firmetari i mareveshjes ne Rambuje,ai shpalli pavaresine e Kosoves ne 2008,per Kosoven dhe gjithe kombin shqiptar eshte burre shteti. Albin Kurti eshte liliput perpara tij, beri cmos per ta cuar Thacin ne burg, po historia do ta denoj kete gangster politik. Hashim Thaci eshte i respektuar ne Shqiperi, kurse banda anti Thac ,Sali Berisha ,Albin Kurti,Ilir Meta etj, jan njerezit me te urryer.Kurti ketu me veprimet e tij kriminale kunder Thacit ne Shqiperi e ka barazuar veten me Esat Toptanin.

  15. dhembeli says:

    Nje urim mbreselenes!
    T’i shkruash me zemer, Vellai uron vellane !
    C’ far ndjenja mundet te pershkruhen e c’far emocionesh ndjen me kete gjuhen shqipe ?!
    Vecse duhet te dalin nga mendja dhe te shkruhen nga dora e atyre qe ndjejne e dine .
    Eh….! Rralle lindin te tille njerz,…por kemi fatin ta kemi!
    Te falenderojme nga zemra o Edi Rama, na ben krenare .

  16. Urime te perzemrta vllait tone Thaci edhe 100 i nderuar Luftetare i Lirise Atdheut
    dite me te bukura do vijne per shqiptaret .
    Na duhet pikerishte kjo qe i Madhi Rama ben prej kohesh ,Bashkimi ne nji Bese
    dhe gjithcka ndryshon si me magji ne Atdheun tone te perbashket .
    Mjafton te shikojme se si eshte transformuar Shqiperia ne kto 8-vjetet e fundit dhe kupton
    mire Potencialet Shqiptare .
    Te bashkuar e besa -bese patsrojme Atdheun tone nga Plehrat dhe Tradhetia qe Kultivojn ne vendin tone
    Armiqte tane Shekullore .
    Ne Shqiperi Greqia dhe Serbia ja kan arritur te kene Partit e tyre PD-Lsi ne Politiken Shqiptare
    ne Kosove padyshim Serbi ka maskarain e tradhetarin e ndyre Kurti .Shqiptaret e Kosoves duhet te qendrojne Shqiptare
    dhe reagojne fuqishem kunder Tradhetise Kombetare .
    U kthefsh sa me shpejt i nderuar Thaci ne Shtepin tende te Madhe

  17. Ndroqi says:

    Bravo,ndjehem krenar per kryeministrin tim,neveri per Albin Kurtin dhe te ngjashmit e tij ne Kosove.qe e kerkuan dhe u gezuan kur Hashim Thaci u dergua ne Hage.

  18. Altin says:

    Kush eshte “populli i Hashimit? ?

  19. Guxim says:

    Si jane sulur 10 vemje te komentojne ketu me vrap.

    10 vemje me 3 emaile te ndryshme secili.

    Ne te njejten zyre ” punoni” o vemje apo nga shtepia?

    Sa e keni rrogen? 30,000 leke + 10 sufllaqe ne muaj?

  20. Marko says:

    Ndjeshmeri, qytetari. Jo si shpellaret.

  21. LILOLABJA says:

    Fat qe jemi bashkohes te dy figurave me brilante te Kombit. Urim i shkelqyer qe i vjen Zotit Thaçi nga vellai i tij i shtrenjte Edi Rama. Neser Zoti Thaçi do tju uroje Shqiperia do tju uroj 12 ta, ajo 12 te qe Ju Heronjte legjendar te Kombit qe nga Familja Jashari e deri tek ju sakrifikuat jeten dhe i dedikuat tere jeten tuaj ne sherbim te 12 -tes .
    Rrofte Shqiperia dhe Kosova e lire.
    Kthim sa me te shpejte ne familjen tuaj !
    Kthim sa me te shpejte prane popullit tend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje