Kryeministri Edi Rama ka qene i prere per te mos bere asnje koalicion me Tom Doshin, nje premtim qe ka dhene dhe per ambasasdoren e SHBA Yuri Kim!
Blendi Fevziu: A do jetë Partia Social Demokrate në qeveri me ju?
Edi Rama: Jo.
Blendi Fevziu: Në asnjë rast, edhe nëse do të keni nevojë për vota?
Edi Rama: Jo.
Edi Rama: Unë po flas për PD-në, nuk po flas për të tjerët. PSD nuk do jetë në qeveri me ne, aspak.
në me PD dua të bëj një sforco shumë të madhe personale të partisë sonë për të shkuar përtej pandemisë politike se na ka degjeneruar si njerëz në sytë e njerëzve.
Ua kemi këtë detyrim njerëzve dhe Shqipëria sot ka një oportunitet fantastik me gjithë ato investime që kemi përpara dhe nëse kanalizojmë një pjesë të madhe të energjive që i kanalizojmë çdo ditë në mënyrë negative, do bënim shumë për Shqipërinë.
Blendi Fevziu: A do të merrni ju ndonjë deputet të opozitës apo partive të vogla që janë renditur me opozitën për të siguruar mazhorancën tuaj.
Edi Rama: Ça mazhorance të siguroj?
Fatjona Mejdini: Për ta fuqizuar, për ta pasur më të cilësuar?
Blendi Fevziu: A mund të bëni një premtim publik që deputetë, kryetar partish të vogla që mund të largohen nga lista e opozitës nuk do jenë pjesë e mazhorancës suaj.
Edi Rama: Nuk ka kufij kjo punë, mund të dalë nesër një nga kryetar dhe të thotë ‘mbështes qeverinë’. Të vijë ta mbështesë, s’ka problem fare.
Mossss,po Toma pret të marrë drejtimin e drejtorive rajonale, këtë e dimë të gjithë!
Për ato bëhet lufta.