Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ish-president i Republikës, ishte i ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, prej ku bëri përgjegjës për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit, liderin e PD-së, z.Lulzim Basha.
“Projekti politik i Partisë Demokratike ka një përgjegjës që e ka dizenjuar, hartuar, menaxhuar, drejtuar dhe që ka përgjegjësinë më superiore, më të parën, më të madhen, i cili është kryetari, lideri i saj.
Në këtë kontekst, për të patur një mundësi si i vetmi mekanizëm, për ta rrëzuar modelin e Edi Ramës, për ta rrëzuar këtë qeveri e cila ka sjellë kaq shumë dhe do sjellë akoma më shumë probleme në këtë vend është Partia Demokratike, por duke patur një ridimensionim të saj, një projekt dhe ekip të ri.”
Për Nishanin, ringritja e Partisë Demokratike është rruga e vetme.
“Nuk ka alternativë tjetër, përveçse ringritja e Partisë Demokratike, përveçse PD të kthehet në një parti me imazhin e një partie moderne, jo të vitit 2015, por të një partie të vitit 2025-2030 që qytetaria, rinia, shqiptarët, të besojnë vërtetë tek modeli i qeverisjes.
Por, duhet ta demostrojë vetë partia në radhë të parë këtë model që ti nesër të besosh që ky model do të implementohet edhe në kuadrin e shtetit shqiptar.”
Edhe një herë tjetër, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD ka përsëritur thirrjen se Basha duhet të dorëhiqet nga pozicioni actual në krye të partisë.
“Një lider që humbet, del përpara mbështetësve të tij, u thotë në radhë të parë, ‘ju falenderoj për besimin’, sepse ka shkuar dhe ka kërkuar votën, ia kanë dhënë besimin.
E dyta ‘ju kërkoj ndjesë se nuk e realizova detyrën time dhe premtimin që iu dhashë’.
E treta ‘unë tërhiqem për t’i hapur rrugë një procesi për një ridimensionim të një forme tjetër dhe unë do ta mbështes këtë projekt të ri.’ Ky është lideri modern, lideri evropian.”, deklaroi Nishani!
Nishan, cojeni Bashen per nje vizite te otorinolaringologu, sepse nuk para degjon mire nga ai vesh qe ti i flet. Dhe mire bene qe nuk te degjon, sepse ti si alternative moderne per kohen qe vjen ke perseri Berishen. Po mire, o Nishan, a nuk e kuptoni ju, se menyra e te berit politike e Berishes dhe Bashes jane modele te deshtuar? Ose me sakt, eshte i njejti model i deshtuar? Atehere, si mundet ti, ti vecosh, duke kerkuar heqjen dore nga modeli Basha dhe rithirrjen ne skene te Berishes, nje model qe ka per baze ulerima si ato te ujqerve ne nje pyll te harlisur?
Berisha eshte lindur dhe rritur ne komunizem, o Nishan, bindjet e tij jane thellesisht te konsoliduara si nje bolshevik konseguent. Mjafton te shohesh qe ai endrrat i merr per realitet per tu bindur se ai jeton ne realitete te prodhuara nga mendja e tij e semure. Ju vazhdoni te mahniteni me brockullat e tij, te cilat ai ua shet per politike te zgjuar, kur rezultatet flasin fund e krye per deshtime te turpshme te njepasnjeshme. Berisha eshte i marre, o Nishan, me mendjen e tij nuk shkohet as ne hale. Kurse ju vazhdoni akoma te mahniteni me idiotesite e tij dhe ti vleresoni si nje politike te madhe. Politika matet nga rezultatet, o Nishan, jo sic bene ti, duke iu lepire atij qe mendon se do te hedhe ndonje kocke. Ndaj pirdhu, se nuk te degjon kush…..