“Tani nis beteja”! Ristani: Deklaratat e Bashës fyese për demokratët

29 Prill 2021, 21:45Politika TEMA

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike, Arben Ristani, ka analizuar faktorët që çuan në humbjen e demokratëve në zgjedhje.

Duke krittikuar Lulzim Bashën, ai u shpreh se pakënaqësia ndaj Ramës baraz fitore është një ekuacion që nuk funksionon.

Sipas tij Basha e ka udhëhequr Partinë në humbje, ndërsa deklaratat e tij se tashmë nis beteja ai i ka konsideruar si fyese.

“Ajo që ka thënë së fundmi, kur doli para selisë, dhe ku u shpreh se tani fillon beteja, mu duk si fyese se thash këto tetë vite paskim ardhur rotull kot, s’paskim bërë betejë.

E ka udhëhequr partinë në humbje që nga momenti që e ka marrë. Pas një sërë strategjish të gabuara dhe së fundmi një humbje e paralajmëruar.

E parajamëruar sepse të gjitha rrethanat nuk të çonin në fitore po ti analizosh.

Asnjëhrë pakënaqësia nuk bën baraz fitore. Pakënaqësia duhej shoqëruar plus një PD e mirëorganizar, një lidër karizmatik, plus një ekip i mirë, plus  dhe kuadër ligjor dhe i duhur. Kërto pluse mund të çonin në fitore.

Pakqënaqesia ndaj Ramës baraz fitore për mua është një ekuacion që nuk funksionon.”, tha Ristani.

1 komente në ““Tani nis beteja”! Ristani: Deklaratat e Bashës fyese për demokratët”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Eh mor Ben faqorja
    si limon të shtrydhën
    pastaj në fytyrë
    derën ty t’a mbyllën.
    .
    Si kusar i vodhe
    votat për partinë
    t’a kam bërë me kohë
    unë elegjinë:
    https://www.gazetatema.net/2019/07/17/arben-ristani-flet-pa-doreza-pres-qe-basha-te-reflektoje-ka-demtuar-jashte-mase-opoziten-dhe-elektoratin/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje