Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” foli për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilat PS i fitoi me 74 mandate.
I pyetur nga Blendi Fevziu se pse në një nga zonat ku është punuar më shumë për rindërtimin, siç është Laçi, ai “ka ngrënë dru”, Rama tha se vota e qytetarëve nuk lidhet me benefitet e momentit dhe as me ndonjë manipulim.
Ai përmedni edhe votën e të burgosurve, ku tha se është hera e parë që nga koha kur LSI administronte butgjet që opozita fiton në disa burgje të caktuara.
“Vlerësimi i sovranit i tejkalon të gjitha vlerësimet e individëve dhe nuk është për diskutim. Shembulli i Laçit, ashtu si i burgjeve, vlen shumë për të kuptuar që vota nuk është një votë e lidhur as me ato që mund të konsiderohen me benefite të momentit, as me ndonjë manipulim, siç flitet.
Është hera e parë që opozita fiton në burgje të caktuara. Nëse hohim historikun e burgjeve, deri në 2017 kur administroheshin nga LSI, rezultatet janë me zero. Kur në burgje nuk është përdorur fuqia e pushtetit, imagjino sa mund të përdoret jashtë tyre”, tha Rama.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: pse duhet t;ua jepte ju populli sërish votën edhe pas tetë vitesh qeverisje? Të themi që keni punuar, ja po ua besoj por nëse do të ishit vlerësuar për punën apo do të kishit punuar vërtet, do të ishit vlerësuar në ato vende. Përshembull na Laç hëngrët dru, ju thoni që po ndërtoni një Laç të ri, por aty ju ndëshkuan…
Edi Rama: E para njëherë vendimi i vsovranit hedh poshtë të gjithë ato të individëve, nuk ka vend për diskutim. Shembulli i Laçit, njësoj si ajo e burgjeve…vlen shumë për të kuptuar se vota nuk është absolutisht e lidhur me atë që quhen benefite të momentit apo në ndonjë industrualizim të votave.
Sepse është hera e parë që Opozita fiton në të gjitha burgjet apo ka një rezultat normal qe nga koha kur i administronte LSI. Kur në burgje nuk është përdorur fuqia e pushtetit, llogarite sa mund të jetë përdorur jashtë.
Laci? Qendrimi i primitivit nuk ndryshon dhe kur e ben me shtepi. Sepse nuk e ka ndjesine, nuk e njeh mirenjohjen dhe fisnikrine.