Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat se PS ka blerë votat.
Në një intervistë për “Opinion” Rama u shpreh se krimet zgjedhore janë subjekt i SPAK dhe sipas tij i takon këtij organi që të marrë masa administrative ndaj kujtdo që ka shitur apo ka blerë votën.
Shefi i qeverisë tha më tej se qytetarët kanë votuar për të mirën e vendin dhe nuk i kanë besuar çelësat e Kryeministrisë opozitës.
“Të thuash që PS fiton se vjedh vota do të thotë t’i biesh mënyrës më të lehtë dhe më banale të mundshme.
Unë e kuptoj që jeni në pozittë të vështirë se fitorja ka qenë e thellë, por ka një gjë.
Të gjitha këto që qarkullojnë janë nën hetim në SPAK dhe çdo kush do shkoj burg bashkë me shokët.
Ky qe tha erdhen bosat me makine policie dhe të gjithë të tjerët do të hetohen nga SPAK. Të gjitha këto denoncime.
Edhe ky me siguri do të shkojë atje. Ky që gjasme i paskan dhënë 200 mijë lekë për të votuar Edi Ramën.
Në SPAK do të shkojë dhe ky, do tregojë shokët dhe do të përfundojë në burg bashkë me shokët.
Unë nuk po vë në diskutim asnjë nga këto video, por këto janë subjekt i SPAK.
Rezultati është i plotë, që tregon që populli ka marrë venbdimin për një opozitë të pavotueshme për ti dhënë çelësat dhe me një PS që i kanë besuar qeverisjen e vendit”, tha Rama.
O Zot çfare gazetaresh ordinere ka neper studio.Ju lutemi ndalojini.Stop.
JE I MADHE ATE TE GJATIN DO MARIN