Basha kishte mbërritur pak më herët në Shqipëri, diku në vitin 2004 dhe ishte ingranuar në PD përmes KOP-it. Shumë shpejt, ai po shndërrohej në njeri me peshë brenda selisë blu, duke eklipsuar senatorët.
“Sali Berisha nuk mendonte asnjëherë të rinovonte PD, mendonte ta trashëgonte atë dhe garancia më e madhe në këtë arst ka qenë vajza e Sali Berishës” u shpreh Ilir Yzeiri, Analist
“Ne sot nuk mund fajësojmë as Bashën e as ata që e pranuan e sponsorizuan apo mbështetën në atë kohë, unë kam qenë një ndër ata. Për herë të parë e të fundit që kam lobuar për dikë ka qenë për Luli në radhë të parë por edhe tjetërt që konsideroheshin Komiteti Orientimit Politikave në PD” u shpreh Astrit Patozi, Ish-Nënkryetar i PD
“Unë nuk jam marrë kurrë me emra të përvecëm, sigurisht kam qenë ndër mbështetëset kryesore të hapjes së politikës” u shpreh Jozefina Topalli, Ish-Nënkryetare e PD
Vajza e Sali Berishës, Argita, është ndjerë e kompleksuar nga fjalët se ajo e solli në PD Lulzim Bashën. E pyetur për këtë në një intervistë të vitit 2006, ajo tha se Basha ka qenë shumë herët në PD.
“Lulzim Basha ka qenë një nga pjesëmarrësit e levizjeve Demokratike të ‘90-‘92 dhe ka ruajtur lidhje të vazhdueshme, duke qenë në pushtet apo në periudhën e krizës së Kosoves” u shpreh Argita Malltezi
“Kam qenë pranë PD që me Ramën, Hajdarin, Gjanën që sot nuk jeton më, vetëm këtë njeri se kam parë ndonjëherë. Ka ardhur në PD në vitin ‘04-‘05 në mos gaboj që e solli vajza e Sali Berishës pasi mbaruan misionin në Kosovë në UNMIK” u shpreh analisti, Ilir Yzeiri
Pas fitores në zgjedhje në vitin 2005, Berisha e katapultoi 31-vjeçarin Lulzim Basha, Ministër të Transporteve dhe Punëve Publike. Në atë detyrë u akuzua për një dëm prej 230 milionë eurosh në tenderin për rrugën e Kombit. Çështjen e mbylli me procedurë.
Më pas, Berisha e transferoi ministër të Jashtëm. Në këtë detyrë firmosi marrëveshjen detare me Greqinë. Ekspertët vlerësuan se vendi humbte mbi 350 kilometër katrorë det.
Pas kësaj çështjeje, Berisha e emëroi ministër të Brendshëm. Në këtë detyrë, Basha mbahet mend për 21 Janarin, protestën ku u vranë nga Garda 4 demonstrues. Po atë vit, ai merr drejtimin e Bashkisë së Tiranës nën patronazhin e Sali Berishës.
Në fakt, Basha humbi me 10 vota, por, KQZ e drejtuar nga Arben Ristani përmbysi rezultatin përmes një skenari ekstraligjor. Pasi Partia Demokratike humbi zgjedhjet e vitit 2013, Lulzim Basha zgjidhet në krye të kësaj force në një process të kontestuar. Ai mundi të ndjerin Sokol Olldashi me 80 % të votave. Procesi kishte bekimin e Berishës.
“Nuk ishte garë korrekte për shkak se fituesi ishte paracaktuar” u shpreh Astrit Patozi, Ish-Nënkryetar i PD-së
“Ai jo vetëm që e mori PD pa asnjë meritë, skishte asgjë të shkruar ky njeri, ose një gjë të artikuluar, merita e tij ishte që ishte mik me vazjën e Sali Berishës dhe ajo e paraqiti si njeri që mund të merte drejitmi në PD” u shpreh Ilir Yzeiri, Analist
“Pas ‘2013 partia vetëm është mbyllur, përçarë ka ikur nga terreni vlerave e aprimeve mbi të cilat u themelua dhe partia ka fshirë të djathtën” u shpreh Jozefina Topalli, Ish-Nënkryetare e PD
Basha eshte 100 here me i mire se Topalli,Imami,Gjana e plehra te tjere provincial.
Problemi i Bashes eshte qe ai nuk eshte radikal as mish as peshk.
Perballe pushtetit te krimit ne Shqiperi duhet forca e kote te shpresosh te marresh pushtetin me zgjedhje demokratike sepse ato vidhen.
O Taulant , mos e lodh kot muabetin , shko e futi ndonje byrek te byrektorja dhe leri perallat , Basha dihet se ceshte , varet ti se ne ckend veshtrime e shikon dhe kupton radikalizmin …..te thote botimi dhe e pershkruan gjithe rrugen e Bashes ……ti ckupton ??? Kur te thote ku e vune deshtoi dhe ne fund tregoi fytyren e tij duke dhene urdher per hapje zjarr ndaj protestuesve nuk perben radikalizem kjo ……sipas teje kush eshte radikal ?????te telendisi si shtet duke u futur ne cadrem e turpit ,merte pjese normalisht ne mitingjet e dhunshme , kurre nuk u distancua nga to , dhe tani deklaron pa asnje lloj fakt se zgjedhjet ishin te blera …..te gjitha keto dhe te tjera nuk perbejne karakteristika te nje njeriu radikal ??????? Mos te shkoj?e me mbrapa , per sherbimet e tij ne Kosove ….atje e humbasim numurimin ….. Si ?? Edetyron Saliu ??? Nese eshte me cipe ne faqe nuk i pranon dhe jep doreheqjen , porbiedakort me to dhe prandaj qendron …….o Taulant ….ik o ik …ik e futi nje pjate plenc…..na dolen tani dhe na e bejne Bashen engjell …..
Kush eshte forca e krimit Taulant, Rama? Po ky Basha eshte copa e langaraqit para Rames, nga intelekti, qytetaria, forca e vullneti per te bere Shqiperine, qe plaku i tij e la te menderosur.
Kriminel si Berisha nuk ka per te njohur ndonjeher Shqiperia!
Nuk e kuptoj se si mund të thuhet se Basha është i mirë, si mund ti jepet vota një urdhëruesi për vrasje, dhe që nuk mori as më të voglën përgjegjësi. Nuk bindem që edhe ky që mbështet kriminelët, nuk është kriminel. Nuk i luajti as qerpiku kur nën urdhërin e tij u vranë të pafajshëm në mes të bulevardit, la jetimë fëmijë dhe nuk e vret aspak ndërgjegja, si e zë gjumi këtë njeri? PD-ja nuk nxorri një lider për të qënë. të gjithë bylmeza, sidomos dy të fundit Marku e Gjekmarkaj, më të paskrupullt njerëz nuk të zënë sytë.
Basha eshte pjese e krimit.Ai jo vetem ka vjedhur por ka vrare.21-janari ne mase te konsiderueshme eshte veper e tij'(Ai kurre nuk u distancua kunder atij krimi}Vrasja ne Elbasan eshte veper direkt e tij e realizuar nga militaret e organizur (banda vrasese) Berisha nuk mund te gjej nje vrases me besnik.
Thoshte një i mençur dikur, shqiptari nuk e njeh konceptin e shoqes, ja dashnore ja hiç? Se hajde de ta kishte shok klase, a shok fëmijërie, a shok lagjje do ta kuptonim…po shok kur je adulte dhe në familje ky shoku “special” ka rol më të rëndësishëm se i shoqi? këtë nuk e ha njeri?.