Donald Trump ka nisur platformën e tij sociale pasi është blokuar nga Twitter dhe Facebook. Tani e tutje, mbështetësit e tij mund të komunikojnë me ish presidentin dhe të informohen në kohë reale për aktivitetet e tij përmes një rrjeti social të emërtuar ‘From the Desk of Donald J.Trump’ (Nga tavolina e Donald Trump) ku do të ngarkohen video dhe komunikata.
Mbështetësit, pasi të krijojnë një llogari, mund të marrin njoftime sa herë që Trump poston një mesazh, me një modalitet të ngjashëm me atë që ndodh sot në rrjetet sociale të tjera. Po ashtu, ka edhe një opsion që mesazhet e tij të shpërndahen edhe në Facebook dhe Twitter.
Trump është përjashtuar nga dy rrjetet e mëdha sociale pas sulmit që mbështetësit e tij i bënë Capitol Hill, selisë së Kongresit amerikan.
fred cako,shpejt të regjistrohemi tek trapi!!
vetëm ai thotë të vërtetë,dhe ben duka në fakt,prandaj o burra të lexojmë gomarllëqet e tij!!
kemi rastin të ringjallim besimin tek “diktatori i mirë” që do të sundojë botën dhe do të shkatërrojë kabalën që dhe ajo do të sundojë botën!nuk e di ku është ndryshimi i të dyve,por trapi është i lezeçëm,bën gallatë dhe skuptohet fare se ça do thotë një sekondë më pas!!
ne budallenjtë e kuptojmë më kollaj atë se gjithë këta që dinë shumë!!
Ty nuk te pranojne.
e përse??
unë i kam qef këta idiotët!!
kan humor të hollë!!