Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu. Gjatë seancave dëgjimore të zhvilluara në funksion të procesit të rivlerësimit, u identifikuan mungesë burimesh për kthimin e një serie huash të dhëna me interes nga gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu.
Sipas KPK, duket se shumat e kthyera nga huamarrësit janë trajtuar dhe deklaruar nga Avdiu si kthim i principalit, me qëllim shmangien e pagimit të detyrimeve për të ardhurat e siguruara nga interesat. Gjithashtu, në disa raste janë konstatuar edhe pamundësi financiare për dhënien e huave.
Gjatë seancës së dytë dëgjimore të zhvilluar më 30 prill, gjyqtari Ramazan Avdiu i kundërshtoi gjetjet e KPK dhe kërkoi që të merreshin në konsideratë shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej tij.
Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.
Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine fhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.
Xoni s’ka vjedh sa Kryetari i Spak qe ka >Vila -hotele -dyqane -butik -jaht – 3 Makina lluksoze
dhe grua qeflleshke !
c’keni me ramaxonin mer mafioze .turp vallahi ka nji tuf mer kalamoq i shkreti
prandaj ka vjedh me mba frymen gjall