Kush viziton kalanë e Drakulës vaksinohet falas

10 Maj 2021, 19:36Lifestyle TEMA

Turistët në kështjellën e Drakulës do të marrin një vaksinë Pfizer falas kur të vizitojnë atraksionin turistik.

Një qendër vaksinash Covid-19 është hapur për të gjithë. Mjekët do të përdorin Pfizer për këdo që shfaq interes për kalanë e shekullit XIV në Rumaninë qendrore.

Kjo është pjesë e planit të qeverisë për të inkurajuar më shumë rumunë që të vaksinohen.  Rumania ka regjistruar më shumë se një milion infeksione që nga fillimi i pandemisë dhe gati 29,000 vdekje.

Qeveria ka deklaruar se do të vaksinojë 10 milion njerëz deri në Shtator, por pothuajse gjysma e rumunëve hezitojnë të marrin vaksinën e COVID-19.

Autoritetet shpresojnë që nisma e saj unike do të ndihmojë në rritjen e vaksinimeve.  Ekziston gjithashtu një shpresë që shërbimi të sjellë më shumë njerëz në kështjellën në malet Karpate të Rumanisë, ku numrat e turistëve kanë rënë gjatë pandemisë.

Kalaja ngrihet në pyjet në rrëzë maleve Karpate, 170 km në veri të Bukureshtit. Aty ndodhet  vampiri i  Bram Stokerit nga romani me të njëjtin emër, Konti Drakula, i cili mendohet se ka pritur princin famëkeq Vlad “The Impaler”.

1 komente në “Kush viziton kalanë e Drakulës vaksinohet falas”

  1. dardan says:

    Edhe Ministria Shqiptare e Shendetesise duhet te stimuloje me Faizer (Pfiiser) vizitat nga e gjithe bota
    ne kullen e Drakules Shqiptar te Vicidolit ne krahinen veriore te Tropojes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje