Dil nga ferra

14 Maj 2021, 10:56Sociale TEMA

Nga Edmond Arizaj

Shikon një burrë që godet një grua në rrugë…filmon me celular e ia dërgon JOQ: Ja ç’bëhet!

Sheh një qen që masakrohet nga një tufë femij ësh…filmon me celular ia dërgon JOQ: Ja ç’bëhet!

Një i moshuar bie pa ndjenja në tokë…filmon me celular ia dërgon JOQ: S’e ndihmon njeri, ambulanca nuk vjen!

Policia hedh përtokë sallatat që shet një nënë në trotuar…filmon me celular ia dërgon JOQ: Nuk bëhet ky vend!

Një makinë ecën me derën e pambyllur mirë…filmon me celular dhe ia dërgon JOQ: Kanë shkarë njerëzit!

Po mjaft o ferraxhi, o anonims, o fletrrufesh, mjaft! Mjaft o njeriu i ri! Guxo njëherë të paktën. Lerja në dorë shokut të tavolinës celularin të filmojë ai, dhe shko kape për gryke atë burrin që godet gruan; shko zëri me pellëmba ata kalamajtë që keqtrajtojnë qenin; shko jepi ndihmë atij të moshuarit; mos e lejo atë pisin polic t’ja hedhë lakrat asaj nënës; nxito e lajmëroje atë makinën ta mbyllë derën…

Që mos të shkruash “ja ç’bëhet, anonim të lutem” si fuks i vogël, por “ja ç’bëra” si shembull i madh. Ndrysho vetë i pari, pastaj kërko ndryshimin tek të tjerët.

Dil nga ferra.

6 komente në “Dil nga ferra”

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Po po ,pyet sali spiunin a del nga ferra e nga shpella ku lindi

  2. Dembabadem says:

    D.m.th ti thua merre vet ligjin ne dore. Po kush je ti more zoteri ti tregosh nje polici c’fare duhet te beje dhe te zesh femijet me pellemba. Jo indiferent ndaj dhunes por jo me keto menyra.

  3. Vlora says:

    Sa për atë nenen që I hedhin lakrat shumë mirë ja bëjne, në fakt e kunderta është problem, përse nuk ju a hedhin të gjithve? Jane bere qytetet ta shpifin, mbushur me njerëz që shesin në rrugë! Dyqane ka plot, le ti marin me qera siç bëjnë të tjerët të cilëve kjo nëna e shume nëna të tjera u bëjnë konkurence të pa ndershme, duke fituar me shume e pa ndjekur as normat me elementare të higjenes ! Po ashtu nuk është e thënë që të kesh dyqan e kjo justifikon të maresh peng gjithë trotuarin perballe e ta mbushesh me perime e fruta! Shtet koti, bie preh e injorances ashtu si ky shkrim per fat të keq!

  4. Drejtesi says:

    Policia qe duam nuk eshte ajo qe sillet si fashiste dhe harbute me njerezit.Njerezit duhen bindur ,nuk duhen keqtrajtuar.Nga halli dalin shesin ne rruge.Bashkise i takon te japi zgjidhje,por jo me dhune.
    Te jesh indiferent kur shikon njerez,qofte dhe femije qe keqtrajtojne nje person apo nje qen,dhe te jesh indiferent,do te thote qe o je cope mishi qe nuk te ben pershtypje e keqja,o je i keq,o je injorant.
    Po cfare pret nga njerezit kur vete bashkia keqtrajton njerezit dhe kafshet?!Turp per nje vend qe pretendon te hyje ne Europe.
    Kur do vije ajo dite qe njerezit te behen te ndjeshem,te drejte,te mos lejojne te keqen tu kaloje perpara hundes,te mos behen pale me te,kur do kulturohen keta njerez????!!!!!!!

  5. Drejtesi says:

    Policia qe duam nuk eshte ajo qe sillet si harbute.Njerezit dalin ne rruge nga halli.Bashkise i takon te japi zgjidhje ,por jo me dhune.
    Te jesh indiferent kur shikon nje njeri qe keqtrajton nje person apo nje qen dhe te jesh indiferent,do te thote ose je cope mishi qe nuk te ben pershtypje e keqja,ose je i keq,ose je injorant.
    Cfare pret nga njerezit kur vete bashkia keqtrajton njerezit dhe kafshet.Turp per nje popull qe pretendon se meriton te jete ne Europe.
    Kur do vije ajo dite qe njerezit te mos jene indiferent ndaj te keqes,te mos lejojne tu kaloje e keqja perpara hundes,kushdo te jete keqberesi,kur do kulturohen keta njerez????!!!!!Askush nuk duhet te dhunohet nga askush.

  6. Agim says:

    Bravo Edmond Arizaj.Shkurt e qarte I ke thene te gjitha. Dhe I ke thene shume bukur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje