“Rasti i çuditshëm i drejtorit të Arkivave”: Edhe historian, edhe “martir” brenda një jave

15 Maj 2021, 07:30Sociale TEMA

Nga Ylli Pata

Ka një fenomen tashmë 30 vjeçar në Shqipëri, që prej rënies së komunizmit. Dalja e një fluksi të madh “historianësh” që u sulën në këtë lëmi, të politizuar dhe keqtrajtuar nga komunizmi, dhe nisën të sjellin “dokumente” e “dëshmi” për të ndryshuar totalisht historinë.

Madje dolën në skenë edhe “historianë” të fantaksur, që kanë shkruar edhe libra, ku paraqisnin ngjarje e fakte krejt të rreme e të pandodhura, mjafton të quheshin “historianë alternativë”.

Dolën shumë amatorë dhe të zellshëm që ju qepën arkivave dhe nisën botimin e tyre sipas midesë, duke analizuar fakte, personazhe e procese historikë, siç ua donte kokra e qejfit.

E me daljen e “universiteteve kjoska” në vend, këta “studiues” morën dhe tituj shkencorë, ku librat paçavure që botuan, i kthyen në “tema doktoraturash”.

Ky inflacion “historianësh” erdhi edhe si pasojë e një mosbesimi prej një pjesë të klasës së vjetër të historianëve që vinin nga komunizmi.

Megjithëse disa prej tyre, mjaft të përgatitur edhe me bagazh të rëndësishëm, vijojnë e paraqesin arrogancë dhe fodullëk në publik, çka ekziston një grup, sidomos nga shtresa e disidencës në diktaturë, që ende nuk u beson këtyre historianëve.

Të marrim një shembull: mënyra se si e trajtonte profesor Paskal Milo, në debatin e të entjes në ABC, divergjencën me prof. Ana Lalaj, ra në sy pikërisht për këtë fenomen, të “superioritetit” apo “arrogances verbale”.

Megjithatë, duhet thënë se një pjesë e brezit të vjetër të historianëve, janë realisht  një pasuri shumë e rëndësishme e bagazhit shkencor shqiptar.

Një pjesë e tyre, si profesor Pëllum Xhufi, apo i ndjeri Aleks Buda etj, janë shkolluar në universitetet dhe katedrat historike më të rëndësishme të Europës Perëndimore.

Historia është një shkencë serioze dhe mjaft delikate për të rënë në dorën e diletantëve apo të “studiuesve autodidaktë”, të cilët, botimin e një fejtoni historik në media, e cilësojnë material shkencor.

E në këtë atmosferë erdhëm në atë ç’ka ndodhi këto ditë, kur drejtori i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido, këputi një kumbull tek Fevziu, kur i lejoi vetes të vendoste nëse Qemal Stafa mund të quhet martir apo jo.

E siç ndodh tek ne, kur dikujt s’i pëlqen diçka që thotë dikush, nis një fushatë e tërë me rritje tonesh, madje deri në kërcënime verbale e debate, në vend të mbyllej, u hap edhe më keq.

Erion Braçe, numri dy i qeverisë, kaloi edhe më rëndë limitin, duke kërkuar shkarkimin e drejtorit të Arkivave, çka ishte në radhë të parë një sjellje; e pakta jo korrekte nga numri dy i qeverisë, e së dyti i dha statusin e martirit- Bidos, që në fakt nuk e meriton.

E bëri një lloj “qemalstafe” të atyre që kanë inat LANÇ-in e dëshmorët, të cilët i japin zemër Bidos që të vijojë me kumbulla të tilla, siç ajo që hodhi tek Fevziu.

Nëse Erion Braçe do të dojë ta shkarkojë drejtorin e Arkivave, ta bëjë në rrugë ligjore e pa zhurmë, jo me mandata në Facebook, pasi kjo është jo vetëm jo ligjore, por edhe e shëmtuar, dhe hap precedent negativ nga një zyrtar i lartë.

Por përveç Braçes, vijoi një arsenal sulmesh ndaj Bidos, prej emrave e personazheve të njohura në disa media të cilësuara si të majta.

Ata po bëjnë me Bidon, të nëjtën gjë si me Agron Tufën, ku i ndjeri profesor Sabit Brokaj, Spartak Braho etj, e hodhën edhe në gjyq atë, duke i kompletuar siç deshi vetë Tufa, dosjen e plotë për të marrë “azil politik”.

Atij s’i mbeti veçse të largohej në Zvicër e të bënte thjesht aplikimin.

Ka një fenomen tek ne me atë që quhet “mendim ndryshe”, apo të kundërt.

Kur dikush flet diçka që nuk i pëlqen një pjese, apo “prek atë që e quajnë të paprekshme”, bëhet nami; nis dhuna verbale.

Të majtëve po u preke dëshmorët e luftën, nuk durojnë; zënë e shajnë e bërtasin mbarë e mbrapsht, të djathtëve po u shave Sali Berishën të ekzekutojnë me batare sharjesh pafund etj, etj.

Dhuna verbale, si një kulturë e rëndë dhe e shëmtuar që duhet thënë i përket modelit berishian të denigrimit të kundërshtarit, ka vite që sundon në debatin publik te ne, sa i ka lodhur të gjithë.

Nëse dikush ka një mendim apo qëndrim, nuk ka përse të sulmohet e shënjestrohet, mjafton kundërshtimi me fakte e a argumente dhe vetëm kaq.

Megjithatë, një drejtor Arkivash, edhe pse ka një mundësi të artë për të studiuar xhevahiret e kombit e për të mësuar shumë, nuk mund të quhet historian sa hap e mbyll sytë, apo për të marrë autoritetin e Aleks Budës apo Kristo Frashrit, gjigandë që jua kishte dhënë euridicioni i tyre “fuqinë” për të përcaktuar kush është e kush nuk është filan figurë historike.

Shaban Sinani, që ishte para Bidos në krye të Arkivave, i dha publikut disa vepra fantastike nga të studuarit të të fshehtave të historisë, ku dosja për Kadarenë  apo dhe libri për hebrejtë e shpëtuar në Shqipëri, janë nga më të njohurit.

Këtë duhet të bëjë Bido, të rrijë sa më shumë në arkiv e të dalë sa më pak në panele; meqë e ka mundësinë, pasi në fund të fundit të bëjë ç’të dojë, është zgjedhja e tij.

Megjithatë, kritikët e Bidos, më mirë të qetësohen dhe t’i kursejnë vendit një “martir” të rremë, se edhe kaq na u bënë shumë…

TemA    

27 komente në ““Rasti i çuditshëm i drejtorit të Arkivave”: Edhe historian, edhe “martir” brenda një jave”

  1. Asd says:

    Historia “shkence serioze”? Historia eshte ceshtje e interpretimit subjektiv. Mendoni qe Homeri apo Dante Alighieri kane bere pershkrime artistike qe e gjithe bota i ka kthyer ne Histori.

    1. saliu says:

      Qemal Stafa, 18 vjec, perballej me gjyqin politik per mendimet e tij politike. Qemal Stafa, 22 vjec, sakrifikonte veten duke u perleshur me fashistet. Ardit Bido, 18 vjec, pinte makiato. Ardit Bido rritet e perparon duke i puthur b…then nje hajduti doganash e pijaneci ordiner si Shpetim Idrizi. Behet drejtor institucioni jo se eshte me i miri ne ate fushe por si militant partiak dhe shan nje njeri qe qendron dukshem ne lartesi qe Bidoja nuk do ti arrije dot edhe sikur te jetoje 22 jete te tjera.

      1. Vranakonti says:

        Koment i sakte.Ardit Bido duhet te qerohet nje sahat e me pare nga ai vend pune qe eshte vend i nderuar dhe te shkoi ne verin e semes,ne azil te Agron Tufa me dhi.
        Sot kane dal disa pseudohistorian qe kekrkojne te shtremberojn historine.Te verteten t’a bejen te pavertete siç eshte rasit i Qemal Stafes. Keta pseodohistorian duhet te digjen me benzine ne mes te qytetit.Kane dal disa eksremist si, ROMEO GURAKUQI,apo Butka,Lala,Tufa,Bido muti,si dhe disa maskarenj te tjere qe na çajn bythen me historite e tyre.Deri sot,historian i vertete, me mend ne koke e me kembe ne toke, eshte historiani i mirenjohur dhe i respektuar Pellum Xhufi.

    2. VFLP says:

      Mjaft me! Jo nuk duhet aspak te “tregohemi te qete dhe te veprojne institucionet”! Mjaft se ka 30 vjet qe na keni care bythen me maskaralleqe dhe idiotizma “historianesh”. Duhet dru dhe dru i forte, kunder te gjitheve atyre halabakeve dhe funderrinave qe perdhosin cdo gje. Jo keto nuk jane thjesh “mendim i kundert”, nuk fetishizohen kaq thjesht keto gjera. Jane KRIME DHE MASHTRIME te ndyra dhe te neveritshme, qe duan te perdhosin historine dhe kujtesen historike te shqiptareve. Ne kete rast nuk duhet thjesht “argumenta dhe sjellje institucionale”, por dru e cfare druri madje! Qe perfundimisht keta qelbesira te mos nxjerrin me mut nga goja, se mjaft e kane ndotur ambjentin.
      MJAFT ME!
      Dikur thoshin VEKJE KOLABORACIONISTE, sot themi POSHTE PINJOLLET E KOLABORACIONISTEVE!

    3. ai atje. says:

      Ne lidhje me kete , Ardit Bidonin:
      Ky ka studiuar ne Budapest dikur, dhe mbahet si “koke”. Koke e kembe, fondamentalist, ka idhull Shpetimin e doganave.
      Une jetoj ne nje vend ne Perendim, dhe dikur ky tipi con nje mail ne Ambasaden tone ne kete vend. Kerkonte te gjeje shoqata shqiptare dhe te organizoje Diasporen. Une isha kryetar i nje grupimi (institucional) shqiptaresh ketu.
      I japin nga Ambasada emrin tim, dhe e marrin ne tel ti tregojne. Ky shprehet me nota pesimiste, sepse une jam i krishtere (nuk jam ndonje besimtar, thjesht respektoj besimin e te tjereve).
      Pak muaj me vone, na vjen ketu, Shpetimi i doganave.
      Une isha i thirrur nga Parlamenti i vendit ne darken per nder te delegacionit shqiptar.
      Ne bisede e siper, i shpeton goja dhe me gjysme shpoti i thote dikujt nga stafi i Ambasades qe nuk jane duke bere gje per Camerine, sepse edhe Ardit Bidos i cuat si kontakt nje grek.
      Personi i Ambasades, i thote, ja ku e keni zoterine, nese ju duket grek, atehere Parlamenti i vendit ketu, i paska regjistrat gabim.
      Gjithe mbremjen, nuk me foli me goje, packa se une ne Greqi kam ngrene dajak ne te ri ekzaktesisht per shkak te Camerise dhe arvaniteve.
      Keta jane “patriotet” tane politikane.
      Jepu ndonje trate me euro, dhe ndonje post qeveritar per te vjedhur, dhe i ke direkt “patriote ne mbrojtje te kauzes”.

  2. Arberor Epiroti says:

    Jam përgjithësisht dakort me z. Ylli. Them pergjithesisht jo për ndonji korigjim në ato çfarë shkruan, por tek pozicioni i institucioneve shtetërore ose vendimmarrese jo shtetërore, në vartësi me kopetencat që kanë ndaj atyre punonjësve, historianëve, studjuesave etj që shtrembërojnë apo tjetërsojnë të vërtetat qofshin historike, ekonomike, jurifike, sociale. Për këto raste duhet z. Ylli dhe të gjithë ata që shkruajnë, të ndalemi dge t’ju tregohet vendi këtyre tjetërsuesave. Dëgjojmë analistë etj që pa asnjë përgjegjësi flasin kundra vendut, kundra heronjëve bile duke ngulur këmb se disa heronj nuk na qenkan shqiptarë, apo kunder paraardhesve tane pellazgeve. Shembuj te tille ka plot, por ata nuk i tremben as institucioneve dhe as shtetit, perkundrazi dalin më shpesh n media dhe paguhen me mijra paeash që deklarojnë keq për vendin dhe popullin tone. Z. Ylli këtyre si ti a bejme qe askush nuk i akuzon dge te vihen para perghegjesise ligjore. Jo nuk e kam fjalen që kera bukeshkale te kritikohen vetem ne nedia me anonimate etj. Tung
    Arbëror Epiroti

  3. faro says:

    Si shumë e ke zgjatur ti Y. Pata, por mgjate, nuk na e dhe mendimin tënd për pjesëmarrjen MASIVE të popullit në L. N. ÇL.
    Ai “drejtor”, jo me kot zgjodhi datën 5 Maj. Qëllimi I tij ishte antishqiptar dhe jo antikomunist. Një të tilli nuk mund të lihet në dorë Thesari i Vendit.

    1. Meri says:

      Ke shume te drejte « faro », Qemal Stafa ishte idhulli i rinise. Ata 200 xhandare pse shkuan atje? Per ta takuar e per ti buzeqeshur? « Drejtori » shfrytezon postin qe ka per te denigruar luften dhe deshmoret e saj. E nje drejtor qe ben kete, nuk mbahet atje, por shkarkohet per shperdorim detyre.

  4. valter says:

    Shum sakte ka shum si ky Bido qe rrine e rrine dhe keputin ndonje mufke dhe kjo vjen se kane qejf te dalin neper panele. Ne jemi bere gazi i botes me politiken e ndyre te kriminelit komunist Sali Berisha qe kemi 30 vite dhe nuk njohin diten e clirimit dhe luften per liri, nga ana tjeter te krahasosh nje kriminel si Saliu me te renet ne lufte eshte te jesh shpellar dhe fatkeqesisht qe kemi plot nga keta qe nuk gdhenden…..

  5. Beno says:

    1.Qemal Stafa është një simbol kombëtar. Edhe për kulturë simbolet nuk preken !!!
    2. Sa për Krist Frashërin nuk është tamam siç thuhet. Ai për interesa të dikujt dhe përfitime personale nga ngatrruar aç shumë historinë e Skënderbeut sa është deri krim. Është mundur në mënyrë të vazhdueshme pa fakte të zhbëjnë origjinën e Heroit tonë kombëtar. Me dhjetra bashkë kohës dhe autorë flasin pastër për origjinën e Skënderbeut. Kristo Frashëri bën ” zbulime” nisur nga një prift italian bashkëkohës i tij ndofta i porositur nga ky.
    Është turp kombëtar të lejohen lajthitje të tilla.
    Ne kemi historianë nga fryn era , pagesa dhe interesi ( përjashto Aleks Buda, Paskal Milo, Pëllumb Xhufi e ndonjë tjetër).

  6. De GOL (ose Gol..de) says:

    Socialistët ankohen kot, mendimet e kryearkivistit janë të Rilindjes!
    Shkruar nga Besi Bekteshi 15 Maj 2021
    Vazhdon polemika mbi “uljen nga lapidari” si një dëshmor i parë që kryearkivisti në moshë të re i bëri figurës së Qemal Stafës. Ai biles tha që në kohën e sotme, televizionet nuk do ta kishin vendosur as në kronikë të parë të lajmeve. Kryearkivisti i bëri Stafës dhe retushimin e plotë të figurës për ta shpallur një vdekje të zakonshme, pa heroizëm dhe pa ndonjë çast madhështor përballje me armikun apo pushtuesin apo dhe shërbëtorët e tyre. E bëri sikur gati u vra vetë, u plagos vetë dhe me rëndësinë që duhet të marrë lajmi i një pakujdesie dhe jo vrasjeje. Tashmë nuk kishte rëndësi për kryearkivistin e shtetit shqiptar se ai ishte një komunist, ilegal dhe se ishte qëlluar se ra në një përpjekje dhe kjo përpjekje nuk ishte se ishte kapur duke vjedhur, por se po kërkohej në një farë mënyre si kundërshtar regjimi. Kryearkivisti i socialistëve (nga PDIU e Idrizit ish-socialist) – ua bëri Qemal Stafën ose njeriun që mbasi dyshimi mbi Enverin dhe shitjen nga ana e tij te fashistët të Stafës (që te Blendi nuk e diskutoi kush, biles as dhe fjalët për lidhjen e tij më përpara se me Kosturin pikërisht me Xhuglinin ) një person të zakonshëm dhe vdekjen e tij një vdekje fare kot. Po po dhe sigurisht figura e Stafës te socialistët tashmë u përfundua në një “mrekulli” e retushuar si instalacion që duhet ta vendosin te “Akademia e tyre Politike Qemal Stafa”. A ishte kot kjo dalje e kryearkivistit që ka vetëm dy letra për t’u përballur me Stafën dhe me këto dy letra pastaj e bën Stafën një person pa rëndësinë politike, e cila është ngritur si mit nga vetë ndoshta spiunuesi i tij Enveri? Tashmë për të dytën herë Stafa shitet, mbase njëherë te xhandarët shqiptarë në shërbim të fashizmit dhe të dytën herë në emisionin Opinion nga kryearkivisti i Rilindjes. Po pra pikërisht Stafa, një 22 vjeç sigurisht i talentuar, idealist dhe familje patriotike e edukuar dhe arsimuar shumë mirë në Shkodër. I dalë në gjyqet e monarkisë ku shprehej se ishte komunist dhe që lexonte Shilerin, Hugoin, Majakovskin e Gorkin, por dhe Manzonin. Shumë më i kulturuar se sa shumë prej hekraxhinjve të PKSH-së dhe plot me energji idealiste në ndryshim me “komunistë të skërmitur dhëmbësh” për hakmarrje dhe pushtet. Qemali i edukuar te jezuitët, por dhe në gjimnazin e Shkodrës dhe pastaj në Itali, i lexuar dhe me talentin e të shkruarit romantik dhe realist, nuk do të ishte i pranuar nga Enver Hoxha sigurisht. E dyshimet mbi gjetjen e bazës dhe shpëtimit të të gjithëve përveç tij, janë akuzat e mëdha të shitjes së tij në dorë të pushtuesit, por kryearkivistit kjo nuk i intereson, ai di “letrat” që ka arkivi që sigurisht ka shumë shumë pak, sepse para arkivistit rilindas që nga vrasja e Stafës, shumë janë kujdesur që të mos ketë asgjë. Po dhe ata komunistë janë vetëquajtur, por në të vërtetë kanë qenë morra në ideologjinë e kopukëve të PKSH dhe pastaj PPSH, që luftonin idealistët komunistë dhe jo komunistë, i vrisnin dhe i internonin sepse kështu ishte dhe regjimi i kryekriminelit Hoxha. Një nga qëllimet që ai ka arritur ishte eliminimi i të gjithë idealistëve që nga grupet komuniste me Stafën, Shanton dhe shumë e shumë të tjerë deri sa vdiq. Të gjithë do të vriteshin dhe burgoseshin, sepse nuk mund të pranonin me intelektin e tyre një feudo orientalizëm komunist nga Enveri. Figura e një të riu idealist dhe pa njolla i duhej Enverit për ta bërë “hero dhe theror” por dhe pjesë të krenarisë së dëshmorit komunist. Me këtë rast, jo vetëm e hiqte qafe në rrugën e diktaturës, por dhe e përgëzonin për “postin e lartë mbas vdekjes që i dha”. Mbase dhe plotësonte dhe ndonjë mllef personal me background “love story” mes komunistaëh. Kryearkivisti nuk bëri asgjë më shumë se sa kaq. Thjesht një veprim të dytë, mbas “letrës së kontratës së shtëpisë në xhepin e Minxhozit” që xhandarët të shkonin në shtëpi. Biles dhe të Kosturit që thotë vrau veten dhe fshatarëve që thoshin i thamë a do ndihmë, por nuk na u përgjigj. Në të vërtetë nuk është se këto ide i ka vetëm kryearkivisti (si ai ka shumë që drejtojnë historinë dhe ekonominë e këtij vendi), por janë idetë e Rilindjes. Janë idetë e demontimit të çfarëdo ideje, që nuk i pëlqen krijuesit të kësaj skeme me Rilindje. Në qoftë se heronj, dëshmorë, politikanë, aktorë, teatro, filma, poezi, piktura, këngë, shkrimtarë, balete, arkitekturë, ndërtime, monumente nuk i pëlqejnë krye rilindistit Rama, absolutisht e gjithë Rilindja çohet për t’i demontuar. Po si në monarki, pushtim, komunizëm dhe deri në Berishizëm. Mund të ketë dhe gjëra në kohë të tij (që i ka bërë vetë) që ai nuk i do më dhe i ka inat, që sigurisht Rilindja duhet t’i demulojë. Kështu që socialistët e kanë kot që ankohen për kryearkivistin. Ai thjesht është programuar si rilindist dhe një nga veprat e tij (ose e vetmja, sepse asgjë tjetër nuk ka bërë në jetë të tij) është demontimi i figurës së Stafës. Qemal Stafën, nesër të tillë tipa do ta zëvendësojnë me një “bloger” me ndonjë figurë Facebook-u të Rilindjes dhe padyshim që socialistët që ankohen sot ose do të jenë plakur shumë dhe nuk do të kenë më forcë as të… ose do t’iu ketë mbizotëruar plotësisht amnezia nga skleroza dhe “blogerët” e Rilindjes, do t’i kërkojnë te monumenti “Nënë Shqipëri”.

    1. Agim says:

      As de gol, as gol de ,por nje gogol qelbanik , shpifes, shtremberues I te vertetave historike, intrigant I nivelit te ish burgaxhinjve orfdinere, ky eshte ky de Gogol…

  7. lexuesi says:

    Hera e pare qe shkruan si Pate o Ylli!Se pari pershtpje te bene per drejtorin interpretimin qe i bene ketij adoleshenti me ze te trashe ,kur na thua qe s’ka bere ndonje gje te madhe pa kuptuar qe deklarata e tij edhte dalje nga arkivat e shtetit Shqipetar !D te qe me e udhes qe ta kishe pikasur momentin kur e tha ky adoleshent se duke qene ne pragzgjedhjesh ku enra e tij ka qene qe te fitonte krahu i djathe,duke u pozicionuar si rishikues i historise pa ia kerkuar kerkush e duke befasuar edhe Neritan e Ceket per kete qendrim!
    Ngaqe vjen ndoshta nga nje familje “patriotie dhe fam.deshmoresh” siç vet thekson adoleshenti Sarandiot ku ndoshta me kete stil hengri e piu edhe i ati i tij po si drejtor,duke e bere kete deklarate bombastike pikerisht tek Fevzuatregon qarte edhe qellimin e tij pavaresisht se endra e tij u pre pas 25 Prillit.Nje gabim ndoshta te njejte per nga cekesia bene edhe zotrote or Pate kur deklaron se te majteve po u preke deshmoret “te zenkerkan e te bertasin mbare e mbrapsh”a thua se deshmoret e Atedheut e theksoj per ty or Pate te Atdheut na qenkerkan te nje pjese te shoqerise e jo te gjitheve!Sa keq kur del nga mendja juaj duke rrezuar pa dashje gjithçka te mire qe mbart, qe edhe zotrote per tu treguar ne nivelin e duhur fillon e flet perçarte per te majte e te djathte per tu treguar asnjanjes ne mendim e bindje si dhe drejtori i ishdrejtorit!
    Me siguri duke te te lexuar deri ne fund ç’do kush del ne konkluzionin se kete shkrim e ke bere per te qetesuar zvKryeministrin Braçe per mos ti shkuar deri ne fund kerkeses se tij ndoshta te gabuar ne fb kur vertet duhet ta bente ate ne rruge shteterore!Ka pershtypjen qe ky Bidua i vogel sikur ta merrte PK(partia komuniste) do ta nxirrte Azem Hajdarin qe kot ia kane dhene tirullin deshmor dhe perse jo qe nuk e meriton te qendroje as perkrah deshmoreve te tjere!Kjo kohe lindi e rriti shume doçer te permasave te tilla e per rrdhjedhoje nuk bien shume ne sy te tilla deklarata te individeve qe perfaqesojne institucione per llogari private se sa shteterore.Me pelqen shume paragrafi i fundit kur Ti del ne breg i qete dhe pushon se beri ga ga ga ga ga si Pate qe e ke shkruar kete shkrim.

  8. Vlora says:

    Ja ke futur kot! Ai drejtor është një turp kombëtar! Një drejtues shteteror që perbuz e denigron një feste kombëtare e një hero populli të vendit të tij është një idiot në radhë të parë e një turp kombëtar! Një institucion shteteror nuk mund të trajtohet si diçka private e drejtuesit të saj, institucioni është I te gjithe Shqiptarve taksa pagues që kanë me ligj 5 majin feste e Qemal Stafen hero! Nëse drejtuesit nuk I pëlqen, të jap dorheqjen dhe është I lire të shpreh idiotesira ku të doje.. nëse nuk I pëlqen 5 Maji si feste apo Qemal Stafa si hero le ta heq edhe pashaporten e shtetesine Shqiptare e të zhduket se nuk I plas njeriut shumë.. Mè Idiot e budallenj si puna e ketij është I mbushur vendi!

  9. mik says:

    Vendi jone, fatkeqsisht, ka qene dhe eshte nje vend pa pike serioziteti. Simbas te gjitha gjasave, ky vend i sherben gjithkuj perveç vetes s’vet.
    Kryetari i Akademise se shkencabe te vendit tone nuk ka asnje shkrim shkencor, se per veper shkencore as qe nuk bahet fjale.
    A mund te me thote dikush se me çfar atributesh shkencore ky njeri ka zene kete pozicjon ?
    Duke qene perpara ketij fakti, pse ne asnjehere nuk ja fillojme nga koka, por merremi me gjera krejt sekondare qe nuk percjellin asnje ndryshim per mire ?
    Per sa i perket Akademise tone, ky vend ka me dhjetra intelektual qe jane me te after, me te ndershem dhe ma patriote se akademiket tane egzistent , te cilet me ” dijet ” e tyre as nuk i sherbejne vendit te vet, por as nuk justifikojne pagesat e tyre nga taksat e ketij populli.
    Per mendimin tem, Ardit Bido ne emisjonin e Fevziut e argumentoj shume thjeshte dhe bindshem, me rracjonalitet idene e tij mbi nderimin epa meritum te Qemal Stafen.
    Qemal Stafa nuk e meriton ate nderim. Ai nuk u vra ne lufte, por ne rrethana krejt ordinere.
    Nqs ne duhet me deomos te krijojme heronj te rreme, atehere le te bahet, por nqs do bejme histori atehere duhet ti japim gjithkuj ate qe i takon.
    Autori i ketij shkrimi permendi edhe qendrimin qesharak te zv / kryeministrit tone ne lidhje me mendimin e drejtorit te arkivave te Shqiperise per Qemal Stafen.
    Mendimi i ketij kryeministri tregoj ( dhe ka treguar edhe me pare ) jo vetem nivelin e tij medioker, por njekohesisht tregoj edhe se si bahen gjerat ne kete vend.

  10. Realisti says:

    Drejtor arkive nuk d te thote qe eshte edhe historian. Le te studioje disa vite dhe ndoshta behet……

    1. Jeff says:

      Atehere Realist, e te mbylle gojen ky drejtor Administrator , e mos flase fare.

  11. Jimi says:

    Un vertet pajtohem me idene, se ky kokorroc nuk duhet te martirizohet, por un nuk shoh tek ky individ ndonje vlere te spikatur, qe ky ende te drejtoj kete institucion ! Te mos harrojme qe kete detyre nuk e mori si nje studiues me vlera dhe eksperience, por thjeshte ishte nje dorovitje per PDIU-n nga ana e PS.

  12. amerikani51 says:

    Je i pa qarte apo oportunist ?
    Arikull kot,per ti bere qejfin te gjitheve.Ku ishe o Yllke ?Asgjekundi .

  13. Pokeristi says:

    Z.Ylli!
    Do te doja te veçoja nga shkrimi tuaj shprehjen:…z.Bido te rije me shume ne arkive e me pak ne panele televizive.
    Une e kuptoj keshtu,qe z.Bido s’ka fare pune me panelet televizive dhe ka mjaft pune ne arkiven e shtetit ku ai eshte emeruar drejtor.Detyra e drejtorit te arkives se shtetit eshte te ruaje dhe mirembaje dokumentacjonin e atjeshem dhe jo te beje vleresime,qe jane jashte funksionit te tij.Ai ka rastin me shume se kushdo te njihet me dokumenta e informacjone,te studjoje dhe te afirmohet si historjan dhe pastaj nepermjet gjithe rrugeve te mundeshme te komunikimit publik te çfaqe dhe te mbroje idete,vleresimet e veta,per çeshtje te ndryshme.

  14. Ilir says:

    Ylli Pata, keqardhje per kete shkrim tuajen. Nuk e prisja qe te perpiqeshe te dyzoje vlerat dhe vendin qe ka ne Historine e Popullit Tone, Lufta Nac-Cl, Heronjte e Saj, Deshmoret e rene ne kete Lufte, aq me keq kur vendos dakortesine tende per personat shqipfoles dhe jo-shqipfoles qe hedhin balte mbi Ta dhe i krahason me mbrojtjen qe keta persona i bejne veprimeve kriminale dhe shkaterimtare te Sali Berishes dhe Bandes se Tij.
    Heronjte , ne disa kombe qe i kane me pakice, jo vetem i mbrojne me fanatizem , sepse vepra e tyre perfaqson cilesite, vecorite e tyre, bile disa edhe i krijojne . Ka ndonje komb qe edhe i huazon nga kombet fqinje. Po Ne, shqiptaret mos valle me ndryshimin e sistemit duhet te humbasim Shqiptarizmin, te pasuruar nga vepra e Partizaneve dhe e Deshmoreve te rene ne luften Nac-Clirimtare, nga vepra e Heronjve te Luftes dhe te Punes nga viti 1939 e deri me 1990 ?
    Yli Pata, nuk behet kompromis me armiqte e Shqiptarizmes, me pinjollet e tyre – kolaboracionalistet e rrinj-pjella te kolaboracionalisteve te vjeter..

  15. Dashi says:

    Dikur stadiumi kombetar quhej Qemal Stafa sot si quhet shkoni pysni xhuxhin qe esht edhe z .kryeminister

  16. Abaz says:

    Pse në debate jemi arrogancë,brutalitet dhe moskulturë. Psikologjia e shpjegon mirë këtë fenomen. Individëve që u mungojnë argumentet,faktet,të dhënat për tu përballur me kundërshtarët e ndjejnë veten keq. Tani inferioritetin e tyre përpiqen ta bëjnë me arrogancë,me ngritje të zërit,me fyerje,kërcënime e madje edhe me sharje e nënçmime të kundërshtarit në debat.E vemja gjë që në këto raste mund të bëjë dëgjuesi apo dhikuesi është ta fikë televizorin

  17. Abaz says:

    Pse në debate kemi arrogancë,brutalitet dhe moskulturë. Psikologjia e shpjegon mirë këtë fenomen. Individëve që u mungojnë argumentet,faktet,të dhënat për tu përballur me kundërshtarët e ndjejnë veten keq. Tani inferioritetin e tyre përpiqen ta bëjnë me arrogancë,me ngritje të zërit,me fyerje,kërcënime e madje edhe me sharje e nënçmime të kundërshtarit në debat.E vemja gjë që në këto raste mund të bëjë dëgjuesi apo shikuesi është ta fikë televizorin

  18. FAKTI says:

    Fare te keqe kane mbjelle ca prinder dhe na kane futur neper kembe perveç p…. edhe keta Birbot. E s’jane pak; nuk e kuptoj nga e moren arsimimin dhe zgjuarsine qe na dolen kaq te mençur sa as ne vendet qe bien era s’mund te shkosh me mendjen e tyre! Une s’jam as astronaut e as pilot, ama kam degjuar se eshte forca e gazrave qe nxierr prapa raketa qe ecien me shpejtesi perpara dhe deri diku e besaj, po keta cilet gazra kane qe i shtyne aq “larte”? Ata do bejne te tyren ne emer te lirise qe kane fituar , çthurjes, ndersa ata qe nuk i shtyjne gazrat duhet te bejne edhe ata te tyren me bazament ne toke. Mos u jepni karrike!

  19. Genti says:

    Qe z.Bido eshte vendosur si drejtror arkive nga ish Drejtori i Doganave dhe kryetari PDIU-se Idrizi kjo dihet. E qe zoti Bido i perket komunitetit Cam po ashtu. Por ajo qe shqetesin me shume eshte qendrimi i tij ndaj figurave te heronjve te Luftes e pikerisht te Qemal Stafes. Vendin Qmal Stafes ne histori ja ka dhene gjaku si deshmor e jo nje bythmut si Bido qe akoma nuk di te lidhe breket e tij. Fakti qe permendi nje komentues qe enjihte nga afer z.Bidoe qe i percaktonte Shqiptaret ortodokse si greke eshte jo vetem shqetesues por edhe antikombetar. Fakti qe camet muslimane u perzune nga Greqia per kolaboracionizem me nazi-fashistet ose per arsye te tjera nuk i jep te drejten asnje cami ne Shqiperi qe te dyshoje te Shqiptaret Ortodokse duke i cilesuar si greke. Po Bido islamiku c’eshte kopil osmanesh apo bastard arabesh ? Nje gje eshte mese e sigurt,shqiptaret e vertete jane ata te besimit te krishtere ndersa nje pjese e muslimaneve te shqiperise nje pjese e vogel jane me prejardhje turko-arabe e ketu ka mundesi hyjne e dhe Bidollaret e camerise qe nuk e kane per gje te hedhin balte jo vetem mbi heronjte por edhe mbi shqiptaret e krishtere. Fondamentaliste te tille nuk duhet te kene vend ne administrate ne menyre kategorike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje