Google planifikon etiketa “privacy” për aplikacionet

16 Maj 2021, 09:28Hi-Tech TEMA

Google, ashtu si edhe Apple, do të zbatojë funksionin e etiketave “privacy” në të gjitha aplikacionet Android të shpërndara në Play Store.

Më 26 prill, me një përditësim të sistemit operativ iOS, kompania e Cupertino-s prezantoi mundësinë që përdoruesit e saj të përjashtojnë gjurmimin e aplikacioneve për qëllime reklamimi.

Etiketat do të fotografojnë me ikona dhe grafikë përdorimin e të dhënave personale nga aplikacionet.

Si rrjedhojë, zhvilluesit do të duhet t’i deklarojnë kompanisë Google dhe publikut të përdoruesve se cilat të dhëna personale ata përdorin dhe për çfarë qëllimesh, përveçse duhet të sigurojnë një politikë të zgjeruar të privatësisë.

Për t’u përgatitur për risitë, Google fton zhvilluesit të rishikojnë proceset dhe programet e tyre për të korrigjuar çdo devijim nga rregullat dhe politika e privatësisë së kompanisë.

Sipas faqes në internet Gizmodo, Google do t’i bëjë të njohur rregullat për zhvilluesit brenda verës, ata do të kenë kohë deri në tremujorin e parë të vitit 2022 që të jenë në përputhje.

“Nëse zbulojmë se një zhvillues ka paraqitur keq të dhënat dhe shkel rregullat, ne do t’i kërkojmë zhvilluesit të bëjë korrigjime”, tha Google në blogun e zhvilluesve të Android.

1 komente në “Google planifikon etiketa “privacy” për aplikacionet”

  1. FAKTI says:

    Nuk kerkojne te ruajne privacine, por si ta vjedhin ate, megjithse ata te filmojne dhe ne tualet. Po shkon nje muaj qe google me kerkon te celular datelindjen! Perse i duhet?! Me detyron e fik dhe ndez celularin se nuk hiqet mesazhi dhe i bej pastrim celularit. Kjo pune ka mbaruar, por le te ngreme larte ne kapitalizmin tone demokratik (!) : Mos i kundershto te keqes me force!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje