Mediat greke zbulojnë emrin e armikut të Aris Papës që u ekzekutua duke pirë kafe në Athinë

31 Maj 2021, 09:16Kronika TEMA

Mediat greke shkruajnë ditën e sotme se “Mili” quhet një nga armiqtë më të mëdhenj të Aris Papës, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze një ditë më parë në Athinë.

“Armiku i tij, i cili është i arrestuar, ishte një nga autorët më të njohur të mafies shqiptare, “Mili”, përfshirja e të cilit – edhe pse i burgosur – do të hetohet nga policia” thuhet në shkrim.

Aris Papas i cilësuar nga mediat greke si një nga anëtarët më të njohur të mafies shqiptare u ekzekutua pasditen e djeshme në një lokal duke pirë kafe në qendër të Athinës.

Në skedën kriminale, 34-vjeçari dyshohet se ishte i përfshirë në 12 vrasje dhe 10 plagosje. Autorët e vrasjes së shqiptarit ende nuk dihen, por pista po; larje hesapesh mes bandave, pasi më parë u kishte shpëtuar tre atentateve.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari i njohur si “Aris” u bashkua në radhët e mafies shqiptare shumë vite më parë, ndërsa në artikull ngrihen dyshime edhe për armikun e 34-vjeçarit që u vra dje.

1 komente në “Mediat greke zbulojnë emrin e armikut të Aris Papës që u ekzekutua duke pirë kafe në Athinë”

  1. Tony says:

    Ishte perfshire ne 12 vrasje dhe 10 plagosje . Pushofte ne paqe ne jeten tjeter se ne kete jete nuk paska pasur paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje