Nëna shqiptare bashkë me djalin 3-vjeçar rrëmbehen në Gjermani

11 Qershor 2021, 18:31Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Një 34-vjeçare shqiptare është rrëmbyer sëbashku me fëmijën e saj 3 vjeç.

Sipas mediave gjermane, bëhet fjalë për Nasibe K. 34 vjec dhe djalin e saj 3-vjeçar të cilët prej disa ditësh rezultojnë të zhukur.

Ngjarja u raportua ditën e djeshme në qytetin e Meckenheim aty ku ishin zhvendosur nënë e bir pas ndarjes nga bashkëshorti.

Pikërisht policia ka arrestuar babain e fëmijës, Blerim K. 39 vjeç si i dyshuar kryesor i kësaj ngjarje.

Mediat e huaja shkruajnë se rrëmbimi i nënë e bir është porositur nga ish-bashkëshorti i 34-vjeçares, me qëllim kthimin e tyre në Shqipëri.

Autoritetet gjermane thonë se kemi të bëjmë me një plan të mirëmenduar. Gruaja dhe djali u tërhoqën me dhunë në një makinë të bardhë në rrugë pranë shtëpisë ku banonin. E gjithë skena u pa nga një dëshmitar.

Nëna dhe fëmija i saj ishin duke qëndruar në stacionin e autobusit përballë shtëpisë së familjes kur papritmas një “Audi” i bardhë ndaloi para tyre dhe dy persona i morën me dhunë.

Nëna bërtiti për ndihmë por askush nuk ka mundur t’i vijë në ndihmë. Pavarësisht se po vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre, ende nuk ka asnjë gjurmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje