Ushtronte dhunë fizike ndaj të atit në moshë të thyer, prangoset "trimi" nga Vlora

11 Qershor 2021, 10:32Kronika TEMA

Një 43 vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Vlorës.

Shtetasi T.V., është arrestuar në flagrancë pasi ushtronte dhunë fizike ndaj të atit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin T. V., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

1 komente në “Ushtronte dhunë fizike ndaj të atit në moshë të thyer, prangoset “trimi” nga Vlora”

  1. Drini says:

    Do jete kushuri me Mit-hat Havarin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje