Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u ka dërguar një letër ILD dhe KLGJ për gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër Elidon Papazisi në lidhje me disa vendime për të cilat thotë se është bërë shkak që të pengohet aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve të paligjshme “Bregdeti ynë”.
Në letrën e Ministrit thuhet se gjatë ditëve të fundit është evidentuar emri i gjyqtarit, i cili kanë dhënë vendime të atilla, që në analizën dhe vlerësimin e strukturave te Ministrisë së Brendshme janë në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe në thyerje të ligjit.
“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ka pranuar pjesërisht kërkesën e paditësit për marrjen e masës së sigurimit të padisë pa u thelluar në arsyetimin e saj dhe duke mos i dhënë rëndësinë e duhur kundërvajtjes së ndërtimit pa leje, duke pezulluar në këtë rast prishjen e një ndërtimi të kundërligjshëm”, nënvizohet në letrën e ministrit Çuçi, për një nga vendimet.
Ministri i Brendshëm u kërkon autoriteteve të gjyqësorit të marrin në shqyrtim dhe inspektojnë bazueshmërinë në ligj të vendimeve të gjyqtarit, të cilët lënë vend edhe për dyshime se kanë pasur prirje në favor të interesave klienteliste.
Ekspertët juristë të Ministrisë së Brendshme do të shqyrtojnë me përpikmëri çdo vendim të marrë nga çdo gjyqtar në lidhje me këtë aksion, nëse do bien ndesh me parimet e drejtësisë dhe që bëhen shkas për nxitjen e paligjshmërisë nga shtetas të ndryshëm.
Ministria e Brendshme dhe strukturat e saj të varësisë janë të vendosura për të vënë para përgjegjësisë çdo shkelës të ligjit, për të ndërtuar një Shqipëri me territor dhe mjedis më të mbrojtur dhe më të sigurt për të gjithe.
A ka kush i shpjegon bablokut se ndertimet pa leje jane nje fenomen e krim i organizuar shteteror dhe haraçin po e paguajne populli i thjeshte? Si u prishka nje ndertim pa u penalizuar ai qe ka marre bakshishin? Si do te kompensohen investitoret? Cila eshte strategjia e te ardhmes dhe a perfshihen aty ata qe kane deme, njerez punetore e te paperlyer?
Eshte shume e drejte iniciativa per turizem konkurues dhe gomarllik i madh ndertimet kuturu, por jo çou hoxhe te ulet prift. Cili eshte plani i qeverise dhe sa eshte transparent? Parazitet nuk kane bereqet
Une nuk besoj qe ai gjykatsi ka lujt nga mente,duke ditur qe eshte akoma ne vazhdim cikloni i vetingut.Po sikur ky gjykstes te kete arsyet e tij juridike per te penguar prishjen e atyre objekteve? Ça i ngelet ketij Çucit? Del nje nderhyrje e paster politike ne vendim marrjet e drejtedise.Personaisht do ti keshilloja Çuçit qe ,me pare se te hamendesoje per vendime klienteliste,duhet te keshillohet me juristet e ministrise se brendesheme,jo pasi i leshon bombat,sepse po doli qe gjyqtari ka vepruar drejt,i bie qe Çuçi nuk mundet pa stilin e meparshem rrumpallist.Qe besimi tek drejtedia eshte per toke,kete e dine te gjithe,po keshtu nuk fillohet kurrre territet besimi.Do te deshiroja ti kushtohet vemendje ketij lajmi ehe ne vazhdim nga Tema.