Gjyqtari Tomorr Kullolli shkarkohet nga detyra

9 Qershor 2021, 10:42Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Elbasanit, Tomorr Kullolli.

Në seancën e parë dëgjimore të zhvilluar më 2 qershor, Komisioni konstatoi pamundësi financiare për të gjitha pasuritë e paluajtshme që zotëron Kullolli; një shtëpi dy katëshe + truall dhe një apartament në Elbasan; si dhe për një apartament tjetër në Tiranë. Pamundësi financiare u evidentuan edhe për krijimin e një gjendje cash në vitin 2014 dhe për shkollimin e fëmijëve në universitete në Francë dhe Itali në vitet 2015-2016.

Nga analiza financiare e përgjithshme e kryer nga KPK ka rezultuar pamundësi financiare në shumën totale 37 milionë e 555 mijë lekë.

Gjatë seancës së dytë dëgjimore, të hënën më 7 qershor, gjyqtari Tomorr Kullolli e kundërshtoi të gjithë analizën financiare të KPK dhe kërkoi të konsideroheshin argumentet dhe provat e dorëzuara prej tij, si dhe të riçelej hetimi për dy kriteret e tjera, figurën dhe profesionalizmin.

Para shpalljes së vendimit, kryesuesja e trupit gjykues, Valbona Sanxhaktari sqaroi se kërkesat e Kullollit janë gjetur të pabazuara dhe për pasojë janë rrëzuar.

5 komente në “Gjyqtari Tomorr Kullolli shkarkohet nga detyra”

  1. Bisturia says:

    ore mire shkarkimi….po konfiskim o pasurive dhe ndjekje penale.

    1. k says:

      Konfiskim,konfiskim,konfiskim.
      Siç tha Presidenti Biden dje.

  2. lato says:

    Reforma ne Drejtesi po vepron.Ky eshte gjyqtari qe denoi me 2 vjet vrasesit e kamarierit ne Dragostunje me akuzen: Vrasje nga pakujdesia.

    1. Andi says:

      Tashi presim qe kjo rrace gjygjtaresh te perjashtuar per korrupsion, te ulet ne bangen e te akuzuarve. Fale ketyre plehrave, ne shqipri vrasjet dilnin gratis.
      SHQIPTARET KAN VUAJTUR SHUME E TASHTI MERITOJNE DREJTESINE E VERTETE

  3. qazimi says:

    tju sekuestrohen pasurit ky zullapi ka zaptu nje faqe mali e dumre dhe e ka mbjelle ullinj e gjitha toke shtetrore e nje zot e di se me c,marifete e zaptoi ky magjypi.SEKUESTRO….SEKUESTRO E BURGE PER KETA PLEHRA QE KANE PI GJAKUN E MILETIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje