Zbardhen detaje nga vrasja në Peqin, autori: E ekzekutova se më kishte qëlluar me grusht para 5 vitesh

8 Qershor 2021, 10:28Kronika TEMA

Zbardhen detaje nga vrasja në Peqin, ku mbeti i pajetë 44-vjeçari Ylber Xhahysa.

Sherri me autorin e vrasjes Leonard Bashaliu nisi për shkak të një konflikti që kanë pasur 5 vite më parë.

Autori ka deklaruar në polici se viktima e kishte qëlluar me grusht para 5 vitesh dhe mëngjesin e sotëm kishte arritur të përballej me të dhe ta vriste. Ai ka treguar se ka qenë edhe në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të situatës familjare sepse babai i tij është i paralizuar ndërsa vëllai vuan nga epilepsia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 08:30 në Peqin. Policia reagoi menjëherë duke bërë të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes  dhe pas disa minutash ndjekje u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje